Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama priti sot, në takim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, John Baird.

Ministri Baird përgëzoi Kryeministrin për politikën konstruktive në rajonin e Ballkanit dhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë e paqes dhe në përballimin e sfidave të sotme të sigurisë në shkallë globale.

Kryeministri Rama theksoi progresin e arritur në rajon, mungesën e konflikteve dhe jetesën në paqe me njëri-tjetrin, por edhe të ndërgjegjshëm për brishtësinë e paqes dhe rrezikut potencial nga rritja e ekstremizmit sot në botë.

Në takim u nënvizua rëndësia e forcimit të partneritetit në fushën e sigurisë midis dy vendeve dhe në kuadër të aleancës euroatlantike, për përballimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë që kërcënohen nga terrorizmi dhe ekstremizmi.

Në takim u fol gjithashtu, për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh, ku u vlerësua prezenca e investimeve kanadeze në Shqipëri.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.