Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 15 Dhjetor 2021:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT DHE PROJEKTIT TË BE-SË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, (MARRËSI), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH), (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT), REHABILITIMI I HIDROCENTRALIT TË FIERZËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit dhe projektit të BE-së, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, (Marrësi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), (Agjencia e zbatimit të projektit), rehabilitimi i hidrocentralit të Fierzës, me një grant në shumën 8 350 000 (tetë milionë e treqind e pesëdhjetë mijë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT SHOQËRUES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH), (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT), MASAT SHOQËRUESE PËR REHABILITIMIN E HIDROCENTRALIT TË FIERZËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit shoqërues, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Marrësi), të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), (Agjencia e zbatimit të projektit), masat shoqëruese për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, me një grant në shumën 2 000 000 (dy milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) DHE KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR REHABILITIMIN E HIDROCENTRALIT TË FIERZËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë e të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfW Frankfurt am Main (KFW), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, me një hua në shumën 40 000 000 (dyzet milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
KRITERET E MBËSHTETJES SË NISMAVE, TË PROJEKTEVE QË SYNOJNË MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË PAKICAVE KOMBËTARE, RUAJTJEN DHE PROMOVIMIN E IDENTITETIT TË TYRE TË DALLUESHËM KULTUROR, ETNIK, GJUHËSOR, TRADICIONAL E FETAR DHE KRITERET E PËRZGJEDHJES PËR FINANCIMIN DHE ADMINISTRIMIN E FONDIT PËR PAKICAT KOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë’’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Me qëllim sigurimin e mbrojtjes e të promovimit të të drejtave të pakicave kombëtare përdoret fondi i krijuar për pakicat kombëtare për mbështetjen e nismave dhe projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional e fetar.
2. Fondi për pakicat kombëtare parashikohet si zë më vete në buxhetin vjetor të shtetit. Kërkesa për këtë fond bëhet pasi Komiteti për Pakicat Kombëtare të jetë konsultuar me përfaqësuesit e pakicave kombëtare dhe, pas konsultimit, përgatit një relacion vjetor, të argumentuar.
3. Fondi për pakicat kombëtare, pas miratimit, administrohet nga Komiteti për Pakicat Kombëtare në përputhje me rregullat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë.
4. Për efekt zbatimi të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Autoritet financues”, autoriteti përgjegjës për sigurimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe të interesave të pakicave kombëtare, “Komiteti për Pakicat Kombëtare”;
b) “Kandidat”, çdo subjekt përfitues, i cili merr pjesë në një procedurë konkurrimi, sipas këtij vendimi dhe legjislacionit në fuqi;
c) “Grant”, shuma e përcaktuar e fondit për mbështetjen e nismave dhe projekteve, e shpallur në dokumentet e konkurrimit gjatë një procedure konkrete, që i dhurohet pa interes subjektit përfitues nga autoriteti financues, në përputhje me kriteret e vendosura sipas këtij vendimi dhe legjislacionit në fuqi;
ç) “Dokumentet e konkurrimit”, dokumentet që autoriteti financues vë në dispozicion të të gjithë kandidatëve të interesuar për përgatitjen e projektpropozimeve.
5. Subjekte përfituese të granteve, sipas këtij vendimi, janë:
a) organizatat e shoqërisë civile, të cilat janë të regjistruara sipas ligjit, ushtrojnë veprimtari sipas objektit të përcaktuar në statutin e tyre dhe disponojnë NIPT;
b) personat fizikë për mbështetje në kërkime, studime dhe lloje të tjera mbështetjeje individuale, që kontribuojnë në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor, etnik, gjuhësor dhe tradicional të pakicave kombëtare.
6. Në procesin e shqyrtimit, të përzgjedhjes së kandidatëve përfitues dhe të shpërndarjes së fondeve për mbështetjen e nismave dhe të projekteve që synojnë mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare, ruajtjen dhe promovimin e identitetit të tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, tradicional dhe fetar, autoriteti financues mbështetet në këto parime:
a) Lirinë e pjesëmarrjes e të konkurrimit;
b) Mosdiskriminimin e trajtimin e barabartë;
c) Transparencën e procedurave dhe të vendimmarrjes, duke u ofruar të gjithë kandidatëve të dhënat e procedurën përkatëse;
ç) Përputhshmërinë me objektivat e grantit e me efektivitetin e përdorimit të burimeve, në bazë të sistemit të konkurrimit dhe të kritereve, që mundësojnë vlerësimin e projektpropozimit dhe të specifikimeve teknike e financiare për përzgjedhjen e shpërndarjen e grantit;
d) Mungesën e prapaveprimit, duke përjashtuar mundësinë e shpërndarjes së fondeve për veprimtari tashmë të realizuara në datën e vendimmarrjes;
dh) Paanshmërinë e shqyrtimit e të vendimmarrjes dhe parandalimin e konfliktit të interesave;
e) Përjashtimin e mbivendosjes, që nënkupton shmangien e financimit të së njëjtës veprimtari për të njëjtin interes konkret, më shumë se një herë, gjatë një viti fiskal.
