Kryeministri Edi Rama: “Nga turizmi ne kemi përfituar vitin e shkuar si vend, jo si shtet, si qeveri, si vend 4.2 miliardë euro. 4.2 miliardë euro është një shifër shumë domethënëse dhe atyre që pyesin “po ku shkuan këto para”, duhet t’u japim përgjigjen, që këto para shkuan tek njerëzit në radhë të parë.
Vetëm numri i familjeve në Tiranë, në Durrës, në Vlorë, tani ka filluar të shfaqet si tendencë edhe në Shkodër, por edhe në vende të tjera, që japin me qira apartamentet e tyre përmes sistemit AirBnB dhe që fitojnë të ardhura nga turistë të cilët nuk shkojnë nëpër hotele dhe gjithë ky fond është një fond i pa taksuar, është një fond i pa deklaruar në pjesën e vetë dërrmuese, është një para e cila e gjitha e paprekur, asnjë cent, shkon tek familjet dhe është i konsiderueshëm”.