Kryeministri Edi Rama priti sot, në takim, Ministrin e Agrikulturës dhe Zhvillimit Rural të Izraelit, zotin Yair Shamir.
Kryeministri Rama dhe ministri Shamir theksuan gatishmërinë për të krijuar një moment të ri bashkëpunimi mes dy vendeve, që i përgjigjet edhe lidhjes së veçantë të vendosur midis dy popujve.
Ministri Shamir nënvizoi se edhe kjo vizitë e tij i shërben forcimit të marrëdhënieve dhe për të diskutuar mundësitë ku dy vendet mund të punojnë bashkë, me nisma e projekte konkrete, sidomos në fushën e agrikulturës dhe zhvillimit rural.