Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot në një ceremoni zyrtare, Kryeministren e Finlandës, zonjën Sanna Marin, e cila mbërriti në Tiranë për një vizitë zyrtare. Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë me kokë me kryeministren Marin, që do të pasohet nga takimi bilateral mes delegacioneve.

Më pas kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Finlandës, zonja Sanna Marin do të mbajnë një deklaratë për shtyp në mjediset e COD në Kryeministri.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.