Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 28 Dhjetor 2023:
V E N D I M
PËR
AUTORIZIMIN E MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT PËR DHËNIEN E BURSAVE NXËNËSVE TË INSTITUCIONIT ARSIMOR TË MESËM TË ORIENTUAR “PETER MAHRINGER”, SHKODËR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 39, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9522, datë 25.4.2006, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Austrisë, për bashkëpunimin në fushat e kulturës, të arsimit dhe shkencës”, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autorizimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për dhënien e bursave nxënësve të institucionit arsimor të mesëm të orientuar “Peter Mahringer”, Shkodër, në zbatim të marrëveshjes së ratifikuar me ligjin nr.9522, datë 25.4.2006, dhe protokollit përkatës.
2. Efektet financiare mbulohen nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.
3. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E BUXHETIT PËR AUTORITETIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE, PËR VITIN 2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 117, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e fondit të shpenzimeve të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për vitin 2024, në shumën 393 000 000 (treqind e nëntëdhjetë e tre milionë lekë), sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E STATUSIT, MËNYRAVE TË PJESËMARRJES DHE MASËS SË DIETËS DITORE PËR VËSHTIRËSI SHËRBIMI TË PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË ABYEI (UNISFA)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 2 e 5, të nenit 6, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të nenit 3, të aktit normativ nr.4, datë 20.6.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei (UNISFA)”, miratuar me ligjin nr.59/2023, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pjesëmarrja e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Abyei, në kufirin midis Sudanit dhe Sudanit të Jugut, do të ketë një kohëzgjatje prej 3 (tre) vjetësh, me rotacion deri në 365 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë) ditë. Afati i misionit fillon të llogaritet nga data e dërgimit në mision. Periudhës së qëndrimit në mision i shtohen edhe ditët e qëndrimit për marrje e dorëzim detyre dhe të vonesave të transportit strategjik për ndërrimin me personelin e radhës.
2. Statusi i personelit të Forcave të Armatosura në këtë mision është sipas Marrëveshjes së Statusit të Forcave (SOFA), të datës 20 nëntor 2012, ndërmjet Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe qeverisë së Republikës së Sudanit të Jugut.
3. Ministria e Mbrojtjes, për personelin pjesëmarrës në këtë mision, përballon shpenzimet për:
a) dietat për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;
b) sigurimin e jetës;
c) transportimin për në atdhe të individëve të shkëputur të misionit në rast vdekjeje, sëmundjeje, pamundësie për të përfunduar misionin ose thyerjeje disipline;
ç) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së misionit.
4. Transportimi për në atdhe i individëve të shkëputur nga misioni në rast vdekjeje, sëmundjeje, pamundësie për të përfunduar misionin ose thyerjeje disipline përballohet nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, përveç rasteve kur do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy- ose shumëpalëshe, ku pala/palët tjetër/e tjera merr/marrin përsipër përballimin e këtyre shpenzime.
5. Ministria e Mbrojtjes bën sigurimin e jetës për ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, të cilët marrin pjesë në këtë mision.
6. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
7. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data e dërgimit të personelit në mision.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
FINANCIMIN E FEDERATËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT, PËR MBËSHTETJEN E EKIPIT KOMBËTAR TË FUTBOLLIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 13, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Financimin, në masën 200 000 000 (dyqind milionë) lekë, të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit, në kuadër të UEFA EURO 2024.
2. Fondi i përcaktuar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, transferohet në llogarinë e FSHF-së në bankën e nivelit të dytë “Union Bank”, sh.a., me numër llogarie 111141628020115, dhe përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2023 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, përkatësisht, në llogarinë ekonomike 604 “Transferta të brendshme”, në programin buxhetor 08140 “Zhvillimi i sportit”.
3. FSHF-ja, brenda muajit mars 2024, paraqet në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dokumentacionin justifikues/transfertat bankare për shpërndarjen e fondit sipas veprimtarisë për të cilën do të përdoret ky fond.
4. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Federata Shqiptare e Futbollit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTAVE TË MALLRAVE, QË MUND TË PËRDOREN OSE NUK KANË PËRDORIM TJETËR PËRVEÇ QËLLIMIT TË DËNIMIT ME VDEKJE, TORTURËS OSE DËNIME APO TRAJTIME MIZORE, ÇNJERËZORE OSE POSHTËRUESE, TË CILAT JANË OBJEKT I KONTROLLIT SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, pika 5, 9, pika 5, dhe 13, pika 6, të ligjit nr.27/2023, “Për kontrollin e tregtimit të produkteve që mund të përdoren për dënime me vdekje, torturë ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së mallrave, që nuk kanë përdorim tjetër përveç qëllimit të dënimit me vdekje, torturës ose dënime apo trajtime mizore, çnjerëzore ose poshtëruese, sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare.
2. Miratimin e listës së mallrave, që mund të përdoren për qëllime torture ose ndëshkime mizore, çnjerëzore apo poshtëruese, sipas shtojcës nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare.
3. Miratimin e listës së mallrave, që mund të përdoren për dënimin me vdekje, sipas shtojcës nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat janë objekt i kontrollit shtetëror të transferimeve ndërkombëtare.
4. Ngarkohet Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, REPUBLIKËS SË ITALISË, PËRFAQËSUAR NGA RAJONI I EMILIA-ROMAGNA, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, PËR PROGRAMIN INTERREG (INTERREG VI-B) IPA ADRIATIK-JON
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë, përfaqësuar nga Rajoni i Emilia Romagna, dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg (Interreg VI-B) IPA Adriatik-Jon, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SHTESË TË FINANCIMIT TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT TË DATËS 28 MARS 2018, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW), PËR PROJEKTIN “FONDI PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL (AAP) DHE PUNËSIMIN: QENDRA SHUMËFUNKSIONALE NË KAMZË”, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.330 DATË 6.6.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshillit i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes shtesë të financimit të marrëveshjes së financimit të datës 28 mars 2018, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (marrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW, Franfurt am Main (KfW), për projektin “Fondi për arsimin dhe aftësimin profesional (AAP) dhe punësimin: Qendra shumëfunksionale në Kamzë”, miratuar me vendimin nr.330, datë 6.6.2018, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
HAPJEN E MISIONIT DIPLOMATIK TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BOSNJË DHE HERCEGOVINË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen e misionit diplomatik “Ambasadë” të Republikës së Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës, Sarajevë.
2. Për hapjen e këtij misioni diplomatik, shpenzimet përballohen nga buxheti i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, miratuar për vitin 2024.
3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN NGA NDËRTIMET E LEGALIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Durrës, Zonat e Stimuluara, Kavajë dhe Vlorë.
2. Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 266 494 525,23 (dyqind e gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e katërqind e nëntëdhjetë e katër mijë e pesëqind e njëzet e pesë presje njëzet e tre) lekë, për sipërfaqen 39 279,54 (tridhjetë e nëntë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e nëntë presje pesëdhjetë e katër) m², sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Për kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë me numrat rendorë sipas kolonës 14, të shtojcës 1, përkatësisht: nr.12, nr.13, nr.19, nr.26, nr.30, nr.37, nr.38, nr.40, nr.51, nr.64, nr.68, nr.83, nr.84, nr.89, nr.92, nr.93, nr.119, nr.120, nr.145, nr.154, nr.171, nr.172, nr.173 dhe nr.175, sipas seksionit të veçantë (kolona 19) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, sipas pikave 3 dhe 4, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
4. Të ardhurat që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.
5. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Durrës, Zonat e Stimuluara, Kavajë dhe Vlorë kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
6. Ngarkohen Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.326, DATË 31.5.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS DHE PUNONJËSVE TË TJERË TË SPECIALITETEVE TË NDRYSHME NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Kreu 1/4, i vendimit nr.326, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”, zëvendësohet me kreun nr.1/4, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 prill 2023.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.750, DATË 1.12.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË AUTORITETIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE PËR VITIN 2023”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 117, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pasqyra nr.1, bashkëlidhur vendimit nr.750, datë 1.12.2022, të Këshillit të Ministrave, zëvendësohet me pasqyrën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.465, DATË 26.7.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR PËRMIRËSIMIN E NIVELIT TË KONTROLLIT TË MJETEVE MOTORIKE E RIMORKIOVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 88, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.465, datë 26.7.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 7, togfjalëshi “… 31 dhjetor 2023.” zëvendësohet me “… 31 dhjetor 2024.”.
b) Pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5, të aneksit I, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Pagesa e drejtuesit të Task-Forcës barazohet në pagë me nëpunësin civil të klasës I-4.
2. Pagesa e anëtarëve të Task-Forcës barazohet në pagë me nëpunësin civil të klasës II-1.
3. Pagesa e shefit të grupit të Task-Forcës barazohet në pagë me nëpunësin civil të klasës III-1.
4. Pagesa e specialistit të grupit të Task-Forcës barazohet në pagë me nëpunësin civil të klasës IV-1.
5. Pagesa e sekretarit/sekretares të/së drejtuesit të Task-Forcës barazohet me pagën minimale në shkallë vendi.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1058, DATË 16.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.1058, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Këshillit të Ministrave për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare”, të ndryshuar”, përmasat e pronave 1 dhe 13 zëvendësohen me përmasat sipas formularëve (2 (dy) fletë) dhe planrilevimeve (2 (dy) fletë), që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.422, DATË 6.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Fjalët “Znj. Albana Koçiu” zëvendësohen me “Znj. Enkela Dudushi”;
b) Fjalët “Z. Ilir Beqaj” zëvendësohen me “Znj. Jona Suli,”;
c) Fjalët “Z. Ervin Mete, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator për kapitullin 9;” zëvendësohen me “Znj. Mimoza Kaçi, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, negociator në detyrë për kapitullin 9, deri në emërimin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv;”.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PЁR
DISA NDRYSHIME NЁ VENDIMIN NR.531, DATË 7.9.2023, TЁ KЁSHILLIT TЁ MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË AKSIONARE SHTETËRORE “OPERATORI I BLERJEVE TË PËRQENDRUARA”, SH.A., PËR KRYERJEN E PROCEDURAVE TË VEÇANTA TË PROKURIMIT PUBLIK, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË, MINISTRIVE DHE INSTITUCIONEVE TË VARËSISË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 105, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, dhe të pikës 2, të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Nё vendimin nr.531, datë 7.9.2023, tё Kёshillit tё Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Pika 20 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“20. Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara (ASHPP) do tё vijojё tё kryejё procedurat e veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë deri nё fillimin e ushtrimit tё veprimtarisё së Organit të Blerjeve të Përqendruara, sh.a. (OBP).”.
b) Nё pikёn 21, fjalia e parё riformulohet, si më poshtë vijon:
“Operatori i Blerjeve të Përqendruara, sh.a., njofton me shkrim institucionet e përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, për datёn e fillimit tё ushtrimit të veprimtarisë, datё e cila pёrcaktohet me urdhёr tё ministrit të Financave dhe Ekonomisë.”.
c) Nё pikёn 23, fjalët “Me mbylljen e ushtrimit të veprimtarisë të ASHPP-sё sipas kёtij vendimi …” zёvendёsohen me “Me fillimin e ushtrimit të veprimtarisë së OBP, sh.a.-së ….”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Shtetërore e Prokurimeve të Përqendruara për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjёherё dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.613, DATË 29.7.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR.4/2020, “PËR SHKËMBIMIN AUTOMATIK TË INFORMACIONIT TË LLOGARIVE FINANCIARE””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.613, datë 29.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit nr.4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare””, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Në nenin 3 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në nënndarjen “v”, të shkronjës “a”, të pikës 27, togfjalëshi “… prej pikave 9, 7, 4, të këtij neni.” zëvendësohet me “… prej pikave 7, 8, 9, të këtij neni.”;
b) Në pikën 42, togfjalëshi “… të pikës 10 …” zëvendësohet me “… të pikës 6 …”.
