Thirrja e parë për projekt propozime e Interreg IPA Adriatiku Jugor është hapur tani!
Thirrja e parë për projekt propozime është publikuar zyrtarisht në Buletinin Zyrtar të Rajonit të Pulias n. 140 të datës 29.12.2022 dhe do të jetë e hapur deri në orën 11:59 të ditës së 90të, pra më 29/03/2023 në orën 11:59.
Siç është paralajmëruar, Thirrja ka një buxhet prej 5 milionë euro dhe financon projekte të vogla, deri në 200 mijë euro për një kohëzgjatje njëvjeçare, të realizuara ekskluzivisht me kosto të thjeshtuara, si dhe të fokusuara në kapitalizimin e rezultateve dhe përvojat e suksesshme në të 5 prioritetet e Programit: SME-të, Mjedisi, Transporti, Përfshirja, Qeverisja.
Thirrja u drejtohet organeve publike, organeve të rregulluara nga e drejta publike dhe organeve private jofitimprurëse.
Teksti i plotë i thirrjes, duke përfshirë template-ët e formularit të aplikimit, template-ët e deklaratave të partnerëve, FAQ dhe dokumentin e kërkimit të partnerit mund të gjenden KËTU.
Fletët (factsheets) e para të informacionit të manualit të programit të ri mund të gjenden KËTU.
Aplikantët mund të kërkojnë partnerë duke plotësuar KËTË FORMË.
Sqarimet ose pyetjet mund të bëhen me email në js@southadriatic.eu dhe përgjigjet do të publikohen në dokumentin FAQ rregullisht.
Aplikimet do të dorëzohen përmes sistemit të ri Jems të disponueshëm në: https://jems.southadriatic.eu/