Një projekt që merr një rëndësi shumë të veçantë sot, kur kemi kaluar edhe një reformë shumë të rëndësishme, Reformën Administrative-Territoriale që, praktikisht, e zgjeron ndjeshëm bashkinë e derisotme të Elbasanit dhe sjell brenda kufijve të bashkisë një numër të konsiderueshëm komunash të derisotme, duke i lënë mundësi qytetit të ketë shumë më tepër potenciale zhvillimi dhe duke na dhënë mundësi ne që në projektimin e së ardhmes të kemi shumë më të qarta prioritetet e këtij zhvillimit.
Faktikisht, ne kemi filluar nga qendrat urbane, të cilat, ju si banorë të Elbasanit jeni dëshmitarë, janë lënë në harresë nga qeveria e mëparshme, por edhe nga qeveritë në përgjithësi, për shumë vite. Me idenë se bashkitë kanë më shumë mundësi sesa komunat, çka në vetvete kjo mund të jetë e vërtetë, bashkitë u braktisën nga qeveria dhe faktikisht, Elbasani, një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë, ka vuajtur për vite e vite të tëra mungesën e investimeve serioze në infrastrukturë. E jemi të gjithë dëshmitarë që, përjashto rindërtimin e shëtitores kryesore, e cila u bë me angazhimin dhe me financat e Bashkisë së Elbasanit, nuk ka as edhe një investim serioz në Elbasan, të financuar nga Qeveria, në të gjithë këto vite.
Ne jemi zotuar këtu dhe në shumë qendra të tjera urbane, por, meqenëse jemi këtu, po flas për këtu, që në 4 vjet do të bëjmë për Elbasanin sa ç’nuk është bërë në 23 vjet të marra së bashku. E, faktikisht, mund ta dëshmojë Kryetari i Bashkisë, shuma që Qeveria ka vënë në dispozicion për gjithë këto projekte, që janë tani në rrugën e realizmit në Elbasan, është më e madhe se shuma që Elbasani ka përfituar nga Qeveria në Tiranë, në 10 vite e kusur të marra së bashku. Vetëm sot! E, faktikisht, Bashkia e Elbasanit përfiton direkt për 8 projekte që janë projekte zhvillimi afatgjatë. Nuk janë ndërhyrje aty për aty dhe nuk janë ndërhyrje të veçuara nga logjika e zhvillimit të mëtejshëm, sepse ne do të investojmë në Elbasan përsëri vitin e ardhshëm dhe përsëri pas 2 vjetësh e pas 3 vjetësh. Që do të thotë se ç’ka shohim sot është vetëm krijim i qendrës së gravitetit që do të vijojë të shtrihet deri në rrugicën e fundit të qytetit. Duke pasur parasysh se Elbasani ka edhe një sërë potencialesh të trashëgimisë kulturore të natyrës, rreth e rrotull, që deri më sot kanë qenë tmerrësisht të neglizhuar dhe ka qenë e pamundur për bashkinë që t’i konsiderojë dhe të kujdesej për to, ashtu siç duhet.
Nga ana tjetër, ne vendosëm që stadiumin e Elbasanit ta transformojmë nga një rrënojë lokale në një stadium kombëtar, duke e bërë, praktikisht, shtëpinë e Kombëtares shqiptare të Futbollit, për periudhën që do të duhet, deri në ndërtimin e një stadiumi tërësisht të ri, të përmasave dhe standardeve ndërkombëtare, në Tiranë. Kjo solli që nga njëra anë, ne të investojmë direkt për stadiumin, për “Elbasan Arena” siç tha Kryetari Bashkisë, që do të presë pas pak më shumë se një muaji të parën skuadër këtu. Por të mos harrojmë që s’bëhet fjalë vetëm për ndeshjen e futbollit, por bëhet fjalë dhe për gjithçka qyteti, ekonomia e qytetit do të përftojë nga ky qendërzim i Elbasanit, në funksion të një aktiviteti shumë të rëndësishëm popullor, që është aktiviteti i ekipit tonë kombëtar.
Nga ana tjetër dua të them se investimet nuk janë vetëm këto këtu. Ato shtohen përtej kufijve të Bashkisë së sotme të Elbasanit dhe praktikisht është një numër i konsiderueshëm qytetarësh e komunitetesh që përfitojnë nga këto investime. Dhe unë jam shumë i kënaqur, që kemi kaluar një fazë kur paratë hidheshin lart e poshtë për të shtruar asfalt elektoral përgjithësisht, në një fazë kur investimet po bëhen me standarde. Ne po insistojmë që të respektohen standardet, në mënyrë që ato të jenë të qëndrueshme dhe të mos jenë vetëm për të dalë Kryeministri në televizor. Ashtu sikundër, ne nuk erdhëm këtu, me gërshërë, që të presim shirita dhe të bëjmë shfaqe, por erdhëm në një kantier, në një nga tetë kantieret që janë aktualisht në punë në Elbasan dhe që Kryetari i Bashkisë ka premtuar se do të mbyllen përgjithësisht brenda këtij viti. Unë shpresoj që Qazimi ta mbajë këtë zotim, se kështu mund të na bindë që të investojmë edhe më shumë për Elbasanin, vitin e ardhshëm. Se është shumë e rëndësishme që çdo para e investuar, të investohet siç duhet dhe nga ana tjetër, çdo qindarkë të kthehet në e mirë publike për komunitetin dhe të mos digjet nga mungesa e realizimit.