2. Shtojca I “Lista e juridiksioneve pjesëmarrëse”, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me shtojcën me po të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Shtojca II “Lista e juridiksioneve të raportueshme”, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me shtojcën me po të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NGRITJEN DHE ORGANIZIMIN E NJËSIVE TË PËRHERSHME TË KËRKIM-STUDIMIT NË ALBANOLOGJI PRANË AKADEMISË SË SHKENCAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 19, të ligjit nr.53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ngritjen pranë Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë (në vijim, Akademia) të njësive të përhershme të kërkim-studimit, si njësi vijuese të veprimtarisë në fushën e albanologjisë të njësive kryesore të Akademisë së Studimeve Albanologjike, si më poshtë vijon:
a) Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë;
b) Instituti i Arkeologjisë;
c) Instituti i Historisë;
ç) Instituti i Antropologjisë;
d) Qendra e Studimit të Arteve;
dh) Qendra për Botimet Enciklopedike e Albanologjike (QBEA).
2. Qëllimi, fusha e kërkimit të njësive të përhershme të kërkim-studimit, mënyra e funksionimit dhe e organizimit të tyre, organet drejtuese dhe strukturat përbërëse përcaktohen në statutin e tyre përkatës, pjesë përbërëse e statutit të Akademisë.
3. Njësitë e përhershme të kërkim-studimit organizohen dhe funksionojnë sipas përcaktimeve në statutin e Akademisë, në rregulloret e brendshme të tyre dhe kuadrin ligjor në fuqi. Marrëdhëniet dhe raportet e njësive të përhershme të kërkim-studimit me strukturat ekzistuese të Akademisë dhe me organet e saj drejtuese rregullohen sipas përcaktimeve në ligjin nr.53/2019, “Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në statutin e Akademisë.
4. Njësitë e përhershme të kërkim-studimit të organizuara si institute drejtohen nga drejtori dhe kanë në përbërje departamentet, të cilat drejtohen nga përgjegjësit e tyre, ndërsa njësitë e përhershme të kërkim-studimit të organizuara si qendra drejtohen nga drejtori dhe kanë në përbërje sektorët, të cilët drejtohen nga përgjegjësit e tyre. Në mbështetje të këtyre njësive të përhershme, funksionon dhe administrata ndihmëse e këtyre njësive në bashkëpunim me administratën e Akademisë, si pjesë e nën drejtimin e saj, në përputhje me rregulloret e brendshme të këtij institucioni.
5. Njësitë e kërkim-studimit të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, kanë buxhetin e tyre si zë më vete në buxhetin vjetor të Akademisë, i cili detajohet për shpenzimet e personelit dhe shpenzimet e tjera korrente me vendim të Kryesisë së Akademisë. Procedurat për çeljen e buxhetit të tyre përcaktohen në udhëzimin vjetor të zbatimit të buxhetit.
6. Njësitë e kërkim-studimit në albanologji e ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe përdorin asetet, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme, së bashku me tërësinë e aseteve dhe të fondeve të trashëgimisë të kaluara në administrim të Akademisë, nëpërmjet vendimit nr.338, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për mbylljen e veprimtarisë së Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj”.
7. Marrëveshjet në fuqi, nënshkruar nga përfaqësues të Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) apo të njësive në përbërje të saj me institucione apo njësi të ngjashme, vendase apo të huaja, ruajnë vlefshmërinë juridike për sa kohë nuk ka kërkesë për revokim nga palët nënshkruese përgjegjëse. Marrëveshjet e lidhura në nivel institucional ndiqen nga Akademia, ndërsa marrëveshjet me palë nënshkruese njësitë e ASA-s ndiqen nga njësitë e përhershme përkatëse të kërkim-studimit, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
8. Kërkuesit shkencorë të njësive të përhershme gëzojnë të njëjtin status si të personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë. Kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me vendimin nr.748, datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë për punonjësit e personelit akademik të institucioneve të arsimit të lartë”, të ndryshuar. Për personelin akademik, nivelet e pagave sipas kufirit minimal të vendimit të sipërcituar garantohen nga buxheti i shtetit i miratuar për Akademinë.
9. Për personelin administrativ, kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me shkronjën “ç”, të pikës 1, të vendimit nr.325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”.
10. Për punonjësit mbështetës, kategoria dhe struktura e pagave të tyre përcaktohen në përputhje me vendimin nr.326, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për pagat e punonjësve mbështetës edhe punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”.
11. Organika e njësive të përhershme të kërkim-studimit për punonjësit kërkimorë, shkencorë, administrativë dhe mbështetës përbëhet nga 127 (njëqind e njëzet e shtatë) punonjës.
12. Të ardhurat e ASA-s për vitin 2023 trajtohen sipas përcaktimeve të kuadrit ligjor për arsimin e lartë, duke u mbartur dhe në vitin 2024 dhe përdoren me vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, për njësitë përgjegjëse të përcaktuara në këtë vendim.
13. Ngarkohet Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet financiare nga data 1.1.2024.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN DHE PUBLIKIMIN ZYRTAR TË NOMENKLATURËS SË KOMBINUAR TË MALLRAVE 2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 1 e 12, të ligjit nr.9461, datë 21.12.2005, “Për Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave dhe tarifën e integruar doganore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin dhe publikimin zyrtar të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave 2024, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2024.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NUMRIT TË PËRGJITHSHËM TË PUNONJËSVE TË GARDËS SË REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Numri i përgjithshëm i punonjësve të Gardës së Republikës së Shqipërisë është 1 505 (një mijë e pesëqind e pesë) veta.
2. Vendimi nr.445, datë 22.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës e të limitit organik dhe përcaktimin e funksioneve korresponduese për ҫdo gradë në Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Garda e Republikës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet më 1 janar 2024.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË PESHKIMIT DHE AKUAKULTURËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 66, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës (në vijim DSHPA), si person juridik, publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për peshkimin (në vijim ministri), me seli në Tiranë.
2. DSHPA-ja financohet nga buxheti i shtetit dhe burime të tjera të ligjshme. Buxheti i DSHPA-së përbën zë të veçantë në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për peshkimin.
3. DSHPA-ja ka si mision të garantojë menaxhimin e infrastrukturës së peshkimit dhe të lidhur me peshkimin, aktivitetet e kontrollit, inspektimit, monitorimit të hapësirës detare dhe grumbullimin e të dhënave në fushën e peshkimit e të akuakulturës.
4. DSHPA-ja e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie:
a) Kryerjen e aktiviteteve të shërbimeve në peshkim dhe akuakulturë;
b) Menaxhimin e infrastrukturës së peshkimit dhe të lidhur me peshkimin, sipas njërës prej mënyrave të parashikuara në legjislacionin në fuqi për peshkimin;
c) Kryerjen e aktiviteteve të kontrollit e të inspektimit.
II. PËRGJEGJËSITË FUNKSIONALE TË DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË PESHKIMIT DHE AKUAKULTURËS
DSHPA-ja ka përgjegjësi të organizojë punën për:
a) aktivitetet e kontrollit e të inspektimit për të garantuar zbatimin efektiv të legjislacionit të peshkimit e të akuakulturës;
b) grumbullimin, përpunimin dhe raportimin e të dhënave për sektorin e peshkimit e të akuakulturës në ministri;
c) menaxhimin efektiv të infrastrukturës së peshkimit e të infrastrukturës së lidhur me peshkimin;
ç) ofrimin e shërbimeve publike në peshkim dhe akuakulturë;
d) zhvillimin profesional, nëpërmjet trajnimeve dhe formave të tjera të inspektorëve të peshkimit.
III. ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I DREJTORISË SË SHËRBIMEVE TË PESHKIMIT DHE AKUAKULTURËS
1. DSHPA-ja e shtrin veprimtarinë e vet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe organizohet në nivel qendror.
2. DSHPA-ja drejtohet nga drejtori, i cili organizon dhe drejton veprimtarinë e saj, përfaqëson drejtorinë në marrëdhënie me të tretët dhe përgjigjet para ministrit.
3. Drejtori i DSHPA-së drejton veprimtarinë e përditshme të institucionit dhe ushtron kompetencat e mëposhtme:
a) Përcakton objektivat vjetorë, në përputhje me objektivat strategjikë të ministrisë;
b) Planifikon, bashkërendon dhe monitoron veprimtarinë e sektorëve të DSHPA-së;
c) Siguron unifikimin e praktikave të kontrollit e të menaxhimit të peshkimit dhe akuakulturës;
ç) Miraton dhe monitoron zbatimin e programit dhe raportin vjetor të monitorimit, kontrollit dhe menaxhimit të infrastrukturës;
d) Propozon dhe monitoron zbatimin e buxhetit të DSHPA-së;
dh) Nxjerr urdhra organizativë për mbarëvajtjen e vazhdueshme të punës për përcaktimin e procedurave, kompetencave, detyrave dhe funksioneve për kryerjen e veprimtarive të kontrollit, inspektimit dhe menaxhimit të infrastrukturës për strukturat e DSHPA-së;
e) Bashkërendon veprimtarinë e DSHPA-së me organet e tjera shtetërore në fushën e kontrollit, inspektimit dhe menaxhimit në fushën e peshkimit dhe akuakulturës, me të cilat është lidhur një marrëveshje bashkëpunimi;
ë) Siguron zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, përfshirë aktet nënligjore të ministrit, që rregullojnë veprimtarinë në fushën e peshkimit e të akuakulturës;
f) Përgatit një vlerësim të të ardhurave e të shpenzimeve dhe zbaton buxhetin e alokuar;
g) Monitoron rezultatet e drejtorisë kundrejt objektivave operacionalë dhe përgatit një raport të përgjithshëm vjetor të cilin ia paraqet ministrit;
gj) Merr masa për funksionimin e një rrjeti informacioni me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare;
h) Përgatit programin vjetor të inspektimit dhe, pas konsultimit me Inspektoratin Qendror, e paraqet për miratim në ministri;
i) Përgatit programin vjetor të punës dhe ia dërgon ministrisë për miratim;
j) Nxjerr akte administrative për zbatimin e politikave, strategjive, programeve të miratuara si dhe për menaxhimin administrativ, financiar, të burimeve njerëzore;
k) Rast pas rasti ngre Njësinë Operacionale të Inspektimit;
l) Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për peshkimin e akuakulturën si dhe për organizimin e funksionimin e administratës shtetërore.
4. DSHPA-ja ka për detyrë:
a) menaxhimin e veprimtarisë të qendrave të ripopullimit dhe aseteve të tjera që ka në administrim;
b) vëzhgimin e hapësirës detare nëpërmjet Sistemit të Monitorimit të Anijeve të Peshkimit, VMS, duke siguruar që shfrytëzimi i burimeve peshkore kryhet në përputhje me legjislacionin për peshkimin;
c) miradministrimin e fondeve buxhetore të miratuara;
ç) kontrollin, inspektimin dhe marrjen e masave administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
d) hedhjen e të dhënave për hyrje-daljet e anijeve të peshkimit nga portet shqiptare në Sistemin e Bazës së të Dhënave Shtetërore “Për trafikun detar”;
dh)bashkëpunimin me autoritetet kompetente të organizatave ndërkombëtare të peshkimit dhe të vendeve të tjera për garantimin e përmbushjeve të detyrimeve të marrëveshjeve ndërkombëtare në fuqi;
e) hartimin e programit të punës afatmesëm dhe afatgjatë ku përcaktohen:
i. objektivat e përgjithshëm, detyrat, treguesit e performancës dhe prioritetet;
ii. mjetet e kontrollit e të inspektimit që ka në dispozicion;
iii. shtesat, ndryshimet ose fshirjet në krahasim me programin e punës të vitit të kaluar, si dhe progresin e bërë në arritjen e objektivave dhe prioriteteve të përgjithshme të programit shumëvjeçar të punës.
