Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 21 Shkurt 2024:  
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të   ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Albana Tole, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KABINETIT TË MINISTRAVE TË UKRAINËS,    PËR PUNËSIMIN FITIMPRURËS TË ANËTARËVE TË FAMILJES SË ANËTARËVE TË MISIONEVE DIPLOMATIKE OSE POSTEVE KONSULLORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të                                          ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për punësimin fitimprurës të anëtarëve të familjes së anëtarëve të misioneve diplomatike ose posteve konsullore, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS   SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR                       “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.55/2015, “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,  TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa ndryshime në ligjin nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.413, DATË 11.7.2007,    TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS  SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES (DREJTORISË SË PËRGJITHSHME    TË REZERVAVE TË SHTETIT)”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të                        ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të përmendur në pikën 1, të vendimit nr.413, datë 11.7.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes (Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit)”, të ndryshuar, e që i bashkëlidhet vendimit, përmasat e pronës me emërtimin “Agjencia Gjinar, Elbasan”, zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin 1 (një) fletë dhe në planrilevimin 1 (një) fletë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.1058, DATË 16.7.2008,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS  SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 8, pika 3, e 13, të                     ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 37 e 39, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.1058, datë 16.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Këshillit të Ministrave për Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare”, të ndryshuar, përmasat e pronave 5, 11 dhe 12 zëvendësohen me përmasat, sipas formularëve me 2 (dy) fletë) dhe planrilevimeve me 3 (tre) fletë), që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE  TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “KASTRIOT MUÇO” (NGA KRYQËZIMI ME RRUGËN “MUJO ULQINAKU”, DERI NË INTERSEKTIN ME HEKURUDHËN), FIER”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të                             ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës “Kastriot Muço” (nga kryqëzimi me rrugën “Mujo Ulqinaku”, deri në intersektin me hekurudhën), Fier”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 5 069 137.30 (pesë milionë e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e tridhjetë e shtatë pikë tridhjetë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 5 069 137.30 (pesë milionë e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e njëqind e tridhjetë e shtatë pikë tridhjetë) lekësh përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Fier.
8. Bashkia Fier kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Fier.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda                                 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Fier, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Fier, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE     TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I SHESHEVE TË PALLATEVE NË LAGJEN “PARTIZANI”, ZK 8524, BASHKIA ELBASAN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i shesheve të pallateve në lagjen “Partizani”, ZK 8524, Bashkia Elbasan”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Elbasan.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 950 743.4 (dy milionë e nëntëqind e pesëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre pikë katër) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 2 950 743.4 (dy milionë e nëntëqind e pesëdhjetë mijë e shtatëqind e dyzet e tre pikë katër) lekësh përballohet nga Bashkia Elbasan.
5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Elbasan.
6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Elbasan.
8. Bashkia Elbasan kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Elbasan.
10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan, brenda                            30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Elbasan, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Elbasan, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Elbasan, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Elbasan dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.490,  DATË 19.7.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,   “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE    TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “VLORA – ACU, RIKUALIFIKIM URBAN NË QYTETIN E VLORËS, PËRGJATË “P4 C2 A, B, C”,    DHE “NDËRTIM I RRUGËS – VAZHDIMI I UNAZËS VLORË – UJI   I FTOHTË””, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të    ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.490 datë 19.7.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
 a) Në pikën 3, fjalët “… 176 168 174.40 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e katër pikë dyzet) lekë …” zëvendësohen me “… 180 478 649.53 (njëqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë pikë pesëdhjetë e tre) lekë …”;
b) Në pikën 4, fjalët “… 176 168 174.40 (njëqind e shtatëdhjetë e gjashtë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e katër pikë dyzet) lekë …” zëvendësohen me “… 180 478 649.53 (njëqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë pikë pesëdhjetë e tre) lekë dhe fjalët “ … 10 943 358.40 (dhjetë milionë e nëntëqind e dyzet e tre mijë e treqind e pesëdhjetë e tetë pikë dyzet) lekë …” zëvendësohen me “… 15 253 833.53 (pesëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë e tre mijë e tetëqind e tridhjetë e tre pikë pesëdhjetë e tre) lekë …”;
c) Tabelës së miratuar në vendim i shtohet tabela “C”, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohen nga buxheti i Bashkisë Vlorë.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E TARIFAVE TË TRANSPORTIT RRUGOR NDËRQYTETËS TË UDHËTARËVE ME AUTOBUS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 2, 4 e 5, të ligjit nr.7581, datë 7.7.1992, “Për çmimet dhe tarifat”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të nenit 10, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Tarifat e transportit rrugor ndërqytetës të udhëtarëve me autobus janë sipas përcaktimeve në shtojcën numër 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Në vendimin nr.146, datë 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave, ‟Për ndryshimin e tarifave të transportit të udhëtarëve”, të ndryshuar, tarifat e transportit rrugor ndërqytetës shfuqizohen.
3. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, si dhe subjektet e licencuara për operim në linjat e rregullta të transportit rrugor ndërqytetës të udhëtarëve me autobus për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË TË PASURIVE 6/164, 6/767, ZONA KADASTRALE 8360, DHE 10/103, 10/150, ZONA KADASTRALE 8370, ME VENDNDODHJE NË NJËSINË ADMINISTRATIVE TIRANË, DHE PËR DISA SHTESA   NË VENDIMIN NR.219, DATË 21.3.2017, TË KËSHILLIT    TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5 e 8, të                              ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Transferimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurive 6/164, 6/767, zona kadastrale 8360, dhe 10/103, 10/150, zona kadastrale 8370, sipas formularëve dhe planeve të rilevimeve, që i bashkëlidhen këtij vendimi, me qëllim për t’u përdorur për realizimin e funksioneve në fushën e shërbimeve.
2. Pasuritë e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohen listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.
3. Bashkisë Tiranë i ndalohet ndryshimi i destinacionit dhe tjetërsimi i pasurive të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.