Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Rama priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Takimi u përqendrua në ecurinë e axhendës së përbashkët të projekteve mes dy vendeve, dhe përgatitjen për takimin e dytë mes dy qeverive.

Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Thaçi theksuan angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy qeverive për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në sektorë për të cilët janë dakordësuar projekte të rëndësishme si në arsim, infrastrukturë, dogana, etj, si dhe shprehën vullnetin për hapësira të reja bashkëpunimi.

Në takim u bisedua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.