ë) realizimin e analizave të riskut në bazë të:
i. të dhënave të peshkimit (zëniet, zbarkimet dhe sforcon e peshkimit);
ii. zbarkimeve të paraportuara, në veçanti duke krahasuar të dhënat mbi zëniet dhe importet dhe të dhënat e eksporteve e të konsumit kombëtar.
f) hartimin, bazuar në vlerësimin e riskut e të planeve të kontrollit në baza vjetore, raportimin e realizimit e të efektivitetit të tyre te ministri;
g) hartimin dhe përditësimin e programeve të trajnimit, sipas standardeve ndërkombëtare për inspektorët e peshkimit dhe organizimin e kurseve dhe seminareve për të gjithë personelin e përfshirë në aktivitetet e kontrollit e të inspektimit;
gj) hartimin dhe përditësimin e manualeve që përcaktojnë procedurat e harmonizuara të inspektimit;
h) hartimin dhe përditësimin e materialeve udhëzuese mbi programet e inspektimit e të kontrollit të disa formave të peshkimit, të miratuara nga ministri;
i) ndjekjen e procedurave për transferimin e menaxhimit të infrastrukturës së peshkimit dhe të lidhur me peshkimin, sipas legjislacionit në fuqi për peshkimin.
5. Marrëdhëniet e punës së drejtorit dhe nëpunësve të tjerë rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil, ndërsa marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.
6. Struktura dhe organika e DSHPA-së miratohen me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.
7. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të DSHPA-së miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të saj.
8. DSHPA-ja ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare. Stema e Drejtorisë përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës”, në përputhje me përcaktimet e vendimit të Këshillit të Ministrave për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës së Shqipërisë.
9. Vula e DSHPA-së ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin nr.390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare”. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
IV. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Vendimi nr.719, datë 20.10.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Drejtorisë së Shërbimeve të Midhjes dhe Peshkimit, Sarandë”, i ndryshuar, shfuqizohet.
2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DEKLARIMIN SI PASURI KULTURORE E PALUAJTSHME “QENDËR HISTORIKE” TË NJË ZONE NË QYTETIN-MUZE TË BERATIT, PËRCAKTIMIN E ZONËS MBROJTËSE TË SAJ DHE MIRATIMIN E PLANIT PËR RUAJTJEN, MBROJTJEN DHE ADMINISTRIMIN E SAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, pika 3, shkronjat “a” e “ç”, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Deklarimin si pasuri kulturore e paluajtshme “qendër historike” të një zone në qytetin-muze të Beratit, sipas koordinatave dhe hartave të zonifikimit në Kornizën Referuese Gjeodezike Shqiptare (në vijim, KRGJSH), që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Përcaktimin e zonës mbrojtëse të “qendrës historike” të një zone në qytetin-muze të Beratit, sipas koordinatave dhe hartave të zonifikimit në KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Miratimin e planit për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Vendimi nr.767, datë 12.11.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen “qendër historike” të një zone në qytetin-muze të Beratit dhe miratimin e rregullores “Për mbrojtjen, konservimin e integruar, administrimin e “qendrës historike” dhe zonës së mbrojtur të qytetit të Beratit””, shfuqizohet.
5. Ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartën e “qendrës historike” të një zone në qytetin-muze të Beratit dhe të zonës mbrojtëse të saj në Gjeoportalin Kombëtar.
6. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR PËR EMERGJENCAT CIVILE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 14, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Planit Kombëtar për Emergjencat Civile, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vendimi nr.835, datë 3.12.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar për Emergjencat Civile”, shfuqizohet.
3. Ngarkohen të gjitha ministritë dhe institucionet përgjegjëse, të cilat kanë role dhe përgjegjësi specifike të përcaktuara në Planin Kombëtar për Emergjencat Civile, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROGRAMIT TË PËRGJITHSHËM ANALITIK TË PROJEKTAKTEVE QË DO TË PARAQITEN PËR SHQYRTIM NË KËSHILLIN E MINISTRAVE GJATË VITIT 2024
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2024, sipas tabelave që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
RREGULLAT DHE PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË NEVOJËS, HARTIMIT, BASHKËPUNIMIT, MIRATIMIT DHE FUNKSIONIMIT TË METODAVE APO TË SEKSIONEVE TË REJA TË PLATFORMËS “ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 18, të ligjit nr.107/2021, “Për bashkëqeverisjen”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Ky vendim ka si qëllim të përcaktojë:
a) rastet kur është i nevojshëm krijimi i metodave ose seksioneve të reja të platformës “Me ty për Shqipërinë që duam”, në vijim e quajtur “Platforma”, dhe procedurën që ndiqet për hartimin e miratimin e tyre;
b) rregullat për “Këshillimin Kombëtar”, qoftë si një instrument për krijimin e metodave të bashkëqeverisjes, ashtu edhe për zbatimin e qëllimeve të ligjit nr.107/2021, “Për bashkëqeverisjen”.
2. Nisma për krijimin e metodave ose seksioneve të reja mund të ndërmerret nëse janë të pranishme këto rrethana apo kushte:
a) Nga ankesat/kërkesat e subjekteve në “Platformë”, nga të dhënat e marra në mënyrë direkte ose të tërthortë (deduktive) përmes “Këshillimit Kombëtar” apo nga veprimtaria e vetë institucioneve shtetërore konstatohen problematika me karakter të vazhdueshëm ose të përsëritshëm, të cilat, për shkak të specifikave, mund të adresohen në mënyrë më efektive nëpërmjet krijimit të metodave ose seksioneve të reja, të ndryshme nga ato ekzistuese;
b) Metoda ose seksioni i ri paraqet risi dhe përmirësime në drejtim transparencës ose shpejtësisë së ndërveprimit të subjektit me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje (në vijim e quajtur “Agjencia”) dhe institucionet shtetërore.
II. PROCEDURAT PËR METODAT APO SEKSIONET E REJA
1. Krijimi i metodave ose seksioneve të reja të “Platformës” mund të nisë nga vetë Agjencia me nismën e saj ose me propozimin e Kryeministrit, ministrit apo institucionit qendror që ka në përgjegjësi çështjet shtetërore, për të cilat kërkohet krijimi i metodës ose seksionit. Këto organe mund të mbështeten në nismën e tyre edhe nga “Këshillimi Kombëtar”, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kur nevoja për krijim ose jo është pjesë e vetë këshillimit, apo në mënyrë të tërthortë, kur si rrjedhojë e informacionit të përftuar mbi çështjet e tjera, objekt këshillimi, deduktohet dhe argumentohet edhe nevoja për krijimin e metodës apo seksionit të ri të platformës.
2. Në rast të ndërmarrjes së nismës nga vetë Agjencia për të krijuar metodën apo seksionin e ri të “Platformës”, ajo mbështetet në:
a) konstatimet e saj nga të dhënat e administruara në “Platformë”;
b) informacionin e mbledhur nga veprimtaria inspektuese e Agjencisë, sipas kreut X, të ligjit nr.107/2021, “Për bashkëqeverisjen”;
c) kërkesat e subjekteve përdoruese të “Platformës” për krijimin e metodave apo seksioneve të reja, nëse ka të tilla;
ç) informacionin e përftuar nga “Këshillimi Kombëtar”, qoftë si rrjedhojë e të dhënave të marra nga çështjet, objekt këshillimi, qoftë nëse krijimi i metodës apo seksionit është objekt këshillimi në vetvete.
3. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, për nismën e tij të hartimit të metodës ose seksionit të ri të “Platformës” njofton Kryeministrin, ministrin/at ose drejtuesit e institucioneve qendrore në fushën e përgjegjësisë të të cilave është çështja, për të cilën krijohet metoda apo seksioni i ri apo që preken nga krijimi i tij. Agjencia njofton, gjithashtu, edhe AKSHI-n, i cili ngarkohet të asistojë Agjencinë për zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit, të nevojshme për krijimin dhe mbështetjen e metodës ose seksionit të ri.
4. Procesi i hartimit të metodës apo seksionit të ri nis me ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës, me urdhër të përbashkët të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë, drejtorit të Përgjithshëm të AKSHI-t, si dhe të ministrit/ave apo drejtuesit/ve të institucionit/eve qendror/e, në varësi të fushës së përgjegjësisë përkatëse. Përveç përfaqësuesve të kabineteve dhe nëpunësve civilë të ministrive apo të institucioneve qendrore, në veprimtarinë e grupit të punës mund të ftohen të marrin pjesë edhe përfaqësues të kabinetit të Kryeministrit.
5. Grupi ndërinstitucional i punës përgatit një raport që përmban përshkrimin e:
a) parimit dhe mekanizmit të funksionimit të metodës ose seksionit që propozohet;
b) qëllimit dhe objektit të trajtimit të kësaj metode ose këtij seksioni;
c) argumentimit të rrethanave ose kushteve të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi;
ç) ndikimit që parashikohet të ketë metoda apo seksioni në drejtim të aksesit dhe përfshirjes së subjekteve, në përputhje me qëllimin dhe parimet e ligjit nr.107/2021, “Për bashkëqeverisjen”;
d) zhvillimeve të nevojshme për krijimin e metodës ose seksionit të ri në fushën e teknologjisë së informacionit;
dh) shpenzimeve të nevojshme për krjimin e metodës ose seksionit;
e) identifikimit dhe përcaktimit të të dhënave parësore e dytësore, të nevojshme për krijimin e metodës ose seksionit të ri;
ë) në rastin ndërmarrjes së nismës si pasojë indirekte e të dhënave të përftuara nga “Këshillimi Kombëtar”, raporti përmban edhe argumentimin e nevojës së krijimit të metodës apo seksionit, bazuar në këto të dhëna.
6. Pas përfundimit të raportit, Agjencia harton projektvendimet e Këshillit të Ministrave për krijimin e metodës ose seksionit të ri në bazë të pikës 1, të nenit 18, të ligjit nr.107/2021, “Për bashkëqeverisjen”, si dhe ndryshimet në bazën e të dhënave të “Platformës”, në bazë të pikës 4, të nenit 16, të të njëjtit ligj, dhe të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”. Projektvendimet, së bashku me relacionet shpjeguese dhe raportin e hartuar nga grupi i punës, sipas pikës 7, të këtij vendimi, i përcillen Kryeministrit, për t’u proceduar, në përputhje me legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave.
III. RREGULLAT E KËSHILLIMI KOMBËTAR
1. “Këshillimi Kombëtar” është një proces gjithëpërfshirës në kuadër të parimeve të bashkëqeverisjes për përmbushjen e objektit të mendimdhënies së publikut nëpërmjet mbledhjes së opinionit të qytetarëve mbi politikat, nismat, vendimmarrjen e Këshillit të Ministrave, si dhe mbi çështjet që lidhen me veprimtarinë e institucioneve të administratës shtetërore në drejtim të dhënies së shërbimeve cilësore ndaj publikut.
