Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

NJOFTIM PËR KANDIDIM

PËR 

PËRZGJEDHJEN E KANDIDATIT PËR KOMISIONER PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHENAVE PERSONALE

Në mbështetje të neneve 33, 34 dhe 35, të ligjit nr.9887, date 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, njoftojmë hapjen e procedurës për kandidim për funksionin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 

Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi, me propozimin e Këshillit të Ministrave, për një mandat 5-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.


Funksioni i komisionerit është i papajtueshëm me çdo funksion tjetër shtetëror, me anëtarësimin në partitë politike dhe pjesëmarrjen në veprimtaritë e tyre, si dhe me çdo veprimtari tjetër fitimprurëse, me përjashtim të mësimdhënies.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret, si më poshtë vijon:

a) ka arsim të lartë juridik;

b) ka njohuri dhe veprimtari të shquara në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

c) shquhet për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale;

ç) ka vjetërsi pune në profesionin e juristit jo më pak se 10 vjet;

d) nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

dh) nuk është larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore.

 

Shënim:  Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  • Kërkesë për aplikim;
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;
  • Dokumente të diplomimit e të përvojës në fushën e kërkuar;
  • Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
  • Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të  ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
  • Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim, për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

 

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi.)

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 17 korrik 2024.

Adresa:     Kryeministria
                   Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.1. 1000
                   Tiranë, Shqipëri 
                  Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm 
                  tel: 04 22 77 401

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.