KREU II
PROCEDURA DHE KRITERET E PËRZGJEDHJES PËR MBËSHTETJEN E NISMAVE DHE TË PROJEKTEVE
1. Procedura e përzgjedhjes së projektpropozimit përfshin fazat e mëposhtme:
a) Njoftimin paraprak, publikimin e çdo procedure konkurrimi për një grant të caktuar dhe vënien në dispozicion të dokumenteve përkatëse të konkurrimit;
b) Ndryshimet dhe sqarimet e bëra gjatë procedurës, si shtyrje afatesh;
c) Dorëzimin e projektpropozimit e regjistrimin e kandidatëve pjesëmarrës nga autoriteti financues;
ç) Shqyrtimin e pranueshmërisë së plotësimit të kritereve të regjistrimit dhe vlerësimin e projektpropozimit;
d) Njoftimin e rezultateve të konkurrimit, përfshirë kushtet për përshtatje ose ndryshime;
dh) Në rast refuzimi të kandidatëve, deklaratën dhe arsyet e këtij refuzimi;
e) Negociimin e mundshëm për ndryshimet e përcaktuara, si kusht për miratimin e projektpropozimit fitues;
ë) Negociimin dhe nënshkrimin e kontratës;
f) Botimin e informacionit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.
2. Brenda muajit janar të çdo viti, Komiteti për Pakicat Kombëtare përgatit një program vjetor “Për pjesëmarrje në procedurë konkurrimi për financim me grante”, që planifikon të organizojë gjatë vitit.
Të gjitha njoftimet për procedurat e konkurrimit, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, shpallen në faqen zyrtare të internetit të autoritetit financues.
Komiteti për Pakicat Kombëtare shpall në faqen e tij zyrtare udhëzimet për thirrje për propozime, formularin e aplikimit, formularin e buxhetit, kriteret
për përzgjedhjen e kandidatëve fitues, një listë të plotë të dokumenteve të
nevojshme për t’u paraqitur dhe një kontratë tip.
3. Autoriteti financues përgatit dokumentet e konkurrimit, në të cilat përfshihen të paktën:
a) të dhëna të përgjithshme për këtë autoritet;
b) kriteret minimale të kualifikimit dhe dokumentacioni i nevojshëm për të provuar këto kritere;
c) kushtet e grantit;
ç) udhëzimet për afatet dhe formalitetet që duhet të respektohen;
d) të dhënat për kriteret e përdorura për përzgjedhjen e kandidatëve.
4. Kushtet e përgjithshme të pranimit të kandidatëve janë, si më poshtë vijon:
a) Të mos jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, si dhe të mos jenë në procedim penal për kryerjen e një vepre penale;
b) Në rastin e një personi juridik apo organizate jofitimprurëse, të mos jenë në proces gjyqësor, si dhe të mos jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
c) Të kenë në objektin e ushtrimit të aktivitetit (për personat fizikë) apo në statutin e tyre (për personat juridikë dhe organizatat jofitimprurëse) mbrojtjen, promovimin, mbështetjen e të drejtave të pakicave kombëtare;
ç) Të mos jenë subjekt i detyrimeve tatimore në organet shtetërore
përgjegjëse;
d) Të jenë të regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në gjykatë dhe
të kenë status aktiv;
dh) Të kenë aftësi menaxhuese dhe të paraqesin bilancin vjetor të tyre, si
një kriter për të shpërndarë në mënyrë jo vetëm cilësore, por edhe të drejtë
grantin për financim.
Kandidatët e huaj, për të marrë pjesë në konkurrim, i nënshtrohen legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë.
5. Kushtet e grantit përmbajnë:
a) karakteristikat e projektit;
b) fushën e veprimit;
c) objektivat e përgjithshëm;
ç) objektivat specifikë;
d) fazën e raportimit, financiar e narrativ;
dh) dokumentet mbështetëse, listëprezencën, fotot;
e) dokumentet financiare dhe narrative;
ë) veprimtaritë e nevojshme që duhen kryer;
f) kriteret e vlerësimit të rezultateve.