2. “Këshillimi Kombëtar”, krahas qëllimit të përcaktuar në pikën 1, të këtij kreu, mund të shërbejë si shkak për ndërmarrjen e nismës për krijimin e metodave apo seksioneve të reja të Platformës në një nga këto mënyra:
a) Në mënyrë direkte, nëse krijimi ose jo i tyre bëhet shprehimisht objekt i “Këshillimit Kombëtar”;
b) Në mënyrë të tërthortë, kur si rrjedhojë e informacionit të përftuar mbi çështjet e tjera, objekt këshillimi, deduktohet dhe argumentohet edhe nevoja për krijimin e metodës apo seksionit të ri të platformës.
3. “Këshillimi Kombëtar” kryhet nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, kryesisht me nismën e saj ose me nismën e Kryeministrit, kur vlerësohet e nevojshme prej tyre, jo më shpesh se dy herë në vit. Si rregull, nisma ndërmerret për çështjet që qeveria shqiptare kërkon të marrë mendimin e qytetarëve lidhur me politikat e qeverisjes dhe çështjet me rëndësi strategjike për vendin.
4. Mbledhja e opinionit të qytetarëve në kuadër të këtij procesi këshillimi kryhet nëpërmjet plotësimit nga ana e tyre të një pyetësori të hartuar nga Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, i cili shpërndahet në formatin fizik nga Posta Shqiptare, sh.a., pranë adresave të tyre të banimit.
5. Pyetësori hartohet në bazë të çështjeve/pyetjeve për të cilat Kryeministri i ka komunikuar Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje nismën për zhvillimin e Këshilimit, ose të çështjeve/pyetjeve që kjo e fundit ka vlerësuar të përshtatshme me nismën e saj, pasi të ketë marrë miratimin e Kryeministrit për to.
6. Pas shpërndarjes së pyetësorit nga Posta Shqiptare, mënyrat e plotësimit dhe të përcjelljes së tij nga qytetarët janë:
a) Në versionin fizik (të printuar);
b) Në rrugë elektronike, nëpërmjet aksesimit on-line në faqen zyrtare përkatëse, të ngritur për këtë qëllim.
Plotësimi kryhet nga kryefamiljari dhe/ose anëtarë të familjes në moshë madhore.
7. Në rastin e përgjigjeve të pyetësorit të përcjella në rrugë elektronike nga qytetarët, AKSHI mundëson kryerjen e procesit teknik të zhvillimit të “Këshillimit Kombëtar” në rrugë elektronike.
8. Plotësimi dhe përcjellja e pyetësorit të “Këshillimit Kombëtar”, në të dyja rastet e parashikuara në pikën 6 kryhen në mënyrë anonime.
9. Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje është institucioni përgjegjës për zhvillimin dhe monitorimin e Këshillimit në bashkëpunim me INSTAT-in dhe Posta Shqiptare, sh.a., apo me çdo institucion publik tjetër të nevojshëm, sipas marrëveshjes kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional që lidhet midis tyre për kryerjen e fazave specifike të procesit, në përputhje me kuadrin ligjor institucional të secilit prej këtyre institucioneve.
10. Mbledhja e të dhënave të pyetësorit të “Këshillimit Kombëtar” kryhet për qëllime statistikore, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për statistikat zyrtare dhe legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe shërben si mjet për të përmirësuar dhe jetësuar politikat qeverisëse.
11. Rezultatet e përgjigjeve të pyetësorit të programit të “Këshillimit Kombëtar” bëhen publike nëpërmjet publikimit në media dhe në faqen zyrtare të Këshillimit Kombëtar, brenda 4 (katër) javëve nga momenti i përfundimit të afatit për dërgimin e përgjigjeve të pyetësorit.
IV. DISPOZITA TË FUNDIT
1. Vendimi nr.43, datë 1.2.2023, i Këshillit të Ministrave, “Për rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të nevojës, hartimit, bashkëpunimit, miratimit dhe funksionimit të metodave apo të seksioneve të reja të Platformës “Me ty për Shqipërinë që duam””, shfuqizohet.
2. Fondi për përballimin e “Këshillimit Kombëtar” akordohet, rast pas rasti, në buxhetin vjetor të Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, e cila e shpërndan tek institucionet bashkëpunuese, sipas preventivëve me shpenzimet përkatëse, bazuar në marrëveshjen kuadër ndërinstitucionale.
3. Ngarkohen ministritë, institucionet qendrore, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Posta Shqiptare, sh.a., dhe INSTAT-i për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR SIGURINË E INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR, QË TRAJTOHET NË SISTEMET E KOMUNIKIMIT DHE INFORMACIONIT (SKI)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 49, të ligjit nr.10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për sigurinë e informacionit të klasifikuar, që trajtohet në sistemet e komunikimit dhe informacionit (SKI)”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ministritë, institucionet shtetërore dhe operatorët ekonomikë nxjerrin udhëzimet përkatëse për zbatimin e këtij vendimi brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
3. Vendimi nr.542, datë 25.7.2019, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për sigurimin e informacionit të klasifikuar që trajtohet në sistemet e komunikimit dhe të informacionit (SKI)””, shfuqizohet.
4. Ngarkohen ministritë, institucionet shtetërore dhe operatorët ekonomikë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPËRBLIMIN E KATEGORISË SË PERSONAVE QË PËRFITOJNË PENSION INVALIDITETI DHE PENSION FAMILJAR, PËR VITIN 2023
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 14, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpërblimin, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë, të personave që përfitojnë pension invaliditeti dhe pension familjar, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për vitin 2023.
2. Të drejtën për të përfituar shpërblimin, në masën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, e kanë edhe ata persona të cilëve iu lind e drejta për përfitimin e pensionit deri në datën 31.12.2023, përfshirë edhe këtë datë, dhe kanë të drejtë ta marrin vetëm një herë këtë shpërblim.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 560 473 000 (pesëqind e gjashtëdhjetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e tre mijë), e ndarë në 556 025 000 (pesëqind e pesëdhjetë e gjashtë milionë e njëzet e pesë mijë) lekë për shpërblimin dhe 4 448 000 (katër milionë e katërqind e dyzet e tetë mijë) lekë shpenzime administrative për dhënien e shpërblimit. Efektet financiare përballohen nga “Fondi i kontingjencës”, i miratuar në buxhetin e vitit 2023 dhe buxheti i Institutit të Sigurimeve Shoqërore për vitin 2023.
4. Shpërblimet kalohen në llogaritë e pensionistëve në muajin dhjetor 2023 dhe paguhen gjatë këtij muaji. Në rastet kur pagesat efektive nuk kryhen brenda muajit dhjetor 2023, ato do të paguhen gjatë vitit 2024. Shpërblimi i patërhequr parashkruhet pas datës 31.12.2024.
5. Administrimi i fondeve buxhetore të shpërblimit të pensionistëve, caktimi i shpërblimit për çdo përfitues dhe pagesa realizohen nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore e Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë, sipas të njëjtave procedura, që zbatohen për administrimin e fondit të sigurimeve shoqërore.
6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi, të cilat autorizohen të kryejnë edhe rialokimin e fondeve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE TË QEVERISJES QENDRORE NË PROCESIN E SHQYRTIMIT ANALITIK TË ACQUIS (SCREENING), NË KUADËR TË PROCESIT TË NEGOCIATAVE ME BASHKIMIN EVROPIAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpërblimin për paraqitje të mirë të Republikës së Shqipërisë në procesin e shqyrtimit analitik të acquis (screening), në kuadër të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, zhvilluar midis datave 15 shtator 2022 deri më 24 nëntor 2023, të punonjësve organikë të njësive të qeverisjes qendrore, të cilët janë aktualisht në marrëdhënie pune në njësitë e qeverisjes qendrore, si më poshtë vijon:
a) Ministrin e Shtetit dhe Kryenegociator dhe negociatorët, të përcaktuar sipas vendimit nr.422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërise në Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, që kanë qenë në këtë pozicion përgjatë periudhës së parashikuar në këtë vendim;
b) Pjesëmarrësit e delegacionit të Republikës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:
i. Personat të cilët kanë marrë pjesë (fizikisht) në takimet dypalëshe për shqyrtimin analitik të acquis (Screening), në kuadër të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, në Bruksel;
ii. Prezantuesit on-line dhe mbështetësit on-line, sipas agjendave zyrtare dërguar shërbimeve të Komisionit Evropian të takimeve dypalëshe për shqyrtimin analitik të acquis (Screening), në kuadër të procesit të negociatave me Bashkimin Evropian;
c) Kontribuesit në përgatitjen përmbajtësore të takimeve dypalëshe për shqyrtimin analitik të acquis (Screening) për negociatat me Bashkimin Evropian, sipas kontributit në përgatitjet dhe paraqitjen e mirë, të përcaktuar nga çdo negociator për kapitull dhe/ose kriter, si më poshtë vijon:
i. Në masën deri në 10 punonjës kontribues për kapitull, për kapitujt 1, 11, 12, 14, 27;
ii. Në masën deri në 5 punonjës kontribues për kapitull, për kapitujt dhe kriteret e tjera;
ç) Sekretariatet e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian (GNPIE), sipas urdhrit nr.94, datë 20.5.2019, të Kryeministrit, si dhe sekretariati i përcaktuar sipas pikës 3, të kreut V.1, të urdhrit nr.57, datë 24.4.2023, të Kryeministrit;
d) Punonjësit e Departamentit të Politikës dhe Integrimit Evropian, në Kryeministri, si edhe të kabinetit të ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator;
dh) Ambasadori dhe personeli diplomatik i Misionit të Përhershëm të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel.
2. Masa e shpërblimit të jetë një pagë mujore bruto, sipas pagës që nëpunësit përfitues, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, kanë në momentin e hyrjes në fuqi të tij, por jo më shumë se paga e funksionit Ministër Shteti dhe Kryenegociator, dhe për një shpërblim të vetëm.
3. Negociatori në detyrë, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, konfirmon pranë institucioneve përkatëse, për çdo kapitull dhe/ose kriter, listën e punonjësve që përfitojnë shpërblimin, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij vendimi.
4. Punonjësit sipas pikës 1, të këtij vendimi, të cilët kanë ndryshuar pozicionin e punës, por që janë ende në marrëdhënie pune në njësitë e qeverisjes qendrore, përfitojnë shpërblimin nga institucioni përkatës ku kanë kontribuuar për takimet dypalëshe, bazuar në konfirmimin nga negociatori përkatës për kapitullin dhe kriterin përkatës.
5. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen nga fondi i veçantë, sipas nenit 12, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar me aktin normativ nr.6, datë 14.12.2023, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023””. Njësitë e qeverisjes qendrore paraqesin pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kërkesën për fonde shtesë, me qëllim ekzekutimin e këtij vendimi. Ministria e Financave dhe Ekonomisë miraton dhe alokon fondin përkatës.
6. Institucionet publike jobuxhetore shpërblejnë me burimet financiare të tyre punonjësit sipas pikës 1, të këtij vendimi.
7. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e qeverisjes qendrore të kryejnë veprimet financiare për zbatimin e këtij vendimi deri në datën 15 janar 2024.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I INSTITUTIT TË POLICISË SHKENCORE”, DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLICISË SË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Institutit të Policisë Shkencore”, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “ndërtesë” dhe “njësi”, me një vlerë të përgjithshme prej 6 278 426.40 (gjashtë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e katërqind e njëzet e gjashtë pikë dyzet) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 6 278 426.40 (gjashtë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e katërqind e njëzet e gjashtë pikë dyzet) lekësh, përballohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
8. Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Jug, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë të pasurive që shpronësohen sipas këtij vendimi në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Brendshme për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron kalimin e pronësisë të pasurive që shpronësohen sipas këtij vendimi në favor të shtetit, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Brendshme për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Jug, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E RASTEVE DHE TË RREGULLAVE PËR SHPËRBLIMIN NË NATYRË TË SHPRONËSIMEVE PËR INTERES PUBLIK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 19, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rasteve dhe i rregullave për shpërblimin në natyrë të shpronësimeve për interes publik.
