Më shumë se gjysmë milionë qytetarë shqiptarë i janë përgjigjur pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, duke shprehur opinionin e tyre për çështje me rëndësi në zhvillimin e vendit, në tre format e komunikimit, online, me postë dhe në stendat e bashkive.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama njoftoi se “më 31 mars mbyllet procesi i Këshillimit Kombëtar, ku prej muajit janar përtej të gjitha pritshmërive, 513,790 qytetarë kanë dhënë opinionet e tyre për secilën nga temat e pyetësorit tonë”.
Kreu i Qeverisë bëri të ditur se “kush ende nuk është përfshirë ka të gjithë mirëkuptimin tonë dhe në çdo rast, ka edhe disa ditë që të mundet t’i bashkohet nismës për të dhënë opinionet e veta, përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo duke kthyer me postë pyetësorët e plotësuar.”
Kryeministri falenderon të gjithë shqiptarët për pjesëmarrjen në këtë kuvendim popullor, pasi ky pyetësor është një investim politik strategjik në funksion të fuqizimit të lidhjes së punës së qeverisë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.