Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Thirrje për shprehjen interesi: Pozicion vakant në kuadër të Programit Interreg IPA ADRION; Pika Kombëtare e Kontaktit  

 

Në kuadër të Programit Interreg IPA ADRION, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA III), Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Shqipëri), fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim: 

 

  • Një (1) Pikë Kombëtare e Kontaktit për Programin Interreg IPA ADRION, pozicionuar në Tiranë. 

 

Procedura e Aplikimit: 

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë: 

  • Letër motivimi në anglisht; 
  • Curriculum Vitae (CV) në formatin Europass në anglisht; 
  • Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera); 
  • Fotokopje të Pasaportës; 
  • Certifikatë Familjare; 
  • Dëshmi Penaliteti; 
  • Fotokopje të librezës së punës; 
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore; 
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj. 

 

Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi. 

 

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës  9 dhjetor 2024, ora 16:30, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Rruga “Kuvajt”, Tiranë, Shqipëri. 

 

Subjekti: Application for the “National Contact Point, Interreg IPA ADRION Programme”. 

 

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të njoftohen për intervistë. 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.