Neni 2
Parime dhe rregulla të përgjithshme të shpërblimit në natyrë
1. Shpërblimi në natyrë i shpronësimeve për interes publik realizohet duke garantuar transparencën, barazinë e shtetasve dhe mbrojtjen e interesave dhe të të drejtave të tyre pasurore.
2. Shpërblimi në natyrë i shpronësimeve për interes publik bëhet në respektim të parimit të shpërblimit të drejtë, në përputhje me pikën 4, të nenit 41, të Kushtetutës, dhe me nenin 153 të Kodit Civil.
3. Në çdo rast, pasuria e paluajtshme në pronësi të shtetit, që mund të përdoret si shpërblim në natyrë, duhet të jetë e lirë nga çdo lloj barre, konflikti gjyqësor apo pengesë tjetër ligjore.
4. Në çdo rast, shpërblimi në natyrë realizohet vetëm pasi merret pëlqimi i subjektit që shpronësohet. Pëlqimi i subjektit që shpronësohet për të marrë shpërblimin në natyrë duhet të jetë unanim i të gjithë bashkëpronarëve, e konfirmuar nëpërmjet një akti noterial të nënshkruar nga të gjithë bashkëpronarët ose përfaqësuesit e tyre me prokurë, në të cilin përshkruhet në mënyrë të qartë e të saktë pasuria e paluajtshme në pronësi të shtetit, që do të përdoret si shpërblim në natyrë dhe pranimi i shpërblimit për shpronësimin për interes publik nëpërmjet shpërblimit në natyrë.
5. Subjekti kërkues mund të propozojë kompensimin nëpërmjet shpërblimit në natyrë për të gjithë ose për një pjesë të pronarëve, që preken nga projekti për të cilin po kryhet shpronësimi për interes publik.
6. Procedura e shqyrtimit, e miratimit dhe e ekzekutimit të shpronësimit është e njëjtë si në rastet kur pasuria që shpronësohet shpërblehet në vlerë financiare, siç përcaktohet në ligjin nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, si dhe në rregullat e parashikuara në këtë vendim.
Neni 3
Rastet e shpërblimit në natyrë
1. Shpërblimi në natyrë kryhet kur:
a) vlera e shpronësimit është shumë e lartë në raport me vlerën e fondit buxhetor të shpronësimeve; ose
b) pronarët e pronës që shpronësohet, në rastet kur është njësi banimi, nuk kanë njësi banimi tjetër në pronësi, kanë nevojë strehimi dhe atyre mund t’u sigurohet banesë nga banesat në pronësi të shtetit.
2. Subjektet që shpronësohen për interes publik, në rastet e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, shpërblehen në natyrë:
a) nëpërmjet shkëmbimit të pasurisë, pronë private, që shpronësohet me një pasuri tjetër të paluajtshme, në pronësi të shtetit me të njëjtën vlerë me pasurinë që shpronësohet;
b) nëpërmjet kombinimit të formës së shpërblimit në vlerë financiare me shkëmbimin në natyrë të pasurisë, pronë private, që shpronësohet me një pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit, sipas rasteve të parashikuara në këtë vendim.
3. Përjashtohen për t’u ofruar për shkëmbim pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit, që ndodhen në zonat bregdetare, zonat për zhvillimin e turizmit dhe pasuritë e tjera që ndalohen për t’u tjetërsuar, sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 4
Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për shpronësimet, që shpërblehen në natyrë
1. Kërkesa për shpronësim me shpërblimin në natyrë paraqitet nga subjekti kërkues në favor të të cilit bëhet shpronësimi, shoqëruar me dokumentacionin përkatës, siç përcaktohet në nenin 10, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, si dhe:
a) relacionin shpjegues, në të cilin argumentohet mungesa e fondeve për shpronësim apo raporti i saj i lartë me vlerën e fondit buxhetor të shpronësimeve, arsyeja e përfshirjes së shpërblimit në natyrë të subjekteve që preken nga shpronësimi, si dhe pjesët takuese të subjekteve që do të shpronësohen e kompensohen nëpërmjet shkëmbimit me një pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit;
b) aktet kadastrale të pasurisë së paluajtshme në pronësi të shtetit, ku të pasqyrohen referenca të plota lidhur me zonën kadastrale, numri i pasurisë, volum faqe, sipërfaqja e pronës dhe vlera e pasurisë shtetërore, bazuar në çmimet në fuqi të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave;
c) konfirmimin me shkrim të organit kompetent për pasurinë shtetërore, e cila mund të përdoret si shkëmbim në natyrë;
ç) listën e pronarëve të pasurive, pronë private, që shpronësohen, për të cilët mënyra e kompensimit parashikohet të jetë nëpërmjet shpërblimit në natyrë, sipërfaqen e këtyre pasurive dhe vlerësimin paraprak të tyre;
d) pëlqimin e subjektit që shpronësohet për të marrë shpërblimin në natyrë.
2. Shpërblimi në natyrë mund të kërkohet edhe nga vetë subjekti, pasuria pronë private e të cilit do të shpronësohet, duke paraqitur kërkesën për shpërblim në natyrë pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësim.
3. Në rast se kërkesa bëhet sipas pikës 2, të këtij neni, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin ndjek procedurën deri në nënshkrimin ose jo të marrëveshjes, duke bërë paraprakisht:
a) vlerësimin, nëse subjekti, pasuria pronë private e të cilit po i shpronësohet, është në një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, të nenit 3;
b) marrjen e dakordësisë nga ministria përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore për mundësinë e kryerjes së shpërblimit në natyrë me një pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit.
4. Vetëm në rastin kur plotësohen të dyja kushtet paraprake të përcaktuara në pikën 3, të këtij neni, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin vijon procedurën për kryerjen e shpërblimit në natyrë me një pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit. Në rast se një nga kushtet e përcaktuara në pikën 3, të këtij neni, nuk plotësohet, kompensimi i pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, bëhet vetëm me vlerë financiare.
Neni 5
Detyrat dhe përgjegjësitë e institucioneve përgjegjëse
1. Gjatë procesit të shqyrtimit të kërkesës për shpronësim, në rast se Agjencia Shtetërore për Shpronësimin vlerëson që ndodhemi në një prej rasteve të përcaktuara në pikën 1, të nenit 3, të këtij vendimi, kërkon informacion dhe dokumentacionin përkatës nga Agjencia Shtetërore për Kadastrën dhe institucione të tjera shtetërore lidhur me pasuritë, pronë shtetërore, që propozohen të shkëmbehen.
2. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga paraqitja e kërkesës për shpronësim ose plotësimit të mangësive që mund të ketë, kërkon dakordësi me shkrim nga ministria përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore, në rastin kur pasuria që do të shkëmbehet është në pronësi të shtetit, nga ministria që ka në përgjegjësi administrimi pasurinë e paluajtshme në pronësi të shtetit ose nga njësia e vetëqeverisjes vendore, në rastin kur pasuria që do të shkëmbehet është në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Organet përkatëse duhet të shprehen brenda 10 (dhjetë) ditëve mbi kërkesën e Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
3. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, pas pranimit të kushteve të ofruara, ndjek procedurën për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, dhe ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore.
4. Në rast se kërkesa për shpronësim bëhet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe pasuria e paluajtshme që do të shkëmbehet është në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, marrëveshja lidhet nga njësia përkatëse, pas marrjes së miratimit nga këshilli bashkiak, i cili ushtron të drejtën e administrimit të pronës, sipas ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar.
5. Në rastet kur pasuria e paluajtshme që do të shkëmbehet është në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, por subjekt kërkues nuk është njësia e vetëqeverisjes vendore, këshilli bashkiak përkatës merr vendim për dhënien e pëlqimit për kalimin në pronësi të shtetit dhe përgjegjësi administrimi të ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore. Ministria përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore ndjek procedurën për revokimin e së drejtës së pronësisë nga njësia e vetëqeverisjes vendore dhe kalimin në pronësi të shtetit.
6. Në rastet kur pasuria e paluajtshme që do të shkëmbehet është në pronësi të shtetit dhe në përgjegjësi administrimi të njërës prej ministrive, pas marrjes së dakordësisë me shkrim sipas pikës 2, të këtij neni, ndiqet procedura për kalimin në përgjegjësi administrimi, me qëllim tjetërsimin e shkëmbimin e pasurisë përkatëse te ministria përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore. Pas kalimit në përgjegjësi administrimi, te ministria përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore, vijohet me procedurën për kryerjen e shpërblimit në natyrë deri në lidhjen e marrëveshjes ndërmjet palëve.
KREU II
PROCEDURA DHE RREGULLAT PËR SHPËRBLIMIN NË NATYRË
Neni 6
Procedura për kryerjen e shpërblimit në natyrë
1. Kërkesa për shpronësimin që shpërblehet në natyrë verifikohet nga komisioni i ngritur në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar.
2. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, së bashku me kërkesën për shpronësim, i vendos në dispozicion komisionit dakordësinë me shkrim të dhënë nga institucionet e përmendura në nenin 5, të këtij vendimi, si dhe çdo dokument tjetër lidhur me pasuritë që janë objekt shkëmbimi.
3. Brenda 5 (pesë) ditëve pune nga ngritja e tij, komisioni shqyrton e verifikon kërkesën e paraqitur nga subjekti kërkues dhe dokumentacionin e paraqitur për kryerjen e shpërblimit në natyrë. Në rast se kërkesa dhe dokumentacioni i paraqitur nuk është i plotë ose i saktë, komisioni i kërkon subjektit kërkues plotësimin e dokumentacionit brenda 5 (pesë) ditëve pune nga marrja dijeni.
4. Komisioni, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga momenti i paraqitjes së kërkesës ose nga momenti i plotësimit të dokumentacionit, verifikon vlerën e pasurisë që po shpronësohet e që shkëmbehet, sipas përcaktimeve në nenet 5 dhe 6, të këtij vendimi.
5. Në përfundim të verifikimeve të nevojshme dhe të procedurave të parashikuara në këtë vendim, kur kërkesa dhe dokumentacioni shoqërues plotësojnë kriteret e përcaktuara, komisioni vendos:
a) shkëmbimin e pasurisë së paluajtshme, pronë private, me një pasuri tjetër të paluajtshme, pronë shtetërore; ose
b) shkëmbimin e pasurisë së paluajtshme, pronë private, me një pasuri tjetër të paluajtshme, pronë shtetërore, të kombinuar me shpërblim financiar shtesë, sipas parashikimeve të këtij neni.
6. Brenda 5 (pesë) ditëve pune nga marrja e vendimit, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin njofton subjektin kërkues në favor të të cilit kërkohet të bëhet shpronësimi, si dhe subjektet, pasuria pronë private e të cilëve do të shpronësohet, duke bërë njëkohësisht edhe publikimin e kërkesës për shpronësim në “Fletoren zyrtare”. Kërkesa për shpronësim në “Fletoren zyrtare” përmban edhe vlerësimin paraprak të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, si edhe të pasurisë së paluajtshme, pronë shtetërore, që do të shkëmbehet.
7. Pronarët privatë ose personat e tretë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e njoftimit apo e publikimit, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatëse pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Komisioni shqyrton pretendimet e kërkuesve brenda 3 (tri) ditëve nga marrja e tyre.
