Zgjohem në mëngjes dhe gjej mes disa mesazheve linkun e shkrimit të Kathimerinit “Lëreni të betohet’’, autori Pavlos Papadoupulos. Nuk e njoh. Kërkoj kontaktin e tij dhe i shkruaj: Mirëmëngjes, zotëri. Emri im është Edi Rama. Numrin tuaj e mora nga një mik grek pasi lexova që ju jeni kujdesur të shkruani rreth meje në prestigjiozen “Kathimerini’’. Mendova se nuk do ishte një ide e keqe të komunikoja direkt me ju dhe shpresoj mos të jem gabim, ashtu sikundër shpresoj që ju nuk keni një problem krenarie që të ballafaqoheni me faktet që keni ekspozuar për të më leqëndisur mua në publik, pa u kujdesur hiç fare që të paktën të pyesni edhe për anën time të kësaj historie dhe pastaj të gjykoni vetë faktet reale dhe ato të fabrikuara nga cilado anë.
Do isha i lumtur të flisja me ju nëse ju jeni gati, që të më jepni mua të drejtën e replikës dhe të nderoni parimin themelor të një shtypi të lirë, të pavarur dhe të paanshëm. Ndihuni i lirë të më shkruani nëse ju e pranoni këtë “sfidë”, ndërkohë që unë ju siguroj për mirëkuptimin tim të plotë në rast se ju do t’i shmangeni ballafaqimit me kundër argumentet e mia.
Uroj më të mirën për ju dhe për familjen tuaj.
Sinqerisht, Kryeministri i Shqipërisë.
Pas pak vjen përgjigjja.
Mirëmëngjes zoti kryeministër!
Është një surprizë, po akoma më shumë një nder të marr një mesazh prej jush dhe do ta pranoja me kënaqësi të flisja me ju!
Duke qenë se më jepet mundësia, do shtoja që personalisht e vlerësoj kontributin e madh për Greqinë të njerëzve nga Shqipëria në 30 vitet e fundit dhe njëkohësisht progresin që vendi juaj ka bërë. Unë mbështes miqësinë dhe bashkëpunimin, por trajtimi i Belerit është i padrejtë dhe i pandershëm.
Ai, në radhë të parë u fut në një kurth nga autoritetet, akuza e dhënies së parave për 14 qytetarë është e pambështetur, madje është për të qeshur. Ku janë provat, ku janë fotografitë e interceptimit të komunikimeve që lidhen me këtë të ashtuquajtur korruptim e më tej, pasi ai u lidh pas akuzave të fabrikuara dhe u kap në kurthin e lehtë të normave, paragrafëve, teknikaliteteve dhe ngatërresave të sistemit të ri të drejtësisë në vendin tuaj.
Tani, ju mund të thoni me të drejtë që nuk mund të ndërhyni, i burgosur dhe duke pritur një gjyq në përjetësi ai mund të humbasë lehtësisht të drejtën e të qenit kryetar bashkie. Po, unë jam më shumë sesa i lumtur që të flas me ju mbi çështjen “Beleri”, gjithsesi është shumë e pazakonshme që një kryeministër të kontaktojë direkt një gazetar të huaj, që nuk e ka njohur më parë, nga telefoni i tij, te telefoni i këtij të fundit. Atëherë, më lejoni të dyshoj nëse ju jeni vërtet Edi Rama, nëse ju jeni vërtet ai, atëherë unë e pranoj sfidën dhe jam i sigurtë që Kathimerini do të jetë e lumtur të organizojë dhe të publikojë një intervistë me ju, ku të gjitha argumentat tuaja do të mbulohen plotësisht dhe lirisht për publikun grek. Prandaj, më e mira për ta vlerësuar dhe garantuar këtë proces do të ishte që të vendosej një kontakt formal me dikë nga zyra e kryeministrit në mënyrë që pastaj të organizojmë në detaje intervistën, apo mbase miku juaj grek që ju dha numrin siç ju e keni paraqitur, mund të më telefonojë tani në moment, kështu që unë jam i bindur që po flas me ju dhe kjo nuk është një lojë.
