Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

BORDI I TRANSPARENCËS PËR ÇMIMET E KARBURANTEVE

Rritja e çmimeve të karburantit në të gjithë Evropën është e lidhur drejtpërdrejt me pasojat e luftës në Ukrainë dhe agresionit rus.

Situata imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit, si edhe transparencën e çmimit, prandaj  u vendos ngritja e menjëhershme e  Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit.

Qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit, bashkë me qytetarët, përmes bordit kombëtar të furnizimit, ku përfaqësuesit e qeverisë: ministrja e Financave, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i Tatimeve, drejtori i Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, do të jenë në tryezë me 5 përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët.

BORDI I TRANSPARENCËS PËR ÇMIMET BAZË

Në datën 18 mars qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë. Ky bord ka si detyrë monitorimin e kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët, vendosje dhe ruajtjen e çmimeve, monitorimin e subjekteve me qëllim shmangien e rasteve abuzime për disa produkte specifike të shportës që kanë peshën më të madhe në konsumin e familjeve me të ardhura të ulëta si për orizin, miellin, qumështin, vajin, sheqerin.

Tregtuesit që nuk do të mbajnë çmimin e caktuar prej bordit, do ta humbasin të drejtën për të tregtuar, si dhe do t’u konfiskohet malli që kanë në dispozicion.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.