Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministria shpalli njoftimin për fillimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatit për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, pas emërimit nga Kuvendi.

 

Më poshtë kriteret dhe dokumentacioni:

 

 

A P L I K I M

 

PËR ANËTAR TË BORDIT TË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE

 

 

Në bazë të nenit 6, të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, Kryeministria shpall njoftimin për fillimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatit për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, pas emërimit nga Kuvendi.

 

Sipas nenit 5, të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, anëtari i Bordit duhet të plotësojë këto kritere:

 

1.  Të jetë shtetas shqiptar;

2.  Të ketë kryer arsimin e lartë ekonomik, juridik ose të lidhur me shkencën e aktuarëve;

3.  Të ketë përvojë pune 7-vjeçare, nga të cilat, të paktën, 5 vjet në njërën nga këto fusha ose në disa prej tyre të marra së bashku:

 

a) financë-kontabilitet;

b) administrim i shoqërive tregtare;

c) këshillim ligjor i shoqërive tregtare;

ç) hartim legjislacioni;

d) shkencë e aktuarëve;

dh) sigurime shoqërore dhe pensione.

 

4. Të ketë integritet moral dhe profesional;

5. Të jetë i paangazhuar në funksione drejtuese partiake;

6. Të mos jetë i dënuar penalisht, me vendim gjykate të formës së prerë;

7. Të mos ketë konflikt interesi në përmbushje të kërkesave dhe dispozitave ligjore për konfliktin e interesave.

 

Përbën avantazh për kandidatin përmbushja edhe e kritereve të tjera plotësuese, si:

 

  1. Studime të avancuara në fushën e financave, të administrimit të biznesit dhe drejtësisë (master ose doktoraturë);
  2. Përvojë pune në fushën e sigurimeve /fondeve të pensioneve /fondeve të investimeve/bankave;
  3. Përvojë drejtimi në nivele të larta;

ç)  Aftësi  të shkëlqyera të komunikimit në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze.

 

Nuk mund të jetë anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare personi, i cili:

 

  1. në tre vitet e fundit ka qenë ortak, aksionar apo anëtar i organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura;
  2. ka lidhje familjare me personat e parashikuar në shkronjën “a”, të këtij paragrafi;
  3. në tre vitet e fundit ka qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura.

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë këto:

 

  1. Kërkesë për aplikim;
  2. Kopje e kartës së identitetit;
  3. Dokumente të diplomimit në arsim (të noterizuara);
  4. Dokument që të provojë vjetërsinë në një nga fushat e kërkuara (vërtetim nga institucioni/shoqëria tregtare, referencë nga punëdhënësi në këtë institucion /shoqëri tregtare, etj);
  5. CV;
  6. Deklaratë personale për mosangazhim në funksione drejtuese partiake;
  7. Dëshmi penaliteti dhe vërtetim që nuk ndodhet në ndjekje penale, origjinal;
  8. Deklaratë për përmbushjen e kërkesave dhe dispozitave ligjore për konfliktin e interesave;
  9. Dokumente të tjera në funksion të përmbushjes së kritereve të tjera plotësuese.

 

Afati i dorëzimit të aplikimit:   31 gusht 2014.

 

Adresa:        Kryeministria

                        Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.1

                        Tiranë – Albania

 

Me shënimin: Për aplikim për anëtar Bordi të AMF-së.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.