Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Studentë dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, përfitues të programit ERASMUS +, si dhe studentë të huaj nga universitet eruopiane me të cilët Universiteti i Vlorës ka marrëveshje bashkëpunimi, në kuadër të këtij programi, ishin sot së bashku me Kryeministrin Rama në një diskutim mbi arsimin e lartë dhe rëndësinë e procesit të ndërkombëtarizimit të universiteteve, si një domosdoshmëri për transformimin e mëtejshëm të tyre dhe ofrimin e zgjedhjeve të larmishme për të rinjtë që vazhdojnë studimet, me të njëjtat programe dhe të njëjtat standarde si në vendet e Europës.

* * *

-Jam ish student i Universitetit të Vlorës, i diplomuar shkëlqyeshëm në të dyja nivelet në shkenca infermierore dhe me mburrje mund të them që kam qenë një nga studentët e parë që kam shkuar në Erasmus, në një nga universitetet më të mira për shkencat mjekësore teknike. Erasmusi ndryshoi jetën time, qoftë për arsyen që kam shanse më të larta për t’u punësuar dhe në të gjitha aplikimet që kam bërë kam dalë i pari. Aktualisht punoj në vend pune shumë të mirë, në një qendër të akredituar dhe kjo më ndihmoi që falë Erasmus të zgjidhja vendin tim të punës shumë mirë. 

-Jam aktualisht pjesëtar i stafit akademik në Departamentin e Shkencave kompjuterike në Universitetin Ismail Qemali. Mund të flas më së miri pasi kam qenë student aty dhe më pas kam kaluar në stade të tjera, duke përfunduar tani pjesë e stafit akademik me rezultate të shkëlqyera. 

-Një falënderim për shkak se unë tani kam filluar dhe studimet e doktoraturës në një qytet të një shteti europian siç është Rumania  dhe dua të falënderoj Universitetin për shkak marrëdhënieve që ka më universitetet e Europës dhe na krijon mundësinë që nëpërmjet marrëveshjeve dypalëshe të kemi mundësinë dhe nëpërmjet bursave të aplikojmë dhe të kryejmë studimet tona dhe jashtë. 

-Mbeshtes çfarë tha kolegu im, ne jemi të dy bashkë ndjekës të studimeve të ciklit të tretë doktoral në Rumani. Ju falënderoj për këtë oportunitet, falë porgramit Erasmus, edhe zotin rektor Roland Zizi sepse është një mundësi që ne po zhvillojmë këtë cikël më burse.

Kryeministri Edi Rama: Shumë falemidnerit për këtë moment dhe ju uroj sinqerisht mbarësi dhe sukses në të gjthë këto programe ndërkombëtare. Ndërkombëtarizimi është prioriteti ynë përsa i takon univeristeteve.

Hapja e sa më shymë dyerve për studentët dhe pedagogët në Europë dhe njëkohësisht sjellja e sa më shumë dije dhe eksperience nga Europa në universitetet tona, janë një domosdoshmëri për transformimin e mëtejshëm të universitetit, ku duhet të jemi në gjendje që t’u japim nxënësve qe mbarojnë shkollën dhe përgatiten për universitet, që të kenë këtu në Shqipëri zgjedhje të larmishme që iu ofrojnë të njëjtat prgrame, me të njëjtat standarte, si në vendet e Europës dhe kjo është e mundur përmes ndërkombëtarizimit dhe më vjen mirë edhe këtu, ashtu sikundër edhe në universitete e tjera, numri i studentëve dhe numri i pedagogëve që përfshihen në programe ndërkombëtare vjen duke u rritur. 

Janë shumë marrëveshje të bëra nga unversitetet sidomos në vitin e fundit, pasi ne kemi shpallur ndërkombëtarizimin si prioritet, dhe kemi bashkëpunuar me rektorët, kemi bashkëpunuar me ministritë përkatëse të Arsimit, të Shkencës ne vende të ndryshme të Europës. Kemi organizuar takime të përbashkëta për të nxitur pikërisht këtë proces. 

Është bërë e mundur që të krijohen më shumë mundësi, të krijohen më shumë hapësira dhe besoj që në këtë rrugë, do të mund të shohim vit pas viti fryte të reja. 

Ajo që dua të theksoj po ashtu është rritja e ndjeshme e pjesëmarrjes dhe e shkallës së suksesit të universiteteve në programet europiane gjë që u jep mundësi stafeve universitare dhe ekipeve akademike të universiteve, të mund të përfitojnë financime prej të cilave të rrisin edhe te ardhurat e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga të ardhurat shkencore. Janë financime për të cilat për shumë kohë në të shkuarën Shqipëria mbetej gjithmonë në bisht si rezultat i mosfunksionimit, keqorganizimit,  dhe mos reformimit të univesiteteve, por besoj qe me reformën e arsimit të lartë, me hapat  që po hidhen jo pa vështirësi, por sidoqoftë në mënyrë sistematike, po krijohen disa zakone të reja po themi, për ta parë veten universiteti si pjesë e një rruge ku nuk mund të pritet gjithçka që të vijë nga qeveria dhe nga shteti po ku shumëçka duhet të vijë nga organizimi i brendshëm, nga forcat e brendshme, nga ndërverprimi me universitetet e tjera.

Në kemi arritur diçka shumë të rëndësishme së fundmi me BE që e kemi konkretizuar në Samitin e Tiranës me BE për aksesimin nga universitetet tona të rrjetit të Arsimit të Lartë Europian, gjë që i jep mundësi universiteteve të përfshihen në projekte dhe në programe njësoj si unviersitetet europiane pa pritur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. 

Kjo është një arritje jashtëzakonisht e rëndësishme  që  hap perspektiva të gjëra për universitetin dhe që universiteti duhet t’i shfrytëzojë patjetër sa më mirë pa humbur kohë.

Përsa i përket Universitetit të Vlorës në mënyrë specifike dhe nevojave, kërkesave tuaja, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi, jo vetëm të vëmendshëm, por edhe të gatshëm që të mbështesim universitetin me të gjitha mundësitë që kemi kështu që të gjitha gjërat siç janë zgjidhur një pjesë e tyre, do vazhdojnë të zgjidhen hap pas hapi, përfshirë edhe nevojën për infrasrukturë, për hapësira të tjera, për laboratore, e kështu me radhë. 

Ju falenderoj shumë edhe një herë tjetër dhe po ia jap fjalën kryetarit të bashkisë për ta mbyllur me ëmbëlsinë e detyrës së tij të re në kushtet kur bashkia nuk është se ka një lidhje të drejtpërdrejtë më universitetin, por prapë se prapë, ka shumë interesa të përbashkëta me universitetin dhe patjetër që është një derë e hapur për ju edhe për çështje të administrimit të përditshëm ku mund të keni nevojë për bashkinë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.