Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Rama priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Letonisë, zotin Edgars Rinkevics, i cili që në nisje të takimit shprehu kënaqësinë dhe urimet e tij  për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë.

Kryeministri Rama dhe Ministri i jashtëm letonez vlerësuan se fryma miqësore dhe bashkëpunuese  karakterizon marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe shprehën vullnetin e përbashkët të dy qeverive për konsolidimin e këtyre marrëdhënieve në të ardhmen, si dhe për zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit në sferën ekonomike dhe atë politike.

Në takim u diskutua gjerësisht mbi perspektivën europiane të Shqipërisë, por edhe të rajonit në tërësi. Në këtë këndvështrim, kryeministri u shpreh se bashkëpunimi rajonal merr një rëndësi të veçantë për një të ardhme të përbashkët më të mirë për qytetarët e këtyre vendeve.

Nga ana e tij, Ministri i jashtëm letonez Rinkevics vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria në fusha të fusha të ndryshme, si dhe arritjet e saj në procesin e integrimit, duke theksuar se Letonia do të vazhdojë të mbështesë dhe përkrahë Shqipërinë në këtë rrugëtim. Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar që të ecë përpara me procesin e integrimit të vendit, duke përmbushur të gjitha detyrimet që i takojnë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.