Para nisjes së Debatit të Nivelit të Lartë në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes respektimit të qëllimeve dhe parimeve të kartës së Kombeve të Bashkuara në kontekstin e luftës në Ukrainë, – Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë për mediat në cilësinë e drejtuesit të këtij takimi.
* * *
Kryeministri Edi Rama: Mirëmëngjesi! Pas pak minutash, Këshilli i Sigurimit do të mbajë debatin e parë të hapur të nivelit të lartë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare përmes respektimit të qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara në kontekstin e luftës në Ukrainë. Kam kënaqësinë dhe nderin të kryesor këtë takim.
I uroj mirëseardhjen pjesëmarrësve të nivelit të lartë përfshirë presidentin Zelensky, mirëpres numrin mbresëlënës të personaliteteve botërore, të cilat janë pjesë të listës së folësve. Nuk mund të ndodhte ndryshe.
Një luftë e paprovokuar, e padrejtë, e pajustifikuar, me zgjedhje ka sjellë një konflikt vdekjeprurës e kohëgjatë në zemër të Europës. Ajo nuk sjellë asgjë të mirë përveçse vdekjes, shkatërrimit e mjerimit për Ukrainën, popullin e saj, por jo vetëm për ta.
Siç jemi të gjithë të vetëdijshëm, efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm tek Ukraina dhe Europa. Ato vazhdojnë të përçojnë valë tronditjeje në çdo cep të botës dhe kërcënojnë sërish sigurinë e ushqimit në mbarë botën.
Kjo është arsyeja pse duhet të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar për të sjellë në Këshillin e Sigurimit të vërtetën dhe realitetin e trishtë të këtij shkatërrimi të panevojshëm dhe tërësisht të shmangshëm për t’u përhapur dhe duke bërë këtë, të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë pushtimin dhe aneksimin.
Këtë ka bërë Shqipëria dhe shumë vende të tjera në mënyrë konstante në këtë Këshill.
Na duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar mbështetur në rregulla që e ka vërtetuar edhe njëherë profecinë, është treguar edhe njëherë kundër profecisë që i fuqishmi ka të drejtë.
Na duhet të mbrojmë aksionin shumëpalësh dhe të rezistojmë të gjitha forcave shkatërrimtare, të cilat kërkojnë të fragmentarizojmë më tej bashkësinë ndërkombëtare në një kohë ku duhet të jemi të bashkuar në qëllim dhe në veprim në përpjekje për të ndalur këtë luftë por edhe të gjejmë zgjidhje të përbashkëta për shumë çështje të ngutshme.
Ky takim vjen në kohë dhe është i nevojshëm edhe për të ndarë ide dhe mendime për mënyrën më të mirë sesi mund të shfrytëzojmë cdo mundësi për paqe, një paqe të drejtë mbështetur në kartën e Kombeve të Bashkuara dhe nga rezolutat e garantuara nga Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet duke ndalur Rusinë sot përçon mesazhin më të drejtë dhe më të mirë tek gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme nesër, jep garanci se për ata që kërkojnë paqe e bashkëpunim, paralajmëron ata që ëndërrojnë konfliktin e përballjen sepse nëse agresioni do të kishte sukses mund të përçonte sinjalin e fundit të botës siç e njohim sot; fundin e pashkelshmërisë së kufijve.
Na duhet të vërtetojmë se si anëtarë të Këshillit të Sigurimit; në qoftëse një anëtar i Këshillit mund të bëjë, të marrë veto për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit ai nuk mund të vendosë veton ndaj lirisë së fqinjit, të drejtës për të ekzistuar dhe aftësisë së tyre për të zgjedhur të ardhmen.
Më lini ta përmbyll duke kujtuar se do ta shfrytëzojmë këtë takim duke i bërë thirrje Rusisë për të rifilluar nismën e grurit të Detit të Zi për hir të atyre qindra milionë që kërkojnë ndihmë për ushqim e për jetët e tyre nga Kombet e Bashkuara.