Më vjen keq për këtë rezervë, por unë jam i bindur që ju e mirëkuptoni. Shumë faleminderit përsëri për mesazhin!
Sinqerisht, Pavlos Papadopoulos!
Atëherë, unë i bie fare shkurt dhe drejt dhe i dërgoj gazetarit këtë mesazh:
Unë ju kuptoj plotësisht dhe po, pas asaj që ndodhi me disa njerëz, përfshirë George Bush që u fut në kurth nga rusët, që luajtën ukrainasit duke i kërkuar atij solidaritet ju keni të drejtë, por unë mendoj se fytyra ime është më e mirë se telefonata e miqve të mi grekë ose kushdo që mund të telefononte dhe po, unë jam një person i pazakontë në zyrë. Unë thjesht dua të veproj drejtpërdrejt, nuk më pëlqen burokracia, nuk më pëlqejnë kanalet. Unë thjesht dua të përballem me njerëzit, kushdo qofshin ata dhe të jap më të mirën time. Kështu që nëse kjo është e mjaftueshme për ju dhe nëse ju nuk mendoni që jam një komedian nacionalist shqiptar, që luaj rolin e kryeministrit të Shqipërisë, më thuaj si do të vazhdojmë. Gjithë të mirat dhe mos harro, mia fatsa, mia razza!
Zoti kryeministër, ju jeni një zbulim i vërtetë për mua.
Ky mesazh është më shumë sesa i mjaftueshëm për ta konfirmuar procesin. Tani me siguri ne mund ta realizojmë një intervistë dhe është vërtet një nder për ne që ju na u qasët për ta diskutuar këtë çështje gjerësisht!
Unë ia kthej si fillim: Është ndjenjë e mirë të jesh një zbulim sa për të filluar.
Shumë mirë atëherë. A parapëlqeni të m’i dërgoni pyetjet apo ta bëjmë face-time apo si ndryshe?
Ai ma rikthen: Që të jem i sinqertë, me një lider si ju, unë jam i tunduar të kërkoj një takim në “Facetime” dhe do më pëlqente të vendosja një komunikim direkt me ju dhe gjithashtu do t’iu kërkoja një ditë për të qenë plotësisht i përgatitur, por më lejoni fillimisht të flas lidhur me këtë me botuesin dhe të rikthehem tek ju. Duhet ta informoj atë më parë.
Përgjigja ime: I lumtur të bëjmë një facetime me një parashtrim, ju më dërgoni transkriptin përpara publikimit dhe unë aprovoj fjalët e mia, jo tuajat, sigurisht.
Dhe e dyta, ndërkohë që juve me të drejtë pyesni botuesin tuaj, po sikur t’ua tregojmë këtë prezantim mes nesh, le të themi, të këndshëm, lexuesve tuaj dhe ta lajmërojmë intervistën përpara se ajo të botohet? Do të rriste dhe audiencën tuaj dhe disa shitje më shumë pse jo.
Po jam dakord. Unë do t’iu dërgoj ju intervistën e zbardhur që ju të aprovoni fjalët tuaja dhe sigurisht, kur ta kemi të aprovuar prej jush zbardhjen, ne mund të informojmë lexuesit edhe për këtë mënyrë speciale tuajën për të na u qasur dhe për të folur me publikun grek.
Dhe më pas vjen edhe kjo video: Z. Kryeministër, do të doja tju falënderoja edhe në emrin tim për këtë kontakt tejet të pazakontë. Dua tju them se jam shumë i lumtur të flas me ju. Do ju njoftoj që të organizojmë kohën për të bërë një bashkëbisedim të mirë besoj, për audiencën greke. Faleminderit përsëri!
Më duket një plan i mirë. Evkaristo shkruaj unë.
Evkaristo gjithashtu, përgjigjet miku i sapo gjetur grek.
Fundi i bisedës.
Të dielën intervista e dakordësuar për t’u zhvilluar do të publikohet në Kathimerini dhe njëkohësisht do të jetë e publikuar edhe në këtë faqe padyshim. Deri atëherë, mirupafshim.