Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama mësoi me dhimbje, humbjen e jetës së dy marinarëve shqiptarë, pjesëtarë të ekuipazhit të rimorkiatorit “Iliria”.

Kryeministri u shpreh ngushëllimet më të thella dhe solidaritetin më të lartë njerëzor, familjeve të dy marinarëve, për humbjen e jetës së njerëzve të shtrenjtë të tyre.

Edhe pse jo pjesë e Forcave të Armatosura Shqiptare që morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit të jetëve të pasagjerëve në bordin e “Norman Atlantic”, marinarët shqiptarë dhanë një kontribut të vyer në përpjekjen ndërkombëtare për të evituar një katastrofë.

Qeveria është tërësisht e angazhuar në sjelljen e dy trupave të pajetë në tokën shqiptare dhe në zbardhjen sa më shpejt të rrethanave të aksidentit që u mori jetën.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.