Muzeu Etnografik i Gjirokastrës, së shpejti do jetë jo vetëm një nga atraksionet turistike të qytetit të gurtë, por së bashku me disa prej muzeve të qytetit që po i nënshtrohen rikonceptimit e rijetëzimit do të krijojnë rrjetin e muzeve të hapur. Kryeministri Rama inspektoi sot, gjatë vizitë në Gjirokastër, kantierin e restaurimit të Muzeut. Restaurimi po kryhet duke respektuar traditën e artizanëve, duke ruajtur vlerat më të mira gjirokastrite.
“Jemi në një nga pikat e sistemit të hapur të muzeve, një nga programet e integrua për të lidhur disa pika e për t’i kthyer në muze në qiell të hapur. Muzeu Etnografikë është në 40% të punës tashmë. Këtu kemi edhe pjesë të pllakave me shkrime nga Edward Lear të cilat do të jenë pjesë e shesheve ku do jetë i gjithë itinerari i Edward Lear”, – shpjegoi projektin ministrja e Kulturës, Elva Margarti, ndërsa shoqëroi Kryeministrin në këtë kantier të hapur pjesërisht për vizitorët.
Ndërhyrja e parë në këtë Muze ka qenë restaurimi dhe rekuperimi i çatisë, e cila ishte në një gjendej tërësisht të amortizuar.