Për të dytin vit radhazi zhvillohet gara ndërkombëtare e varkave me vela, të cilat u nisën nga Brindisi me destinacion përfundimtar brigjet e Vlorës, ku për herë të parë morën pjesë edhe dy varka shqiptare.
Në marinën e Orikumit u bënë bashkë për katër ditë me radhë sportistë, dashamirës të këtij sporti, personalitete të jetës publike në Itali dhe Shqipëri, si dhe turistë vendas e të huaj.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve mori pjesë Kryeministri Rama, i cili u shpreh:
‘Unë jam shumë i lumtur që jam këtu sot me ju. Unë e mirëpres krahëhapur çdo aktivitet italian. Ky është një “pushtim shumë i këndshëm” dhe shpresoj që kryetari i ri i bashkisë të bëjë të gjitha ato që tha në shqip pasi foli gjatë në shqip. Unë shpresoj që Vlora do të jetë gjithmonë mikpritëse dhe gjërat do të shkojnë gjithnjë e më mirë.
Unë do ta mbyll këtu. Nuk e di nëse duhet të them ndonjë gjë tjetër, se nga ambasada po më shohin. Është çdo gjë në rregull? Mund të bëni një relacion, një raport të mirë për në Romë duke thënë që gjithçka shkoi mirë. Ju falenderoj shumë.
Dua të bëj një përshëndetje shumë të veçantë për një person shumë të dashur. Bëhet fjalë për një person shumë të rëndësishëm. Ai është një amerikan, por është një amerikan i jashtëzakonshëm sepse ka gjak italian. Abel Ferrara, regjisori i madh italo-amerikan. Faleminderit, mjeshtër që keni ardhur!
Unë shpresoja të gjeja këtu edhe “carin” e Puglia-s, Emilianon. Ndoshta do të vijë nga ajri, jo nga deti. Është tepër i rëndësishëm ndërsa ne jemi njerëz të zakonshëm që vijmë nga deti ndërsa ai vjen nga ajri, nga qielli si perëndia e Puglia-s.
Faleminderit edhe një herë!”