Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë pune dy ditore në Slloveni me rastin e pjesëmarrjes së tij në Konferencën vjetore ndërkombëtare të Forumit Strategjik të Bledit. Kryeministri Rama dhe delegacioni që e shoqëron u mikpritën dje në një darkë nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë z. Robert Golob.
Forumi Strategjik i Bledit është një platformë globale gjithëpërfshirëse për gjenerimin e ideve dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi shoqërinë bashkëkohore dhe të ardhmen e saj, duke ofruar pikëpamje dhe zgjidhje strategjike për çështjet më urgjente të së sotmes dhe të së nesërmes, të cilat promovohen përmes eventeve të ndryshme, diskutimeve, tryezave të rrumbullakëta, projekteve, analizave dhe publikimeve.
Ngjarja e saj qendrore vjetore – konferenca ndërkombëtare e Forumit Strategjik të Bledit – është konferenca kryesore në Evropën Qendrore dhe Juglindore, e cila këtë vit ka si temë “Solidaritet për Sigurinë Globale”. Kryeministri Rama mori pjesë sot në Panelin e Liderëve, së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Kryeministrin e Malit të Zi, Kryeministren e Serbisë, Kryeministrin e Bullgarisë, Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Presidenten e Këshillit të Ministrave të Bosnje, Hercegovinës, si dhe Kryeministrin e Kroacisë. Paneli u moderua nga gazetari dhe prezantuesi i programeve televizive Ali Aslan.
* * *
-Zoti Kryeministër Rama, herën e fundit që ju ishit në këtë skenë, ju thatë një frazë të bukur kur ju pyeta se si si ndiheni për të ardhmen e Ballkanit perëndimor, ju thatë që jeni tragjikisht optimist dhe tani që ka një shifër për aspiratat tuaja, a është ky motivimi i duhur që dhe ju të bëni pjesën tuaj?
Kryeministri Edi Rama: Me këtë panel si autobus edhe unë jam tragjikisht më shumë optimist megjithëse është më shumë më mirë sesa një avion rus. Prandaj, së pari dua të falënderoj Robertin dhe Charlin dhe jo sepse di si të jem një diplomat i mirë sepse nuk jam, por sepse patëm një mikpritje shumë të ngrohtë, shumë të hapur dhe do të thoja me biseda të zemrës mbrëmjen e kaluar dhe jam shumë i lumtur që të shoh liderë, një politikan që të flasë njësoj si në një darkë, ashtu edhe në një forum. Faleminderit, Charles! Më në fund, sepse ishte fantastike kjo gjë.
Dhe në fakt ishte momenti për të thënë që nëse ajo që Charlie tha, do të materializohej përsa i përket disa hapave progresive, jo sepse besoj se në 2030 ne do të jermi në BE me thënë të drejtën, por të paktën në disa prej hapave kjo do të ishte shumë e mirë, sepse teksa ne po flasim për konvergjencën me BE, të gjithë duhet ta kuptojnë se boshllëku i kontributeve për frymë i BE drejt këtij rajoni dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor është diçka si 130 e ca euro, për 6 prej nesh këtu dhe më shumë se 4000 euro për dy prej nesh këtu dhe të tjerë.
Kjo duhet kuptuar dhe duhet zgjidhur me disa hapa konkretë duke konsideruar që kjo nuk duhet ë jetë asgjë ose të gjitha që nga momenti që të gjitha këto vende hyjnë në rrugën drejt BE deri tek momenti që bëhen anëtarë, duhet të jenë pikërisht këto gjëra në mes të procesit, jo vetëm parime vlera dhe mësime të nxjerra që janë absolutisht të nevojshme, jo thjesht vetëm reforma dhe kritika që janë absolutisht të nevojshme, por edhe mbështetje sa më konsistente dhe nuk po them që nga pikëpamja financiare, por edhe nga pikëpamja e aksesit të vendeve tona në tregun e përbashkët dhe të hapësirave më të mëdha edhe për ndërmarrjet tona sepse dhe po e mbyll fjalën time këtu, të gjithë duhet ta kenë parasysh që ajo çfarë po ndodh për gjithë këto vite në këto vende, është se nga njëra anë, nëpërmjet Procesit të Berlinit ne folëm për konektivitetin dhe infrastrukturën dhe sa i përket projekteve dhe se si t’i financonim këto, nga ana tjetër merreni me mend se kush po e ndërton infrastrukturën; amerikanët, kinezët, arabët, që unë e di që nuk kanë acquis për të përmbushur në momentin që vijnë, por kjo duhet marrë parasysh.
