Në kuadër të Programit INTERREG IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Greqi-Shqipëri 2014-2020, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, fton kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozicionin e punës si në vijim: 1 kontrollor me kohë të plotë në Zyrën e Kontrollit të Nivelit të Parë të Programit INTERREG IPA CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020.
Më shumë informacion në lidhje me përshkrimin e punës dhe kërkesat dhe kualifikimet shtesë, mund të gjeni në termat e referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë shprehjen e interesit dhe dokumentacionin mbështetës me postë në adresën: Kryeministria, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë, me subjekt: Aplikim për pozicionin Kontrollor në Zyrën FLC GR-AL, deri më 23 Prill 2022. Çdo aplikim i dorëzuar pas kësaj date nuk do të merret parasysh. Shprehja e interesit nuk mund të bëhet nëpërmjet e-mailit. Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të kontaktohen për intervistë.