Granti nuk do të përdoret në asnjë rast për financimin e kostove operative të tjera të kandidatit përfitues, jashtë projektit të përzgjedhur.
6. Autoriteti financues duhet të përcaktojë dhe të përfshijë në njoftimin për pjesëmarrje në një procedurë konkurrimi afatin e dorëzimit të projektpropozimeve. Ky afat nuk mund të jetë më i vogël se 45 (dyzet e pesë) ditë kalendarike nga data e publikimit të njoftimit.
7. Afati për vlerësimin e projektpropozimeve dhe shpalljen e rezultateve është jo më shumë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga afati i përcaktuar në dokumentet e konkurrimit, për dorëzimin e projektpropozimeve. Kandidatët njoftohen brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të vlerësimit të rezultateve të konkurrimit. Autoriteti financues dhe subjekti përfitues negociojnë dhe nënshkruajnë kontratën brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga data e njoftimit të rezultateve të konkurrimit.
8. Kryetari i Komitetit për Pakicat Kombëtare:
a) siguron hartimin dhe zhvillimin e kushteve të granteve, në përputhje me specifikat e fushave;
b) shpall publikisht grantin dhe kriteret e konkurrimit e të përzgjedhjes së kandidatëve përfitues;
c) krijon komisionin e vlerësimit të projektpropozimeve prej jo më pak se 5 (pesë) vetash për çdo procedurë konkurrimi, në përbërje të të cilit marrin pjesë, me cilësinë e të ftuarit dhe me të drejtën për të shprehur qëndrimet e tyre, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile;
ç) përcakton afatet dhe personat përgjegjës për negociimin e kushteve ose të ndryshimeve të nevojshme në projektpropozim, sipas kushteve të përcaktuara nga komisioni i vlerësimit;
d) njofton kandidatët pjesëmarrës në një procedurë të caktuar;
dh) lidh kontratën me fituesin.
9. Komisioni i vlerësimit ka këto detyra:
a) Hap, shqyrton dhe vlerëson kriteret e kualifikimit të projektpropozimeve të marra, në përputhje me kriteret dhe afatet e përcaktuara në dokumentet e konkurrimit;
b) Shpall rezultatet e konkurrimit dhe vë në dijeni kandidatët pjesëmarrës për projektet jofituese, duke dhënë dhe arsyet përkatëse.
10. Vlerësimi mbështetet në përputhjen e projektpropozimit të paraqitur nga kandidati aplikues në procedurat e konkurrimit për financime me grante me qëllimin e organizatës/kandidatit dhe programin që zbaton, në kapacitetet e kandidatit, në efektshmërinë e aktiviteteve, në pritshmërinë dhe koston e tyre.
Projektet përmbajnë të dhëna për qëllimin, objektivat specifikë, veprimtaritë, buxhetin, rezultatet e synuara. Vlerësimi i tyre parashtrohet sipas treguesve të qartë e përcaktimeve të argumentuara.
11. Në kontratë përcaktohen, të paktën, mënyra e transferimit të fondit, dokumentacioni dhe mënyra e raportimit financiar dhe e performancës, llojet e shpenzimeve të njohura e të pranueshme, format e kontrollit, përfshirë detyrimin e subjektit përfitues për të vënë në dispozicion të Kontrollit të Lartë të Shtetit dokumentacionin për veprimtarinë financiare të kryer, mënyra e dokumentimit të shpenzimeve dhe e produktit/rezultateve të projektpropozimit të financuar, si dhe kushtet apo përgjegjësitë e tjera të ndërsjella.
12. Autoriteti financues shpall në faqen e tij zyrtare të internetit emrat e të gjithë përfituesve të projekteve, përmbledhjen e projekteve të financuara dhe shumat përkatëse të granteve.
13. Çdo projekt i financuar monitorohet nga autoriteti financues për zbatimin e veprimtarive të deklaruara sipas legjislacionit në fuqi.
KREU III
DISPOZITA TË FUNDIT
Ngarkohet Komiteti për Pakicat Kombëtare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR
Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Ilirjan Gjini, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LLOJEVE TË SINJALEVE TË ALARMIT, NUMRIT DHE MËNYRËS SË PËRDORIMIT TË TYRE NË RASTET E FATKEQËSIVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 50, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e llojeve të sinjaleve të alarmit, numrit dhe mënyrës së përdorimit të tyre në rastet e fatkeqësive, sipas përcaktimeve të këtij vendimi.
