Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama nderoi sot kujtimin dhe sakrificën e të rënëve të Luftës Nacionalçlirimtare, në ceremoninë e zhvilluar me rastin e 70 vjetorit të Çlirimit të Atdheut, në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Kryeministri vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti, para monumentit “Nënë Shqipëri”.

Përfaqësuesit më të lartë të shtetit, Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ministra të kabinetit qeveritar, deputetë e veteranë të Luftës zhvilluan gjithashtu homazhe dhe vendosën kurora me lule.

“Gëzuar të gjithëve 29 nëntorin në këtë 70 vjetor të çlirimit të Shqipërisë! – është urimi  që Kryeministri Rama u përcolli sot shqiptarëve, në ditën e Çlirimit.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.