8. Në përfundim të procesit, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin përcjell pranë ministrisë përgjegjëse për zhvillimin urban propozimin për shpronësim, i cili, përveç dokumentacionit të parashikuar në nenin 20, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, përmban edhe:
a) relacionin shpjegues, në të cilin argumentohet arsyeja e përfshirjes së shpërblimit në natyrë të subjekteve që preken nga shpronësimi për interes publik, si dhe pjesët takuese të subjekteve që do të shpronësohen e kompensohen nëpërmjet shkëmbimit me një pasuri të paluajtshme në pronësi të shtetit;
b) listën përfundimtare të pronarëve të pasurive, pronë private, që shpronësohen, për të cilët mënyra e kompensimit parashikohet të jetë nëpërmjet shpërblimit në natyrë, si dhe dokumentin që vërteton pëlqimin e pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, për shpërblimin në natyrë;
c) dokumentacionin e plotë të vlerësimit të pasurive që shkëmbehen;
ç) çdo dokument tjetër të nevojshëm që ka shoqëruar procedurën e kryerjes së shkëmbimit të pasurive.
9. Pas miratimit të vendimit të shpronësimit nga Këshilli i Ministrave, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, kryhet procedura për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, dhe ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronave shtetërore apo njësisë së vetëqeverisjes vendore, sipas rastit.
10. Mosnënshkrimi i marrëveshjes nga pronari i pasurisë pronë private pas dhënies së pëlqimit dhe miratimit të vendimit të shpronësimit nga Këshilli i Ministrave nuk e pengon kryerjen e procedurës së shpronësimit.
11. Pasuria e paluajtshme në pronësi të shtetit regjistrohet në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, sipas legjislacionit në fuqi, në pronësi të pronarit privat, jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë nga lidhja e marrëveshjes, sipas pikës 9, të këtij neni.
12. Pasuritë pronë private të shkëmbyera duhet të regjistrohen në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, sipas legjislacionit në fuqi, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga lidhja e marrëveshjes, sipas pikës 9, të këtij neni, në pronësi të organit shtetëror përkatës ose të subjektit kërkues, sipas kërkesës së këtij të fundit.
Neni 7
Rregullat e shpërblimit në natyrë sipas llojit të pasurisë
1. Si rregull, shpërblimi në natyrë realizohet me të njëjtën kategori prone që është objekt shpronësimi, sipas përcaktimeve të mëposhtme:
a) Kur pasuria që shpronësohet është shtëpi banimi dhe truall funksional i shtëpisë, pronari privat shpërblehet me sipërfaqe ndërtimi, banimi dhe/ose sipërfaqe trualli në pronësi të shtetit, me vlerë që i korrespondon vlerës së kompensimit të pronës private që po shpronësohet.
b) Kur pasuria që shpronësohet është truall, pronari privat shpërblehet me sipërfaqe truall në pronësi të shtetit, me vlerë që i korrespondon vlerës së kompensimit të pronës private që po shpronësohet.
c) Kur pasuria që shpronësohet është tokë bujqësore, pronari privat shpërblehet po me tokë bujqësore në pronësi të shtetit, me vlerë që i korrespondon vlerës së kompensimit të pronës private që po shpronësohet.
ç) Kur pasuria që shpronësohet është njësi tregtimi, pronari privat shpërblehet me njësi banimi ose njësi tregtimi në pronësi të shtetit, me vlerë që i korrespondon vlerës së kompensimit të pronës private që po shpronësohet.
2. Në rastet kur shpërblimi në natyrë nuk mund të bëhet sipas rasteve të përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, për shkak të kufizimeve që mund të kenë pasuritë ose pamundësive objektive, shpërblimi në natyrë mund të bëhet edhe me kategori prone të ndryshme. Për dy pasuritë që do të shkëmbehen, edhe pse mund të jenë kategori të ndryshme, për përllogaritjet e vlerës së tyre dhe të vlerës financiare shtesë zbatohen parashikimet në nenin 8, të këtij vendimi.
Neni 8
Përllogaritja e vlerës së pasurive që shpronësohen
1. Përllogaritja e vlerës, si për pasuritë pronë private që shpronësohen, edhe për pasuritë në pronësi të shtetit, bëhet duke iu referuar çmimeve që zbatohen në procedurat për shpronësim, për interes publik, sipas legjislacionit në fuqi. Në përllogaritjen e vlerës së pasurive përfshihen investimet e kryera me leje në këto pasuri si mbi dhe nën tokë. Investimet e kryera pa leje si mbi dhe nën tokë nuk përfshihen në përllogaritjen e vlerës së pasurisë.
2. Në rast se pasuria pronë private që shpronësohet rezulton me vlerë më të lartë se pasuria pronë shtetërore që do të shërbejë për shpërblimin në natyrë, subjekti, pasuria e të cilit do të shpronësohet, përfiton diferencën në vlerë financiare, në përputhje me legjislacionin në fuqi për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik.
3. Në rast se pasuria pronë private që shpronësohet rezulton me vlerë më të ulët se pasuria pronë shtetërore që do të shërbejë për shpërblimin në natyrë, subjekti, prona e të cilit do të shpronësohet, do të paguajë diferencën në vlerë financiare, në përputhje me legjislacionin në fuqi për pronat e paluajtshme shtetërore.
4. Vlera financiare shtesë që duhet të paguajë pronari i pasurisë, pronë private, sipas pikës 3, të këtij neni, parashikohet si detyrim në marrëveshjen që lidhet ndërmjet pronarit të pronës private dhe ministrisë përgjegjëse për administrimin e pronës shtetërore. Nënshkrimi i marrëveshjes nënkupton dhënien e pëlqimit dhe të dakordësisë nga ana e pronarit të pasurisë së paluajtshme pronë private.
5. Të ardhurat që përftohen, sipas pikës 3, të këtij neni, depozitohen në llogarinë e shpronësimeve, në Bankën e Shqipërisë.
KREU III
DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 9
Institucionet që ngarkohen për zbatimin e vendimit
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Neni 10
Hyrja në fuqi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.41, DATË 24.1.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ELEMENTET E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË OFRUARA NGA INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 71, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.41, datë 24.1.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për elementet e programeve të studimit të ofruara nga institucionet e arsimit të lartë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Shkronjat “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2.1, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“b) Një krediti i korrespondojnë 25 (njëzet e pesë) deri në 30 (tridhjetë) orë mësimore pune të studentit.
c) Sasia mesatare e punës së kryer gjatë një viti studimesh në arsimin e lartë nga një student me kohë të plotë është 60 (gjashtëdhjetë) kredite ose 1 500 (një mijë e pesëqind) deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) orë mësimore pune të studentit, të cilat përfshijnë orë në auditor dhe orë pune të pavarur të tij.
ç) Orët për punë të pavarur të studentit zënë jo më pak se gjysmën e fondit të përgjithshëm të orëve mësimore vjetore, përveç programeve të studimit në “Mjekësi e Përgjithshme”, “Infermieri”, “Stomatologji” dhe “Mami”, për të cilat fondi i përgjithshëm i orëve mësimore përcaktohet duke marrë në konsideratë orët minimale mësimore të formimit teorik dhe atij praktik, sipas shtojcës nr.4, tabela 4.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
d) Ngarkesa mësimore javore në auditor për leksione, seminare, ushtrime e laboratorë, forma të kontrollit të vazhdueshëm dhe seanca të praktikave të zhvilluara në auditor është deri në 30 (tridhjetë) orë mësimore 50-minutëshe.”.
b) Pas shkronjës “c”, të pikës 2.3, shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:
“ç) Rezultatet e të nxënit dhe kompetencat për programet e studimit në “Mjekësi e Përgjithshme”, “Infermieri”, “Stomatologji”, “Mami”, “Mjekësi veterinare”, “Farmaci” dhe “Arkitekturë” përcaktohen në përputhje me rezultatet e të nxënit dhe kompetencat minimale të parashikuara në shtojcën nr. 4, tabela 4.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
c) Pas shkronjës “c”, të pikës 2.5, shtohen shkronjat “ç” dhe “d”, me këtë përmbajtje:
“ç) Programet e studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, “Infermieri”, “Stomatologji”, “Mami”, “Mjekësi veterinare”, “Farmaci” dhe “Arkitekturë” hartohen nga IAL-të në përputhje me veprimtaritë formuese minimale, të përcaktuara në shtojcën nr.4, tabela 4.2.
d) Veprimtaritë formuese grupohen nga institucioni i arsimi të lartë që ofron program studimi të formimit të vazhduar, në bazë të numrit të krediteve të atij programi, si dhe duke iu referuar përcaktimeve në Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve gjatë përshkrimit të kualifikimeve individuale, për sa u përket njohurive, aftësive dhe kompetencave të fituara me përfundimin e studimeve.”.
ç) Pas pikës 2.13 shtohet pika 2.14, me këtë përmbajtje:
“2.14 Përshtatja nga IAL-të e programeve të studimit “Mjekësi e Përgjithshme”, “Infermieri”, “Stomatologji”, “Mami”, “Mjekësi veterinare”, “Farmaci” dhe “Arkitekturë” me orët minimale të formimit, veprimtaritë formuese, rezultatet e të nxënit dhe kompetencat profesionale minimale të parashikuara në shtojcën nr.4 kryhet jo më vonë se viti akademik 2027-2028.”.
2. Pas shtojcës nr.3, bashkëlidhur vendimit, shtohet shtojca nr.4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.325, DATË 31.5.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGAVE, NIVELEVE TË PAGAVE DHE SHTESAVE TË TJERA MBI PAGË TË ZËVENDËSMINISTRIT, FUNKSIONARËVE TË KABINETEVE, PREFEKTIT, NËNPREFEKTIT, NËPUNËSVE CIVILË DHE NËPUNËSVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të shkronjës “h”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të neneve 7 e 9, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Në pikën 1, të kreut I, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në shkronjën “c”:
i. Emërtesa “Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave” zëvendësohet me “Agjencia e Inteligjencës Financiare”;
ii. Pas emërtimit “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve” shtohet “Agjencia e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera”;
iii. Pas emërtimit “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve” shtohet “Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it”.
b) Në shkronjën “ç”, pas emërtimit “Agjencia Shtetërore për Shpronësim” shtohet “Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT Raw Materials Regional Inovation Centre)”.
2. Në kreun III bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në pikën 8/2, fjalët “Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave” zëvendësohen me “Agjencinë e Inteligjencës Financiare”;
b) Pas pikës 8/5 shtohet pika 8/6, me këtë përmbajtje:
“8/6. Klasat e pagave dhe shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) për pozicionet e punës së nëpunësve në Agjencinë Kombëtare të Kontrollit të Cannabis-it janë sipas lidhjes nr.9/6, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
c) Pas pikës 9/10 shtohet pika 9/11, me këtë përmbajtje:
“9/11. Klasat e pagave dhe shtesat për kushte pune (natyrë të veçantë pune) të pozicioneve të punës së nëpunësve në Qendrën Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para (EIT RawMaterials Regional Inovation Centre) janë sipas lidhjes nr.10/11, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
3. Në lidhjen nr.9, pas fjalëve “specialist në njësitë organizative të përmbajtjes në Agjencinë Telegrafike Shqiptare” shtohen “specialist në njësitë organizative të përmbajtjes në Agjencinë e Menaxhimit të Garancive dhe Kredive të Pakthyera.”.
4. Në titullin e lidhjes nr.9/2, fjalët “Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave” zëvendësohen me “Agjencinë e Inteligjencës Financiare”.