Dhe pika e fundit është që gjithmonë kam menduar që të punosh falas 50 vite, përkundër Perëndimit, Enver Hoxha na bëri më pro amerikanë dhe pro evropianë se kushdo tjetër, por do na duhen edhe 50 vjet të tjera pas rënies së komunizmit derisa ne të mos jemi pakushtmërisht pro amerikanë dhe properëndimorë, pra kemi ende 20 vite euro-optimizëm dhe shpresojmë që deri atëherë ju ta keni përmbushur premtimin tuaj, Charles.
– Për të bërë një përmbledhje, Zoti Kryeministër Rama ka një legjendë këtu në Bled që nëse i bie kambanës së dëshirës tre herë këtu tek kisha e ishullit, dëshira jote mund të realizohet. Nuk e di nëse mund ta bëjmë këtë, por nga ana hipotetike, cila është dëshira veçanërisht në lidhje me të ardhmen e vendit tuaj në Europë?
Kryeministri Edi Rama: Së pari, më duhet të them që nuk jam aspak i paduruar. Isha i paduruar shumë përpara se të filloja negociatat sepse dukej shumë neurotike kur na thoshin “ne duam të martohemi me ju, por s’duam të flasim me ju”. Tani që po flasim, jemi më mirë. Ne do të bëjmë punë tonë sepse në fund të fundit i gjithë procesi i negociatave të pranimit nuk është të bindim BE që ne jemi të mirë për ta, por është të transformojmë vendet tona dhe negociatat për mua janë transferimi i dijeve për shtetformimin që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi. Por duke ju kthyer dëshirës, unë nuk dua të tingëlloj si i errët këtu, por po dëgjoja Dritanin nga vendi i qejfit dhe i diellit që përmendi diçka shumë të rëndësishme. Ka një qëndrim natyral dhe duhet të jetë e tillë sepse BE është një aspekt shumë i rëndësishëm, një princip i rëndësishëm dhe kjo është ajo çfarë e ka krijuar atë si një projekt i paqes në bazë të vlerave që Ukraina duhet parë si një vend i mundshëm anëtar, por do dëshiroja që kjo të mos jetë kërcënim për Ballkanin Perëndimor. Përndryshe, kur Dritani po fliste po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia, Kosovën, Bosnja, veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shume kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullehet në diell kështu që ne mund të jemi te gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën. Prandaj këtë do ta përmblidhja në këtë formë.
E di që duket paska e errët, por pas kësaj historisë me avionin rus dhe duke e mbyllur me një not pak më lartë. Nuk e di nëse dëgjuat që Rusia ka negociatën për të unifikuar orën sepse kanë 9 orë diferencë nga njëra anë e vendit në tjetrën dhe Kryeministri shkoi te Putini dhe tha: Zoti president kemi një problem. E dërgova pikërisht familjen time me pushime dhe i mora në telefon për t’i thënë “natën e mirë”. Është mëngjes atje dhe janë në plazh. E mora Olaf Scholzin për përvjetorin e tij dhe më tha që është nesër. Mora Xi Jinping për vitin e ri ta uroja dhe më tha që është ende viti i vjetër. Dhe Putin i thotë: E di, më ndodh dhe mua, dhe unë mora Prigozhinin dhe familjen për t’i thënë që avioni nuk po nisej ende.
-Pjesën e fundit po e heq nga lista e dëshirave.
Kryeministri Edi Rama: Them se është më mirë kjo listë sesa të flasim për normalizimin këtu sepse të gjithë nuk do bëhen normal në fund fare.