Më shumë se 486 mijë qytetarë i janë përgjigjur deri më tani pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, në të cilin Qeveria Shqiptare kërkon opinionin e çdo shqiptari për çështje me rëndësi në zhvillimin e vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama njoftoi se “486,690 qytetarë janë bërë pjesë duke kthyer përgjigje në tre format e komunikimit, online në www.keshillimikombetar.al, me postë dhe në stendat e bashkive.”
Sipas Kryeministrit, mbledhja e opinioneve vijon edhe përmes pikave të informimit në të gjitha qendrat e qyteteve të vendit.
Kreu i Qeverisë falenderon të gjithë shqiptarët për pjesëmarrjen dhe fton ata që ende nuk kanë marrë pjesë në këtë kuvendim popullor, të japin opinionin e tyre për të mësuar, bashkëpunuar dhe mbështetur njëri-tjetrin si qytetarë.