2. Sinjalet e alarmit për njoftimin e hershëm të popullsisë për marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen nga fatkeqësitë të jenë të kuptueshme nga të gjitha kategoritë e popullsisë. Gjuha e përdorur të jetë e thjeshtë dhe të përdoren mesazhe me figura.
3. Sinjalet e alarmit ndahen në:
a) sinjale pamore, si më poshtë vijon:
i. Tabela vertikale elektronike për dhënien e mesazheve të ndryshueshme alfanumerike me instalime të paracaktuara ose të lëvizshme;
ii. Tabela vertikale statike me figura dhe mesazhe paralajmëruese me instalime të paracaktuara ose të lëvizshme;
iii. Sinjale tymuese ose fluturuese.
b) sinjale zanore që jepen përmes:
i. sirenave statike ose të lëvizshme;
ii. sistemeve zanore të lëvizshme.
4. Sinjalet e alarmit transmetohen përmes:
a) rrjeteve të komunikimeve elektronike të lëvizshme;
b) rrjeteve të shpërndarjes së përmbajtjeve audio dhe audiovizive, si:
i. rrjetet e operatorëve kombëtarë audio;
ii. rrjetet e operatorëve kombëtarë audiovizivë.
5. Në varësi të shtrirjes territoriale, sinjalet pamore të jenë jo më pak se një shenjë paralajmëruese për 1 000 banorë. Autoriteti përgjegjës për caktimin e vendeve, ku vendosen sinjalet e alarmit për ruajtjen dhe mbajtjen në gatishmëri, është prefekti i qarkut në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë.
6. Kohëzgjatja e përdorimit të sinjaleve të alarmit përkon me kohëzgjatjen e fatkeqësisë.
7. Institucionet publike dhe subjektet private, përgjegjëse për administrimin e sinjaleve të alarmit, vetëm ose në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, sigurojnë trajnimin e personelit të tyre për mënyrën e përdorimit të sistemeve të alarmit.
8. Përdorimi i sinjaleve bëhet i kombinuar për informimin e të gjitha kategorive të popullsisë.
9. Efektet financiare të këtij vendimi të mbulohen nga buxheti i shtetit akorduar bashkive, brenda fondit të kushtëzuar të mbrojtjes civile.
10. Ngarkohen ministri përgjegjës për mbrojtjen civile, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, ministritë e linjës, prefekti i qarkut dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT, PËR NJOHJEN RECIPROKE TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË AUTORIZUAR-AUTORIZIMET PËR SIGURINË DHE MBROJTJEN (OEAS)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar-Autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, PËR NJOHJEN RECIPROKE TË OPERATORËVE EKONOMIKË TË AUTORIZUAR-AUTORIZIMET PËR SIGURINË DHE MBROJTJEN (OEAS)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Serbisë, për njohjen reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar-Autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.212, DATË 11.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 2.1, e vendimit nr.212, datë 11.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2.1 Përdorimi i fondit, i miratuar në buxhetin e vitit 2021, të jetë në masën 4 886 106 464 (katër miliardë e tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë milionë e njëqind e gjashtë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë pa TVSH, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Tiranë i transferohet në formën e transfertës së pakushtëzuar fondi, në masën prej 4 839 106 464 (katër miliardë e tetëqind e tridhjetë e nëntë milionë e njëqind e gjashtë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) lekësh pa TVSH;
b) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 47 000 000 (dyzet e shtatë milionë ) lekësh pa TVSH.
2. Efektet financiare të përballohen nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2021.
3. Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.645, DATË 3.8.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) DHE NDËRTESAVE PUBLIKE, NË ZONAT E REJA PËR ZHVILLIM, NË NJËSITË ADMINISTRATIVE 4 E 8, ZONA “5 MAJI”, DHE NJËSINË ADMINISTRATIVE 6, ZONA “KOMBINAT”, BASHKIA TIRANË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16, pika 3, dhe 36, pika 1, shkronja “a”, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 2.1, të vendimin nr.645, datë 3.8.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shifra “… 990 233 627 (nëntëqind e nëntëdhjetë milionë e dyqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë) lekë” zëvendësohet me shifrën “… 1 490 233 627 (një miliard e katërqind e nëntëdhjetë milionë e dyqind e tridhjetë e tre mijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë) lekë pa TVSH …”.
