Fjala përshëndetëse e Kryeministrit Edi Rama në nisje të punimeve të Samitit të Liderëve të Procesit të Berlinit 2023
Pas kësaj copëze të një propagande të pashmangshme, më lini t’ju uroj ngrohtësisht mirëseardhjen këtu në një vend që dikur ka qenë një bastion i propagandës së mirëfilltë.
Të nderuar miq!
Ndihem vërtetë mirë që bashkohemi e që kujtojmë atë udhëtim të përbashkët që u nis 9 vjet më parë nga Angela Merkel në Berlin, e që qëndrojmë këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit politik europian. Disa prej jush janë nga BE e disa të tjerë përfshi edhe veten jemi nga E-ja, pa B-në.E megjithatë të gjithë ne besojmë fort këto ditë në nevojën e një çatie të përbashkët, një tryeze të bashkëndarë e madhe edhe të një llogoreje të përbashkët në këto kohëra sprove që duket se do të përkeqësohen përpara se të përmirësohen.
Një luftë në pragun e Europës ku një regjim ka detyruar një vend të pavarur të mbrojë territorin e vet, na ka treguar që bota po ndryshon shumë më shpejt e shumë më ndryshe sesa ç’e kemi parashikuar shumica prej nesh.
Ka një sulm shkatërrues kundër Izraelit që ka detyruar një tjetër komb demokratik që të vetëmbrohet. Ndërkohë që jemi solidarë me Izraelin, përhapja e tmerrshme e urrejtjes dëshmon dhe një herë që pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi midis e përreth komunitetit tonë demokratik.
Një pyetje e ngutshme të cilën e mendoj gjithmonë është sesi po reagojmë ndaj kësaj skene që zhvillohet përtej kufijve tanë. Ndërkohë që, ne jemi të bashkuar kundër veprimeve të Rusisë në Ukrainë, a jemi duke parashikuar, a po përgatisim një përgjigje ndaj sfidave politike me të cilat përballet komuniteti ynë?
Ka shumë sfida po për të gjithë ata ne këtu që përfaqësojmë Europën pa B-në, sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme midis anëtareve të BE-së dhe jo anëtarëve të BE-së.
Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë, sfida me të cilat me të cilat përballen vendet jo anëtare të BE-së po intensifikohen krahasuar me homologët e tyre të BE-së. Ndërkohë që ju të gjithë jeni ndërgjegjshëm për këtë, unë nuk do drejtoj gishtin ndaj askujt apo do të ankohem këtu, por dua të ngre disa pikëpyetje. Duke pasur parasysh dinamikat në ndryshim të shpejtë në botë, a mund të përballojmë këto ndasi midis vendeve të BE-së dhe jo të BE-së siç mund të bënim 9 vjet më parë kur nisi Procesi i Berlinit?
Në 2014 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin dhe shënjoi një moment historik për këtë rajon. Udhëheqësit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor u bashkuan për herë të parë në historinë e fqinjësisë sonë, jo për të diskutuar interpretimet e ndryshme e një të shkuare të përbashkët, por për tu nisur në një rrugëtim bashkëpunues drejt një objektivi domethënës të përbashkët për ta transformuar këtë rajon të pazhvilluar, të traumatizuar në një zonë që pasqyron 4 liritë e BE-së: lirinë e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimit e kapitalit.
Gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar takime të panumërta midis nesh dhe palës së BE-së, si dhe mes nesh. Ne edhe u bëmë pionierë të iniciativave tona siç Ballkani Perëndimor që do të kishte qenë i pakonceptueshëm pa Procesin e Berlinit. Duke reflektuar për këto 9 vite, ne kemi përftuar mjaft përvojë duke shkëmbyer pikëpamje dhe duke mësuar që në mënyrë civile të biem dakord që s’biem dakord për çështje të debatueshme.
U detyrohem mirënjohje vendeve si Franca, Italia , Austria , Gjermania, të cilat kanë qenë kampione të kësaj nisme nga 2014 e deri më tej. Mendoj që në fakt futja e kësaj fryme, kombinimi në frymën e rajonit është një arritje e madhe e Procesit të Berlinit, e kësaj nisme vizionare. Megjithatë më duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit te Berlinit nuk janë realizuar plotësisht për ta thënë në mënyrë të butë, sidomos kur krahasohet me mendësinë transformuese politike që ka sjellë. Angela Merkel e theksoi këtu, e theksoi këtë në Procesin e Berlinit në takimin e Polonisë dhe në fakt ajo tha që demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet.
