Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në zyrën e tij, Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë.
Takimi i zhvilluar në një frymë shumë miqësore u fokusua në partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht.
Në takim mori pjesë edhe Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zonja Yuri Kim.