Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama prezantoi Paketën e Rezistencës Sociale, plan kombëtar, i cili synon të ndihmojë qytetarët shqiptarë në sektorët jetikë; si kompensimi i energjisë, ushqimet bazë të konsumit, rritjen e pagës minimale dhe përgjysmimin e taksës mbi pagat për të përballuar pasojat e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës që kanë shkaktuar krizë ekonomike në të gjithë botën.
Indeksimi i pensioneve
3.3 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve duke përfshirë në total 673,542 përfitues pensionistë.
Qeveria do të kompensojë me 30 mijë lekë në muaj, për tre muaj rresht, rritjen e çmimeve të shportës për:
– Pensionistët që marrin më pak sesa gjysma e pagës minimale,
-Pensionistët e invaliditetit,
– Pensionistët që jetojnë vetëm, persona me aftësi të kufizuar,
– Paraplegjikë, tetraplegjikë apo të verbër,
– Të gjitha familjet e skemës së ndihmës ekonomike.
Kompensim i rritjes së çmimeve të shportës
Qeveria ka marrë angazhimin e saj përballë rritjes së çmimit të ushqimeve, e cila nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por të gjithë Europën dhe botën, si pasojë e agresionit ushtarak rus në Ukrainë.
Në datën 18 mars qeveria propozoi ngritjen e Bordit të Transparencës për çmimet bazë. Ky bord ka si detyrë monitorimin e kostove të prodhimit për të gjithë tregtarët, vendosje dhe ruajtjen e çmimeve, monitorimin e subjekteve me qëllim shmangien e rasteve abuzime për disa produkte specifike të shportës që kanë peshën më të madhe në konsumin e familjeve me të ardhura të ulëta si për orizin, miellin, qumështin, vajin, sheqerin
Tregtuesit që nuk do të mbajnë çmimin e caktuar prej bordit, do ta humbasin të drejtën për të tregtuar, si dhe do t’u konfiskohet malli që kanë në dispozicion.
Paketa e Rezistencës Sociale, garanton mes të tjerash kompensimin për rritjen e çmimeve të shportës për pensionistët sipas kategorive të përcaktuara, familjet në skemën e ndihmës ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
Qeveria ofron 30 mijë lekë çdo muaj, për tre muaj rresht për këto kategori, sepse ne gjithmonë jemi udhëhequr nga ndjeshmëria për nevojat e qytetarëve të zakonshëm dhe do të vazhdojmë po me këtë qasje, veçanërisht në ditë të vështira si këto të sotmet.
Mbështetja për fermerët
Përmes paketës së Rezistencës Sociale, mbështetja për fermerët me naftë pa taksa rritet në 1.45 miliardë lekë.
Deri në fund të muajt Mars, rreth 26 mijë aplikime me rreth 6,3 milion litra naftë janë regjistruar në skemëm e mbështjetjes së fermerëve. Niveli aplikimeve është rritur 25% më shumë se një vit më parë.
Transporti urban dhe interurban
Pas ndërhyrjes për frenimin e rritjes së çmimit të karburanteve dhe ushqimeve të shportës, qeveria ka ndërmarr masa për të paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që qytetarët përdorues të transportit qytetës e ndërqytetës të mos preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit.
– 500 milionë lekë për të paguar diferencën e çmimit të biletës urbane dhe interurbane, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.
-Çmimi i biletës nuk do të rritet, pasi qeveria do të kompensojë me 100 lekë çdo litër nafte që ky sektor përdor për transportin.
-Taksat e naftës nuk do preken
-Asnjë TVSH nuk do të hiqet, sepse është shumë e rëndësishme që të mbahet një skelet i fortë fiskal i këtij vendi se ndryshe nuk funksionon.
Zerim dhe përgjysmim i taksës mbi pagatTransporti urban dhe interurban
-Zerohet taksa për pagat deri në 40 mijë,
-Përgjysmohet taksa për pagat deri në 50 mijë,
-Reduktohet taksa mbi pagat 150-200 mijë lekë.
Taksa për bizneset / krahasim me rajonin
Vendet e rajonit qytetarët sot paguajnë më shumë sigurime shoqërore, apo tatim mbi të ardhurat se sa në Shqipëri. Konkretisht:
Në Shqipëri, për 95 mijë biznese, TVSH-ja është 0, në Serbi është 20 % në Maqedoni, është 18 %.
- Tatimi mbi fitimin për bizneset e vogla në Shqipëri është 0, në Maqedoni është 10 %, në Serbi është 15 %.
- Sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në Shqipëri janë 27,9%, në Maqedoni 42,5 %. Në Serbi 47.5 %.
- Norma e inflacionit, që ha dhe ajo pjesën e vetë sot nga pagat në Shqipëri, është 3.9, në Maqedoni është 7.6, në Serbi është 8.8.
- Lidhur me pagën minimale 32 mijë lekë, si i rrjedhojë e taksave që paguhen, në fund fare neto do të dilte 28 mijë në Shqipëri, 24 në Maqedoni, 22 në Serbi, pra më shumë para në dorë për qytetarët shqiptarë me pagë minimale se për qytetarët e këtyre vendeve të rajonit
Rritja e pagës minimale
Këshilli i Ministrave vendosi që paga minimale të rritet në 320 mijë lekë duke e afruar këtë rritje në muajin Prill, dy muaj nga hyrja në fuqi e vendimit.
Kompesimi i çmimit të energjisë
Aktualisht qeveria shqiptare paguan pjesën më të madhe të faturës së energjisë për çdo familje shqiptare dhe për çdo biznes të vogël.
– Çmimi në treg i energjisë është rritur nga 52 euro për megavat/orë vjet, në 550 euro për megavat/orë ditët e fundit.
– Qeveria paguan gati 80% të faturës së energjisë në çdo familje shqiptare dhe të çdo biznesi të vogël.
– Paketa mundëson 28 miliardë lekë financim për mburojën e çmimit të energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.
– Familjet dhe bizneset e vogla sot e paguajnë energjinë me të njëjtin çmim që ishte para krizës, vetëm 9.5 lekë për këh, sepse qeveria paguan diferencën tjetër të çmimit përmes Paketës së Rezistencës Sociale.
BORDI I TRANSPARENCËS PËR ÇMIMET E KARBURANTEVE
Rritja e çmimeve të karburantit në të gjithë Evropën është e lidhur drejtpërdrejt me pasojat e luftës në Ukrainë dhe agresionit rus.
Situata imponon ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit, si edhe transparencën e çmimit, prandaj u vendos ngritja e menjëhershme e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit.
Qeveria do të hyjë në administrimin e furnizimit, bashkë me qytetarët, përmes bordit kombëtar të furnizimit, ku përfaqësuesit e qeverisë: ministrja e Financave, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, drejtori i Tatimeve, drejtori i Doganave dhe kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, do të jenë në tryezë me 5 përfaqësues të zgjedhur nga qytetarët.