Në fakt është për tu përgëzuar Ursula dhe Komisioni dhe dua të shpreh mirënjohjen për përpjekjet e pareshtura të komisionerit Varhelyi që në fakt na ka shkundur të gjithëve duke na drejtuar dhe tashmë po ndërmarrim hapa domethënëse për ndryshime kryesore politike dhe ekonomike që vijnë për Ballkanin Perëndimor.
Ky është hapi parë i guximshëm pas përsëritjeve dëshpëruese të të marrit me një sërë dokumentesh dhe ndërkohë tashmë jemi në pikën kur diskutojmë tregëtinë, ekonominë e kështu me radhë. Shqipëria vlerësoi qysh ditën e parë vlerën e padiskutueshme të shtuar që mund të japim në këtë drejtim dhe kemi luajtur rolin tonë, por e vërteta është që ndërkohë që përpjekjet për të hequr tarifat dhe përpjekjet e tjera thelbësore, procesi është penguar nga çështje afatgjata dypalëshe midis disa vendeve të rajonit.
Për të folur dhe diskutuar këtë, mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë të paktën mbi 4500 euro për frymë, ndërkohë që vendet tona marrin 138 euro për frymë dhe këto shifra janë një dëshmi fillestare e shkallës së frikshme të një ndarjeje klasore do thoja e cila është thelluar dhe ka thelluar në mënyrë progresive ndarjen tonë në të njëjtën ‘’shtëpi’’ të Europës , në të njëjtin vit ku kriza të forta kanë goditur kontinentin ndërkohë që thellësia, rëndesa e këtyre krizave na kanë sjellë edhe më afër në nivel politik e njerëzor.
Në fakt, në kuadër të Planit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor, investimet janë domethënëse por vetëm 10 % janë grante dhe 90% janë hua dhe ndërkohë mekanizmi përqasjes së tyre është i vjetëruar dhe i ngadalshëm. Ju lutem më kuptoni, nuk po kërkoj përfitime të barabarta financiare për vendet jo anëtare te BE-së apo një proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Procesi i bazuar në merita, drejt anëtarësimit të plotë duhet të vazhdojë për të mirën tonë. Ajo çfarë po them është që në këtë peizazh që zhvillohet shpejt në kohët e sotme, në një botë ku vendimet gjeostrategjike dhe të përshpejtuara po shndërrohen gjithmonë e më tepër në avantazh të autokracive që po përpiqen të mbledhin forca dhe për të ndryshuar mënyrën se si funksionon bota që nga Lufta e Dytë Botërore, ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të mbyllur, për të ngushtuar hendeqet ekzistuese, për të siguruar një ekzistencë të harmonishme të Europës dhe të merremi me këto ndasi përpara se ta dëmtojmë Evropën së brendshmi.
Në fakt e kuptoj që ideja e 33, 35, apo 40 anëtarë të BE është diçka mjaft sfiduese për të parashikuar në të ardhmen e afërt në këtë kohë mjaft të trazuar brenda parametrave të ndryshëm. Në vend të kësaj do të pyesja; do të ishte më pragmatike që të riformësonim rrugëtimin nga bisedimet e anëtarësimit deri në anëtarësim dhe të mos nxitojmë duke vendosur afate anëtarësimi të cilat mund as të mos dakordësohen apo tu përmbahen 27 anëtarëve, por dhe të kundërshtojnë parimet e meritës të integrimit të plotë të secilit prej vendeve?
A do të ishte më e drejtë që të trajtohej inercia e kësaj ndasie duke futur statusin e vëzhguesit të vendeve që janë në tranzi,t nga çelja e negociatave deri tek anëtarësimi i plotë. Ky status i ndërmjetëm do të jepte disa privilegje, natyrisht pa të drejtë vote. Mund t’u jepte përfitime domethënëse të gjitha palëve duke rritur edhe unitetin politik mes Europës demokratike. Gjithashtu edhe rritjen e qeverisjes demokratike më Ballkanin Perëndimor. Nëqoftëse mund ta heqim këtë ide të një marrëdhënieje të largët e të funksionojmë si partnerë do të mund të kuptonim sfidat e përbashkëta, do të mund të ndanim më mirë barrat e kohëve pa dyshim sfiduese që shtrihen para nesh.
Plani i rritjes është një fillim premtues drejt kësaj rruge që në fakt do të eksplorojë në mënyrë kurajoze dhe të guximshme këtë mbyllje të kësaj ndarjeje midis kontinentit.
Faleminderit edhe një herë dhe rroftë Europa!