Në kuadër të Programit IPA II BNK Shqipëri-Kosovë 2014-2020 (financuar nga BE), Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Shqipëri) në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (Kosovë) dhe Delegacionin e BE në Shqipëri, fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim:
– Financier i Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Programi IPA II BNK Shqipëri-Kosovë 2014-2020, pozicionuar në Lezhë, Shqipëri
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:
- Letër motivimi në anglisht;
- Curriculum vitae (CV) në formatin Europassnë anglisht;
- Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
- Fotokopje të Pasaportës
- Certifikatë Familjare
- Dëshmi Penaliteti
- Fotokopje të librezës së punës
- Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
- Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj;
- Letër referimi nga NIPAC (e aplikueshme vetëm për aplikantët e punësuar më parë në këtë pozicion ose pozicione të tjera të strukturave të programit).
Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 16.01.2023, ora 16:30, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Kryeministria) Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë, Shqipëri.
Subjekti: Aplikim për pozicionin “Financier i Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Programi IPA II BNK Shqipëri-Kosovë 2014-2020″.
Vetëm kandidatët e short-listuar do të kontaktohen për intervistë.