5. Në lidhjen nr.12, pas fjalëve “përgjegjës sektori në zyrat vendore të arsimit parauniversitar” shtohen “specialist në zyrat rajonale të Avokatit të Popullit”.
II. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data e emërimit të nëpunësit në detyrë dhe për vitin 2023 përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për këtë vit.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.478, DATË 10.7.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURËN E SIGURISË SË GJYQTARËVE TË GJYKATAVE KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR, TË PROKURORËVE TË PROKURORISË SË POSAÇME DHE DREJTORIT TË BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 47, të ligjit nr.95/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.478, datë 10.7.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurën e sigurisë së gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas fjalisë së parë, të pikës 2, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Mbrojtja personale mund të ofrohet edhe në bazë të kërkesës së thjeshtë të paraqitur, sipas rastit, nga kryetari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme.”.
2. Në pikën 3 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Togfjalëshi “oficer nënoficer” zëvendësohet me fjalët “… truprojë të nivelit bazë dhe truprojë të nivelit të mesëm …”.
b) Në fund të pikës shtohen fjalët “… gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një afat jo më shumë se 2 vjet pas përfundimit të tij.”.
3. Pas pikës 3 shtohen pika 3/1 dhe 3/2, me këtë përmbajtje:
“3/1. Mbrojtja personale e gjyqtarëve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme garantohet me shoqërim me një truprojë të nivelit të mesëm.
3/2. Në raste të veçanta dhe me kërkesë të tyre, subjekteve të parashikuara në pikën 3, gjatë vizitave zyrtare jashtë vendit u garantohet shoqërimi me truprojë të nivelit të mesëm.”.
4. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Masat shtesë për mbrojtjen e veçantë personale të familjes dhe pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve të Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokurorisë së Posaçme në rast të rrezikut për jetën, shëndetin e tij/saj ose familjes dhe pasurisë përcaktohen dhe jepen sipas rregullave të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për mbrojtjen e veçantë të magjistratit.”.
5. Në pikën 8, pas fjalëve “… një përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit …” shtohen “… një përfaqësues nga Garda e Republikës së Shqipërisë …”.
6. Pika 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“12. Truprojat e gjyqtarëve, prokurorëve, familjeve dhe banesave të tyre caktohen dhe zëvendësohen vetëm pasi të jetë marrë, paraprakisht, miratimi i kryetarit të Gjykatës, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme apo drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.”.
II. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme, kryetarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Garda e Republikës së Shqipërisë dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.501, DATË 25.8.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE AFGANË DHE PERSONAVE PA SHTETËSI, ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM OSE TË PËRHERSHËM NË REPUBLIKËN ISLAMIKE TË AFGANISTANIT, DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.501, datë 25.8.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 2/1, të këtij vendimi, personave, që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, u shtyhet qëndrimi deri në datën 24.2.2024.”.
b) Shkronja “ç”, e pikës 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) ministrin e Arsimit dhe Sportit;”.
c) Në pikën 10, emërtimi “Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë” zëvendësohet me “Ministria e Arsimit dhe Sportit”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.555, DATË 11.8.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT MJEKËSOR, TË PUNONJËSVE ME ARSIM TË LARTË DHE TË PUNONJËSVE TË PERSONELIT TEKNIK TË SHKENCAVE MJEKËSORE, NË SISTEMIN E MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR SHËNDETËSINË, NË NJËSINË MJEKËSORE USHTARAKE PRANË SPITALIT UNIVERSITAR TË TRAUMËS, NË STRUKTURAT E TJERA TË FORCAVE TË ARMATOSURA DHE NË INSTITUCIONET E EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE DHE SPITALIN PËRKATËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.555, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve të personelit mjekësor, të punonjësve me arsim të lartë dhe të punonjësve të personelit teknik të shkencave mjekësore, në sistemin e ministrisë përgjegjëse për shëndetësinë, në Njësinë Mjekësore Ushtarake pranë Spitalit Universitar të Traumës, në strukturat e tjera të Forcave të Armatosura dhe në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe spitalin përkatës”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në pikën 2 bëhen shtesat e mëposhtme:
a) Në shkronjën “a”, pas fjalëve “… në spitalet e nivelit terciar …” shtohen “… në qendrat spitalore rajonale …”.
b) Pas shkronjës “j” shtohet shkronja “k”, me këtë përmbajtje:
“k) personeli mjekësor dhe punonjësit e tjerë me arsim të lartë në Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi” janë sipas lidhjes nr.1, kreu 1.11, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.
2. Në krerët e lidhjes nr.1 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në kreun 1/AP bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
i. Në titullin e kreut, pas fjalëve “… në spitalet e nivelit terciar …” shtohen “… në qendrat spitalore rajonale …”;
ii. Në rreshtat me numrat rendorë 2, 5 dhe 9, emërtimi “Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë” zëvendësohet me “Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”.”;
iii. Në rreshtat me numrat rendorë 10, 11, 13 dhe 17, pas fjalëve “… në spitalet universitare …” shtohen “ … në Qendrën Spitalore Rajonale të Tiranës “Shefqet Ndroqi”…”;
iv. Në rreshtin me numrin rendor 4 shtohet emërtesa “Konsulent mjekësor në spitalet universitare dhe terciare.”.
b) Në kreun 1.1 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
i. Në rreshtin me numrin rendor 16, emërtesa “Farmacist” hiqet;
ii. Pas rreshtit me numrin rendor 18 shtohen rreshtat me numrat rendorë 19 dhe 20, me këtë përmbajtje:
19. Fizikant në Radioterapi/Radiokirurgji/Mjekësi nukleare 1 2% 90 600 3 700
20. Mjek i përgjithshëm në urgjencë/Farmacist. 1 2% 90 600 2 500
c) Në pjesën e dytë, “II. Në njësitë vendore të kujdesit shëndetësor”, të kreut 1.2, pas rreshtit me numrin rendor 14 shtohen rreshtat me numrat rendorë 15, 16 dhe 17, me këtë përmbajtje:
15. Shef shërbimi (mjek mikrobiolog) që punon në shërbimet e shëndetit publik.12%127 000
16. Përgjegjës/shef në shërbimet e shëndetit mendor me shtretër dhe shërbimet komunitare (punonjës social/psikolog). 1 2% 82 600 5 000
17. Mjek mikrobiolog që punon në shërbimet e shëndetit publik. 1 2% 118 200 7 000
ç) Në kreun 1.6, vlera e elementit “Shtesë për pozicion” për emërtesën “Drejtor” bëhet 128 000.
d) Pas kreut 1.10 shtohet kreu 1.11, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Në lidhjen nr.2, pas kreut 2.7 shtohet kreu 2.8, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
II. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2023 përballohen nga fondet e miratuara për pagat dhe shpenzimet e tjera të personelit, në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për vitin 2023.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 shtator 2023.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.597, DATË 13.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA QË RUHEN DHE MBROHEN NGA GARDA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, pika 1, shkronja “d”, dhe pika 2, shkronja “d”, të ligjit nr.33/2021, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.597, datë 13.10.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e personaliteteve dhe objekteve të tjera që ruhen dhe mbrohen nga Garda e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:
1. Në shkronjën “g”, të pikës 1, fjalët “ … dhe Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit;” zëvendësohen me “… , Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, gjyqtarët e gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; …”.
2. Në shkronjën “b”, të pikës 2, pas nënndarjes “iv” shtohen nënndarjet “v” dhe “vi” me këtë përmbajtje:
“v. Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit;
vi. Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.”.
II. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Garda e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.686, DATË 29.7.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TË PËRGJEGJËSIVE E TË AFATEVE PËR ZHVILLIMIN E PROCEDURËS SË VLERËSIMIT TË NDIKIMIT NË MJEDIS (VNM) DHE PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË VENDIMIT E DEKLARATËS MJEDISORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 7, të ligjit nr.10440, datë 7.7.2011, “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.686, datë 29.7.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave, të përgjegjësive e të afateve për zhvillimin e procedurës së vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) dhe procedurës së transferimit të vendimit e deklaratës mjedisore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Kudo në përmbajtje të vendimit, fjala “… kalendarike …” zëvendësohet me “… pune …”.
2. Në kreun I bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në pikën 1 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
i. Në shkronjën “i”, të pikës 1.1, pas fjalës “… informacion …” shtohet “… i detajuar …”.
ii. Shkronja “j” e pikës 1.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“j) Të dhëna për përdorimin ekzistues të sipërfaqes së tokës ku do të zhvillohet projekti;”.
iii. Paragrafi i fundit i pikës 1.2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Raporti paraprak i VNM-së të jetë i nënshkruar elektronikisht nga personi fizik ose juridik, i certifikuar në përputhje me këtë ligj.”.
iv. Pas pikës 1.4 shtohet pika 1.5, me këtë përmbajtje:
“1.5 Prokurë për autorizimin e aplikuesit kur nuk është i njëjtë me zhvilluesin”;
b) Pikat 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“3. Ministria me marrjen e aplikimit verifikon paraprakisht nëse dokumentacioni i paraqitur nga zhvilluesi është në përputhje me kërkesat e pikës 1 të këtij kreu dhe ia përcjell jo më vonë se 2 (dy) ditë pune Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), duke e shoqëruar me rekomandimin përkatës.
4. AKM-ja, brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit dhe dokumentacionit shoqërues, shqyrton kërkesën, bazuar edhe në rekomandimin e ministrisë, dhe në rast se konstaton se dokumentacioni i depozituar nga kërkuesi nuk është i plotë apo ka pasaktësi, e njofton atë përmes portalit “e-Albania”, duke i kërkuar plotësimin e dokumentacionit dhe të pasaktësive të konstatuara, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune nga dita e njoftimit.”.
c) Pas pikës 4 shtohen pikat 4/1 dhe 4/2, me këtë përmbajtje:
“4/1. Mosplotësimi i dokumentacionit të kërkuar brenda afatit të përcaktuar në pikën 4, të këtij kreu, përbën shkak për mospranimin e kërkesës, e cila, në këtë rast, quhet se nuk është regjistruar. Kërkuesi njoftohet përmes portalit “e-Albania” për arsyet e mospranimit dhe kërkesa i kthehet bashkë me aktet e tjera.
4/2. AKM-ja, kur vlerëson se dokumentacioni i aplikimit apo dokumentacioni i plotësuar është i plotë, sipas pikës 1, të këtij kreu, brenda 5 (pesë) ditë pune, ia përcjell atë institucioneve të mëposhtme, të cilat japin mendimin e tyre brenda 7 (shtatë) ditëve pune:
a) ministrive të linjës, në varësi të projektit;
b) drejtorive teknike të ministrisë, sipas specifikave të projektit;
c) institucioneve të tjera që, në varësi të llojit të projektit, janë përgjegjëse për lejimin/autorizimin/licencimin e tij apo përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin, shëndetin publik dhe emergjencat natyrore dhe civile;
ç) Agjencisë Rajonale të Mjedisit (ARM), në qarkun ku propozohet të zbatohet projekti, së cilës i jepen edhe udhëzimet përkatëse për marrjen e mendimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.”.
ç) Pikat 5 e 7 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“5. ARM-ja, brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit nga AKM-ja, e dërgon për mendim nëpërmjet sistemit elektronik te njësia/të e vetëqeverisjes vendore ku propozohet projekti, të cilat shprehen brenda 3 (tri) ditëve pune nga marrja e aplikimit.”.