2. Efektet financiare përballohen nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar në buxhetin e vitit 2021.
3. Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.202, DATË 5.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE, NDËRTIMIN DHE RIKONSTRUKSIONIN E INFRASTRUKTURËS PUBLIKE, SI DHE ÇDO NDËRHYRJE TJETËR NË FUNKSION TË RINDËRTIMIT TË KËTYRE BANESAVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 2.2, të vendimit nr.202, datë 5.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Shifra “… 1 375 821 704 (një miliard e treqind e shtatëdhjetë e pesë milionë e tetëqind e njëzet e një mijë e shtatëqind e katër) lekë pa TVSH …” zëvendësohet me “… 1 538 821 704 (një miliard e pesëqind e tridhjetë e tetë milionë e tetëqind e njëzet e një mijë e shtatëqind e katër) lekë pa TVSH …”.
b) Në shkronjën “a”, shifra “… 500 000 000 (pesëqind milionë) lekë pa TVSH …” zëvendësohet me “… 663 000 000 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tre milionë) lekë pa TVSH …”.
2. Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.587, DATË 22.7.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), TË DËMTUARA, NË ZONAT E REJA PËR ZHVILLIM DHE RINDËRTIM NË TË NJËJTIN TRUALL”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16, pika 3, dhe 36, shkronja “a”, pika 1, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.587, datë 22.7.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 2.1, shifra “… 4 666 179 207 (katër miliardë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatë) lekë pa TVSH …” zëvendësohet me “… 6 526 179 207 (gjashtë miliardë e pesëqind e njëzet e gjashtë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatë) lekë pa TVSH …”.
b) Pika 3.1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3.1 Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 6 526 179 207 (gjashtë miliardë e pesëqind e njëzet e gjashtë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatë) lekë pa TVSH, për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e reja për zhvillim dhe rindërtim në të njëjtin truall, në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë. Efektet financiare, sipas kësaj pike, do të përballohen:
a) 2 626 734 455 (dy miliardë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë milionë e shtatëqind tridhjetë e katër mijë e katërqind e pesëdhjetë e pesë) lekë nga hapësira buxhetore e siguruar pas ngurtësimit në të njëjtën masë të fondeve të projekteve të rindërtimit me ecuri të ngadaltë;
b) 3 899 444 752 (tre miliardë e tetëqind e nëntëdhjetë e nëntë milionë e katërqind e dyzet e katër mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) lekë nga shpenzimet e fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021.”.
2. Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.843, DATË 28.10.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “RRUGA LIDHËSE E APOLONISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.843, datë 28.10.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 3, shifra “… 3 620 740 (tre milionë e gjashtëqind e njëzet mijë e shtatëqind e dyzet) lekë …” zëvendësohet me “…4 089 068 (katër milionë e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e tetë) lekë …”.
b) Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 4 089 068 (katër milionë e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëdhjetë e tetë) lekësh, të përballohet nga fondet e miratuara për Autoritetin Rrugor Shqiptar.”.
c) Të dhënat për pasurinë me numër rendor 15, në tabelën bashkëlidhur vendimit, zëvendësohen me të dhënat e tabelës, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PLANIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2022, TË ENTIT RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA (ERRU)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 11, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e planit të shpenzimeve, për vitin 2022, të Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura, në shumën 53 154 530 (pesëdhjetë e tre milionë e njëqind e pesëdhjetë e katër mijë e pesëqind e tridhjetë) lekë, sipas aneksit nr.1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
HAPJEN E PROCEDURËS SË PRANIMIT NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE EDHE PËR KANDIDATË TË TJERË JASHTË SHËRBIMIT CIVIL, PËR VITIN 2021
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
1. Për vitin 2021, procedura e plotësimit të pozicioneve të lira të kategorisë së ulët dhe të mesme drejtuese, për të cilat lëvizja paralele është mbyllur pa fitues, të jetë e hapur edhe për kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat për vendet e lira.
2. Numri maksimal i pozicioneve, për të cilat do të përdoret procedura e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, është:
a) 12 pozicione për kategorinë e mesme drejtuese;
b) 33 pozicione për kategorinë e ulët drejtuese.
3. Pozicionet, në të cilat mund të konkurrojnë edhe kandidatë nga jashtë shërbimit civil për nivelin e mesëm drejtues, gjithsej 12, si dhe për nivelin e ulët drejtues, gjithsej 17, përcaktohen në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “DEMOKRACIA”, VALIAS I RI, BASHKIA KAMZË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAMZË SI NJËSI ZBATUESE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, 16, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Demokracia”, Valias i Ri, Bashkia Kamzë, në masën 387 798 722 (treqind e tetëdhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e dy) lekë pa TVSH.
2. Bashkisë Kamzë, në buxhetin e vitit 2021, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 77 559 744 (shtatëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind e pesëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e dyzet e katër) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Demokracia”, Valias i Ri, Bashkia Kamzë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2021.
3. Bashkia Kamzë caktohet si njësi zbatuese për financimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Demokracia”, Valias i Ri, Bashkia Kamzë, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Zëvendëskryeministri dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkia Kamzë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLAVE DHE PROCEDURAVE TË KRIJIMIT TË SISTEMIT TË GJURMIMIT TË ARTIKUJVE PIROTEKNIKË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.73/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë”, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Etiketimin e artikujve piroteknikë me një numër regjistrimi, që përmban të dhënat e mëposhtme:
a) Numrin katërshifror të identifikimit të Organizmit Evropian të Notifikuar që ka lëshuar certifikatën e përputhshmërisë, në përputhje me nenin 19, të ligjit nr.73/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë”, sipas procedurës së vlerësimit të përputhshmërisë referuar:
i. kontrollit të tipit EU (moduli B);
ii. përputhshmërisë së bazuar të verifikimit të njësisë së produktit (moduli G);
iii. përputhshmërisë së bazuar te siguria e plotë e cilësisë (moduli H);
b) Me shkronja kapitale, në format të shkurtuar, kategorinë e artikullit piroteknik për të cilin përputhshmëria është certifikuar, si më poshtë:
i. F1, F2, F3 ose F4 për fishekzjarrët e kategorive 1, 2, 3 dhe 4;
ii. T1 ose T2 për artikujt piroteknikë teatralë të kategorive T1 dhe T2;
iii. P1 ose P2 për artikujt e tjerë piroteknikë të kategorive P1 dhe P2;
c) Numrin e ekzaminimit të përdorur nga Organizmi Evropian i Notifikuar për artikullin piroteknik.
2. Numri i regjistrimit strukturohet “XXXX — YY — ZZZZ …”, ku XXXX i referohet shkronjës “a”, të pikës 1, YY i referohet shkronjës “b”, të pikës 1, dhe ZZZZ… i referohet shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij vendimi.
3. Prodhuesit dhe importuesit e artikujve piroteknikë kanë detyrimin që:
a) të mbajnë një regjistër fizik dhe elektronik të të gjithë numrave të regjistrimit të artikujve piroteknikë të prodhuar ose të importuar prej tyre, së bashku me emrin e tyre tregtar, llojin e përgjithshëm dhe/apo nëntipin, dhe vendin e prodhimit për 10 vjet, pas vendosjes në treg të artikullit, sipas formatit të përcaktuar në shtojcën I, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) të transferojnë të dhënat tek autoritetet kompetente licencuese për veprimtarinë e tyre, në rast se prodhuesi ose importuesi pushon veprimtarinë e tij;
c) të regjistrojnë vendndodhjen e çdo artikulli piroteknik, ndërkohë që artikulli piroteknik është në zotërimin ose kujdestarinë e tyre, derisa ai të transferohet drejt një operatori tjetër ekonomik ose të përdoret;
ç) të testojnë, në intervale të rregullta, sistemin për mbledhjen e të dhënave, me qëllim që të sigurohen që ai të mbetet i vlefshëm dhe të sigurohen për cilësinë e të dhënave të regjistruara;
d) administratori i subjektit ose drejtuesi teknik të japin informacion në lidhje me sistemin në çdo kohë që kërkohet nga autoritetet kompetente edhe jashtë orarit normal të punës;
dh) të vendosin në dispozicion të autoriteteve kompetente dhe autoriteteve të mbikëqyrjes së tregut të gjithë informacionin e përmendur në shkronjën “a”, të kësaj pike, sipas kërkesës së bërë nga këto autoritetete.
4. Artikujt piroteknikë, të cilët janë vendosur në treg para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të lejohet të tregtohen.
5. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES SË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 70, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores së Gardës së Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Të gjitha aktet nënligjore, të cilat bien ndesh me parashikimet e kësaj rregulloreje, shfuqizohen.
3. Ngarkohen ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.736, DATË 20.10.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “SISTEMIMI I BLLOKUT TË BANIMIT NË LAGJEN “KONGRESI I LUSHNJËS”, PALLATI 31, TEK ISH-KINEMAJA”, LUSHNJË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 26, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shfuqizimin e vendimit nr.736, datë 20.10.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi projektit “Sistemimi i bllokut të banimit në lagjen “Kongresi i Lushnjës”, pallati 31, tek ish-Kinemaja”, Lushnjë”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Lushnjë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Lushnjë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
SHPËRBLIMIN E PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2021
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë , Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Shpërblimin në masën 5 000 (pesë mijë) lekë, të personave përfitues sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat, që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar dhe pension social, sipas ligjeve nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”;
b) Personat, që marrin pension, sipas paragrafit të katërt, të nenit 96, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe sipas ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”,
c) Personat, që marrin pension sipas ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”, personat që marrin trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.8685, datë 22.6.2000, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në miniera, në nëntokë”, të ndryshuar, dhe personat, që përfitojnë trajtim të veçantë financiar, sipas ligjit nr.9179, datë 29.1.2004, “Për një trajtim të veçantë të punonjësve, që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake”, të ndryshuar;
ç) Personat, që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, sipas ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakeve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
d) Personat, që nuk përfitojnë pension, por që trajtohen vetëm me shpërblimin financiar si veteranë të LANÇ-IT, sipas vendimit nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Popullit Shqiptar”, si dhe personat, të cilët marrin vetëm pension të posaçëm për merita të veçanta, sipas dispozitave të ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”.
dh) Personat, që nuk përfitojnë pension, por që përfitojnë vetëm pension shtetëror të posaçëm, të caktuar në përputhje me nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
e) Personat, që nuk përfitojnë pension, por janë përfitues vetëm të trajtimit të veçantë financiar, sipas neneve 5/1/a ose 5/1/b të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
ë) Personat, që nuk përfitojnë pension nga ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, por përfitojnë pension suplementar të caktuar, sipas ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar;
f) Personat, që marrin pension për shkak të profesionit të vështirë, sipas nenit 5, të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
2. Të drejtën për të përfituar shpërblimin në masën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona, që kanë datë të fillimit të pensionit, deri në datën 31.12.2021, duke përfshirë edhe këtë datë.
3. Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2021 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2021, ato paguhen gjatë vitit të ardhshëm. Shpërblimet e patërhequra parashkruhen me kalimin e 36 muajve nga data e miratimit të këtij vendimi.
4. Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
5. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, që llogariten në shumën 3 440 000 (tre miliardë e katërqind e dyzet milionë) lekë për shpërblimin dhe 60 000 000 (gjashtëdhjetë milionë) lekë shpenzime administrative, përballohen nga buxheti i sigurimeve shoqërore, i miratuar për vitin 2021.
6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
KRITERET, MËNYRËN E SHPËRBLIMIT DHE TRAJTIMIN E SPORTISTËVE, QË PËRFITOJNË STATUSIN E NIVELIT TË LARTË, DHE TRAJNERËVE TË TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 27, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kritereve për përfitimin nga sportisti të statusit të nivelit të lartë, sipas rezultateve të arritura në veprimtaritë ndërkombëtare apo kombëtare. Klasifikimi i këtyre rezultateve në veprimtaritë ndërkombëtare dhe kombëtare jepet sipas tabelave I dhe II, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Sportistët mbajnë statusin e nivelit të lartë nga momenti i marrjes së rezultatit zyrtar në veprimtaritë ndërkombëtare apo kombëtare deri në marrjen zyrtare të rezultatit nga një sportist tjetër pasardhës në atë sport.
3. Sportistët, që gëzojnë statusin e nivelit të lartë, përfitojnë shpërblim dhe trajtim, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
4. Masa e shpërblimit financiar, për çdo rezultat të arritur, jepet sipas tabelave I e II, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij, e jepet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zyrtare të veprimtarisë sportive nga federata ndërkombëtare/kombëtare e atij sporti.
5. Integrimi i sportistëve në sistemin arsimor me drejtim sportiv, i sigurisë kombëtare e mbrojtjes dhe punësimi i tyre në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme përfitohet vetëm 1 (një) herë brenda periudhës së përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi.
6. Sportistët e sporteve individuale, të kategorisë “të rinj”, që arrijnë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare, sipas tabelës I, shpërblehen në masën 30 (tridhjetë) % të vlerës së përcaktuar për kategorinë “të rritur”.
7. Trajnerët e sportistëve, që kanë përfituar statusin e nivelit të lartë, sipas këtij vendimi, shpërblehen në masën 40 (dyzet) % të vlerës që përfiton sportisti me këtë status.
8. Sportistët e nivelit të lartë dhe trajnerët e tyre, pjesëmarrës në veprimtaritë kombëtare, të përcaktuara në rregulloret e federatave sportive përkatëse dhe në veprimtari ndërkombëtare, për përgatitjen e tyre përfitojnë trajtim ushqimor në natyrë ose në vlerë, si dhe trajtim mjekësor.
9. Trajtimi ushqimor është jo më pak se 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë në ditë, për 25 (njëzet e pesë) ditë në muaj.
10. Shpenzimet për trajtimin mjekësor vlerësohen sipas dokumenteve justifikuese për periudhën e trajtimit.
11. Trajtimi ushqimor e mjekësor për periudhën e grumbullimit dhe të pjesëmarrjes në veprimtaritë ndërkombëtare zyrtare të sportistit, sipas tabelës I, në përbërje të ekipit përfaqësues kombëtar, mbulohet nga federata sportive përkatëse.
12. Efektet financiare për shpërblimin e trajtimin e sportistëve të nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre, në sportet individuale, që arrijnë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare, sipas tabelës I, përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për ministrinë përgjegjëse për sportin. Masa e shpërblimit për sportistët e nivelit të lartë dhe trajnerët e tyre jepet me urdhër të ministrit përgjegjës për sportin.
13. Për shpërblimin financiar dhe trajtimin e sportistit të nivelit të lartë, për sportet individuale, që kanë marrë rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare, sipas tabelës I, federata sportive përkatëse paraqet kërkesën pranë ministrisë përgjegjëse për sportin. Të drejtën për të paraqitur kërkesë e ka edhe sportisti apo trajneri i tij. Kërkesa shoqërohet me rezultatin përfundimtar të analizave doping, referuar veprimtarisë ndërkombëtare, në të cilën sportisti ka marrë rezultatin. Ministria përgjegjëse për sportin verifikon përmbushjen e kritereve pas marrjes së kërkesës. Fondet alokohen për llogari të sportistit dhe të trajnerit të tij.
14. Gjatë vitit kalendarik, përjashtuar periudhën e grumbullimit dhe të pjesëmarrjes në veprimtaritë ndërkombëtare zyrtare të sportistit, sipas tabelës I, sportisti dhe trajneri i tij përfitojnë trajtim ushqimor e mjekësor për përgatitjen sportive dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë kombëtare zyrtare.
15. Efektet financiare për shpërblimin e trajtimin e sportistëve të nivelit të lartë dhe trajnerëve të tyre, që arrijnë rezultate në veprimtaritë kombëtare, sipas tabelës II, përballohen nga fondet e njësive të vetëqeverisjes vendore ose të ardhura të tjera të ligjshme. Masa e shpërblimit për sportistët e nivelit të lartë dhe trajnerët e tyre jepet me urdhër të kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
16. Për shpërblimin financiar dhe trajtimin e sportistit të nivelit të lartë, për sportet individuale, apo të ekipit sportiv, për sportet kolektive, që kanë marrë vendin e parë në kampionatin kombëtar, organizata sportive përkatëse, që ushtron veprimtarinë në territorin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, paraqet kërkesën pranë saj. Të drejtën për të paraqitur kërkesë e ka edhe sportisti apo trajneri i tij. Kërkesa shoqërohet me rezultatin përfundimtar të federatës shqiptare të atij sporti, referuar kampionatit kombëtar, në të cilin sportisti apo ekipi sportiv ka marrë vendin e parë. Njësia e vetëqeverisjes vendore verifikon përmbushjen e kritereve pas marrjes së kërkesës. Fondet alokohen për organizatën sportive të sportistit/ekipit sportiv dhe trajnerit të tij, për llogari të këtyre të fundit.
17. Sportistët, të cilët kanë përfituar statusin e nivelit të lartë, pas hyrjes në fuqi të ligjit nr.105/2020, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2017, “Për sportin”, trajtohen sipas parashikimeve të këtij vendimi.
18. Vendimi nr.687, datë 14.11.2018, i Këshillit të Ministrave, “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe përfitimin e trajtimit për përgatitjen sportive të sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë”, shfuqizohet.
19. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe organizatat sportive shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR NYJA TEG”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i segmentit rrugor Nyja TEG”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “tokë arë” “truall” dhe “ndërtesë”, me vlerë të përgjithshme prej 64 499 504 (gjashtëdhjetë e katër milionë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e katër) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 64 499 504 (gjashtëdhjetë e katër milionë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e katër) lekësh, përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Shpronësimi i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe bën kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1, pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