Shkurt fjala, siç thonë në Elbasan, kjo punë “nuk do as men, as kalem, po shif e shkruj”. Kështu që, unë them që, nëse nisemi nga “shif e shkruj”, kemi hapur një rrugë të mbarë për ta rilindur qytetin e Elbasanit. Kam bindjen se pas realizimit të këtyre projekteve, Elbasani nuk do të jetë më ai që është, por do të jetë një qytet që, përveç rrugëve të reja, përveç ndriçimit, fasadave të ripërtërira, stadiumit të ri, do të ketë mbi të gjitha, shumë më tepër shpresë, shumë më tepër besim dhe shumë më tepër energji pozitive dhe jam i bindur shumë më tepër zhvillim të biznesit të vogël e të mesëm në qytet. Historia e transformimit të Tiranës e mëson këtë gjë. Ashtu sikundër, me këto investime rritet vlera e pasurisë suaj, rritet vlera e apartamenteve, rritet vlera e dyqaneve, rritet vlera e truallit. Gjë që bën që këto investime bëjnë çdonjërin më të pasur se ç’ishte dje, ashtu siç ndodhi me Tiranën, ashtu siç ndodhi me shumë lagje të Tiranës që, pas ndërhyrjeve të bëra, përftonin rritje të ndjeshme të çmimeve të pasurisë së patundshme të qytetarëve dhe të familjeve të zakonshme dhe të tregtarëve të vegjël. Kështu që kjo është vlerë e shtuar në një zinxhir vlerash, që do të shkojë duke u zgajtur dhe duke u zhvilluar vit pas viti.
Unë ju falenderoj shumë për prezencën. Jam gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme që na ka dhënë Elbasani dhe kam shumë shpresë dhe besim që ne do të jemi në gjendje që t’jua kthejmë investimin që ju keni bërë tek ne, duke na dhënë mandatin dhe privilegjin e madh që t’ju shërbejmë, në më shumë investime, në më shumë punësim dhe më shumë shpresë dhe besim tek e ardhmja, për të gjithë ata që kanë vendosur ta ndërtojnë jetën e tyre këtu në Elbasan dhe për të gjithë fëmijët për të cilët është më vete programi i ripërtëritjes së shkollave, i ripërtëritjes së gjithë procesit mësimor, i ripërtëritjes së gjithë terreneve sportive dhe këndeve të lojërave, në mënyrë që gjithë sëbashku, jo shumë larg në kohë, të jemi krenarë kur të kujtojmë që ishim pjesë e historisë që filluam ta shkruajmë në 23 qershorin e shkuar.”
***
Qeveria, në partneritet me Bashkinë, ka nisur projektin për rilindjen urbane të qytetit të Elbasanit. Me financim të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, me vlerë 5.5 milionë lekë, kanë nisur 8 ndërhyrje infrastrukturore si rikonstruksion rrugësh, ripërtëritja e fasadave të pallateve dhe ndriçim. Investime, që e kanë kthyer qytetin e Elbasanit në një kantier të madh ku punohet në çdo rrugë të tij. Për t’u njohur me ecurinë e këtyre investimeve, ishte sot në Elbasan, Kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi punimet në të tetë ndërhyrjet rehabilituese.
Edhe plani i investimeve në qytetin të Elbasanit është pjesë e programit kombëtar për ripërtëritjen urbane të qyteteve të vendit. Për këtë, Qeveria dha për herë të parë nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve një financim që nuk ishte dhënë asnjëherë në mbështetje të këtyre qendrave.
Ndërhyrjet për rigjallërimin urban të Elbasanit parashikojnë edhe investime të tjera në qendra sportive dhe objekte arsimore, me vlerë 400 mijë dollarë. Kryeministri u shpreh se këto investime janë planifikuar me vizionin e qartë për t’i shërbyer zhvillimit afatgjatë të Elbasanit dhe kudo ku do ndërhyhet, me impakt të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
Kryeministri inspektoi gjithashtu, edhe ecurinë e rikonstruksionit të stadiumit “Elbasan Arena”, që do të mirëpresë ndeshjet e Kombëtares së Futbollit. Një investim me vlerë 5.5 milionë euro, njëherësh i konsideruar pjesë e rëndësishme e rilindjes së Elbasanit.
“Jam shumë i impresionuar nga shpejtësia e punës, cilësia e punës edhe nga fakti që ndërkohë që Kombëtarja rrezikonte të mbetej jetime dhe të trokiste në rrugët e Europës për të gjetur fushë për të luajtur, ne garantuam në një kohë rekord që Kombëtarja të luajë në shtëpi. Shtëpinë ta ketë në Elbasan. E ku më mirë se në Elbasan, sepse është pika që i mbledh të gjithë dhe besoj që askujt nuk i mbetet hatri. Se po të ishte në Shkodër, do t’i mbeste hatri Vlorës, po të ishte në Vlorë, do t’i ngelte hatri Shkodrës,” – u shpreh Kryeministri, i cili e mbylli vizitën në Elbasan, duke garantuar për transformimin urban të Elbasanit dhe qendrave të tjera urbane të vendit.
Në qytet do të rindërtohen rreth 50 mijë m2 rrugë;25 mijë m2 trotuare, 70 mijë m2 fasada godinash, 2 mijë m2 gjelbërim.