“7. Nëse institucionet e përcaktuara në pikën 4/2, të këtij kreu, nuk shprehen brenda afatit, AKM-ja vijon me procedurën e shqyrtimit të kërkesës dhe brenda 22 (njëzet e dy) ditëve pune nga marrja e aplikimit, merr vendimin për VNM-në paraprake ose vendos që projekti t’i nënshtrohet procedurës së thelluar të VNM-së, sipas formatit të shtojcës IV, bashkëlidhur këtij vendimi, ia përcjell vendimin zhvilluesit, duke informuar edhe ministrinë si dhe e publikon në faqen e saj elektronike.”.
d) Pika 11 shfuqizohet.
dh) Pika 12 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“12. Afati maksimal për dërgimin e vendimit te zhvilluesi është 24 (njëzet e katër) ditë pune nga aplikimi pranë ministrisë. Afati për plotësimin e dokumentacionit sipas pikave 4 dhe 9, të këtij kreu, nuk llogaritet në afatin maksimal. Në rast se zhvilluesi nuk plotëson dokumentacionin/informacionin brenda afateve të përcaktuara në pikën 9, nënkupton që zhvilluesi ka hequr dorë nga aplikimi për VNM-në paraprake.”.
3. Në kreun II bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në pikën 1 bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:
i. Në shkronjën “j”, të pikës 1.1, pas fjalës “… informacion …” shtohet “… i detajuar …”.
ii. Shkronja “j” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“j) Të dhëna për përdorimin ekzistues të sipërfaqes së tokës ku do të zhvillohet projekti”;
iii. Fjalia hyrëse e pikës 1.2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1.2. Informacioni për ndërveprimin me mjedisin të projektit të jetë i nënshkruar elektronikisht nga personi fizik ose juridik, i certifikuar në përputhje me këtë ligj, dhe përmban:”.
iv. Pas pikës 1.2 shtohet pika 1.3, me këtë përmbajtje:
“1.3. Prokurë për autorizimin e aplikuesit kur nuk është i njëjtë me zhvilluesin.”;
b) Pikat 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“3. Ministria, me marrjen e aplikimit, verifikon paraprakisht nëse dokumentacioni i paraqitur nga zhvilluesi është në përputhje me kërkesat e pikës 1 të këtij kreu dhe ia përcjell jo më vonë se 2 (dy) ditë pune Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), duke e shoqëruar me rekomandimin përkatës.
4. AKM-ja, brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit dhe dokumentacionit shoqërues, shqyrton kërkesën bazuar edhe në rekomandimin e ministrisë dhe, në rast se konstaton se dokumentacioni i depozituar nga kërkuesi nuk është i plotë apo ka pasaktësi, e njofton atë përmes portalit “e-Albania”, duke i kërkuar plotësimin e dokumentacionit dhe të pasaktësive të konstatuara, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune nga dita e njoftimit.”.
c) Pas pikës 4 shtohen pikat 4/1 dhe 4/2, me këtë përmbajtje:
“4/1. Mosplotësimi i dokumentacionit të kërkuar brenda afatit të përcaktuar në pikën 4, të këtij kreu, përbën shkak për mospranimin e kërkesës, e cila, në këtë rast, quhet se nuk është regjistruar. Kërkuesi njoftohet përmes portalit “e-Albania” për arsyet e mospranimit dhe kërkesa i kthehet bashkë me aktet e tjera.
4/2. AKM-ja, kur vlerëson se dokumentacioni i aplikimit apo dokumentacioni i plotësuar është i plotë, sipas pikës 1, të këtij kreu, brenda 5 (pesë) ditëve pune, ia përcjell atë institucioneve të mëposhtme, të cilat japin mendimin e tyre brenda 7 (shtatë) ditëve pune:
a) ministrive të linjës, në varësi të projektit;
b) drejtorive teknike të ministrisë, sipas specifikave të projektit;
c) institucioneve të tjera që, në varësi të llojit të projektit, janë përgjegjëse për lejimin/autorizimin/licencimin e tij apo përgjegjëse për planifikimin dhe zhvillimin, shëndetin publik dhe emergjencat natyrore dhe civile;
ç) Agjencisë Rajonale të Mjedisit (ARM), në qarkun ku propozohet të zbatohet projekti, së cilës i jepen edhe udhëzimet përkatëse për marrjen e mendimit nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.”.
ç) Pikat 5 dhe 7 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“5. ARM-ja, brenda 2 (dy) ditëve pune nga data e marrjes së aplikimit nga AKM-ja, e dërgon për mendim nëpërmjet sistemit elektronik te njësia/të e vetëqeverisjes vendore ku propozohet projekti, të cilat shprehen brenda 3 (tri) ditëve pune nga marrja e aplikimit.”.
“7. Afati maksimal nga marrja e njoftimit, sipas pikës 1, të këtij kreu, deri në njoftimin nëpërmjet sistemit elektronik të zhvilluesit, sipas pikës 6, të këtij kreu, është 25 ditë pune. Afati për plotësimin e dokumentacionit sipas pikës 4 të këtij kreu nuk llogaritet në afatin maksimal.”.
d) Në pikën 10 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
i. Shkronja “a” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) Raportin e thelluar të VNM-së, të nënshkruar elektronikisht nga personi fizik ose juridik, i certifikuar në përputhje me këtë ligj.”.
ii. Pas shkronjës “dh” shtohet shkronja “e”, me këtë përmbajtje:
“e) Prokurë për autorizimin e aplikuesit kur nuk është i njëjtë me zhvilluesin”;
dh) Pika 11 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“11. Ministria, me marrjen e aplikimit, verifikon paraprakisht nëse dokumentacioni i paraqitur nga zhvilluesi është në përputhje me kërkesat e pikës 10 të këtij kreu dhe ia përcjell brenda 3 (tri) ditëve pune Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), duke e shoqëruar me rekomandimin përkatës.”.
4. Në kreun III bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Në pikat 2 dhe 4, togfjalëshi “… brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve …” zëvendësohet me “… brenda 10 (dhjetë) ditëve …”.
b) Në fund të shkronjës “c”, të pikës 3, shtohen fjalët “… në rast se ka filluar zbatimi.”.
II. Për të gjitha kërkesat e paraqitura përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi për t’u pajisur me VNM paraprake dhe deklaratë mjedisore zbatohen dispozitat ligjore në fuqi në kohën e aplikimit.
III. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.699, DATË 5.10.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY-PASS” VLORË (SHTESA)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.699, datë 5.10.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Paragrafi i fundit, i pikës 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“- ullishte, me sipërfaqe 6 536 (gjashtë mijë e pesëqind e tridhjetë e gjashtë) m2, me vlerë 1 176 264 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë.”.
b) Në pikën 4, shuma “254 371 689 (dyqind e pesëdhjetë e katër milionë e treqind e shtatëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekësh” zëvendësohet me “254 524 689 (dyqind e pesëdhjetë e katër milionë e pesëqind e njëzet e katër mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekë” dhe shuma “234 237 718 (dyqind e tridhjetë e katër milionë e dyqind e tridhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e tetëmbëdhjetë) lekë” zëvendësohet me “234 390 718 (dyqind e tridhjetë e katër milionë e treqind e nëntëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëmbëdhjetë) lekë”.
c) Numri rendor 1, i tabelës së shtuar me vendimin nr.38, datë 22.1.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet sipas të dhënave të tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
3. Agjencia Shtetërore për Shpronësimin kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
5. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.173, DATË 18.3.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE UKRAINAS, PERSONAVE PA SHTETËSI DHE PERSONAVE QË KANË FITUAR MBROJTJE NDËRKOMBËTARE NË UKRAINË, ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM OSE TË PËRHERSHËM NË UKRAINË, SI DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 3/1, të vendimit nr.173, datë 18.3.2022, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 3/2, me këtë përmbajtje:
“3/2. Me përfundimin e afatit, të përcaktuar në pikën 3/1, të këtij vendimi, personave që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë u shtyhet qëndrimi deri në datën 17.3.2024.”.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.288, DATË 10.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MASËS DHE TË PROCEDURËS SË DHËNIES SË NDIHMËS SË MENJËHERSHME FINANCIARE PËR FOSHNJAT E PORSALINDURA DHE MËNYRËN E BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET INSTITUCIONEVE TË SHËRBIMIT SPITALOR DHE ATYRE TË GJENDJES CIVILE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 9, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.288, datë 10.4.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Pika 1, e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Ndihmën e menjëhershme financiare (bonusi) sipas pikës 1, të kreut I, të këtij vendimi, e përfitojnë:
a) prindi/prindërit e foshnjës së porsalindur, shtetas shqiptarë, të cilët jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, të paktën 180 (njëqind e tetëdhjetë) ditë kalendarike të vitit paraardhës, sipas të dhënave të sistemit TIMS dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.
b) prindi/prindërit me shtetësi tjetër, të cilët janë rezidentë të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë, të cilëve nga shteti shqiptar u është dhënë statusi i refugjatit, i mbrojtjes plotësuese ose i azilkërkuesit dhe vendosin t’i japin foshnjës shtetësi shqiptare, sipas ligjit për shtetësinë shqiptare, dhe e regjistrojnë si shtetas shqiptar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.”.
b) Në kreun III, pas pikës 26 shtohet pika 26/1, me këtë përmbajtje:
“26/1. Për përfitimin e ndihmës së menjëhershme financiare për foshnjat e porsalindura, në çdo rast, prindi/prindërit, krahas dokumentacionit të përcaktuar në këtë vendim, paraqesin edhe formularin e vetëdeklarimit, që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.”.
c) Në fund të vendimit shtohet aneksi nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.500, DATË 24.8.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRJASHTIMIN NGA NDALIMI I GJUETISË, PËR QËLLIME SHKENCORE PASVAKSINALE, TË KAFSHËVE TË VAKSINUARA, NË KUADËR TË PROJEKTIT IPA 2020, KONTROLLIN DHE ÇRRËNJOSJEN E SËMUNDJES SË TËRBIMIT-FAZA IV”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1, shkronja “b”, e 2, të nenit 4, të ligjit nr.60/2022, “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 2, të vendimit nr.500, datë 24.8.2023, të Këshillit të Ministrave, pas fjalëve “… dhjetor 2023 …” shtohen “…, si dhe janar 2024 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Brendshme, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare, Drejtoria e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.571, DATË 6.10.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË 35 NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT NË ZONËN E RE PËR ZHVILLIM, NJËSIA ADMINISTRATIVE RRËSHEN, BASHKIA MIRDITË, NË KUADËR TË MARRËVESHJES SË GRANTIT TË LIDHUR, NDËRMJET AGJENCISË SË ZHVILLIMIT AUSTRIAK (ADA) DHE MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN, PËR PROJEKTIN “PËRGJIGJE NDAJ TËRMETEVE NË SHQIPËRI””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.571, datë 6.10.2021, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
a) Në pikën 2, vlera “… 129 087 000 (njëqind e njëzet e nëntë milionë e tetëdhjetë e shtatë mijë) lekë …” zëvendësohet me “… 121 743 141 (njëqind e njëzet e një milionë e shtatëqind e dyzet e tre mijë e njëqind e dyzet e një) lekë …”;
b) Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i transferohet fondi në masën 7 343 859 (shtatë milionë e treqind e dyzet e tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E TARIFAVE TË SHËRBIMEVE DHE TË ANALIZAVE, QË KRYHEN NGA LABORATORI I REFERENCËS DHE LABORATORËT E MIRATUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 23, të ligjit nr.17/2020, “Për produktet plehëruese”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e tarifave të shërbimeve dhe të analizave të produkteve plehëruese, që kryhen nga laboratori i referencës dhe laboratorët e miratuar, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA