Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vila 31 x Art Explora, një ish-rezidencë që ka kaluar përmes një periudhe të errët dhe është rikthyer në një qendër të gjallë dhe inovative artistike dhe kulturore, do të mirëpresë rezidentët e parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia dhe shumë vende të tjera. Kjo hapësirë do të ofrojë një program kulturor të hapur për të gjithë, duke përfshirë performanca, diskutime, lexime dhe shfaqje filmash.

 

***

Kryeministri Edi Rama në inaugurimin e “Vila 31 x Art Explora”: Mirëdita!

Më lejoni te them në fillim që nuk jam shumë mirë në frëngjisht në këtë moment por gjithsesi dua të vazhdoj në frëngjisht sepse kemi asistuar në disa falë ambasadorit të BE dhe falë ministrit të kulturës, kemi ndjekur fjalime në gjuhë të tjera që për turpin tim folën në anglisht në një aktivitet që duhet të ishte vetëm në frëngjisht sepse nuk besoj që imagjinata e artistëve këtu, mund të mbërrijë deri në atë pikën që përfytyrojnë anglezët të hapin një gjë të tillë nw Shqipwri apo kudo gjetkë, në ndonjë vend tjetër, që nuk është kolonia e tyre.

Nga ana tjetër unë duhet të respektoj, të nderoj Frédéric që erdhi sot me shumë njerëz të tjerë , jo vetëm të fjalës në frëngjisht por duke i kushtuar një fjalim të gjatë. Një fjalim të gjatë sepse falë imagjinatës së ambasadorit tim Dritan Tola, ideja për të nderuar Frédéric me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike’’ në shenjë mirënjohjeje, u bë ideja për ta bërë këtë aktivitet në një miting jashtë. Nuk e kam bërë kurrë këtë dhe nuk besoj që e ka bërë ndonjë president francez që  ta ketë dhënë legjionin e nderit në kopshtin “Tuileries”, por  mirë, kjo do të thotë që jemi vend mjaft demokratik dhe ndonjëherë ambasadorët na japin urdhra, nga pas kurrizit megjithatë, i dashur Frederik, e fillova duke pyetur ChatGPT dhe ja çfarë mora: djalë i adhuruar nga prindërit, babai  juaj ekspert i madh financash, profesor në shkollat e shquara, president i shkollës normale të muzikës dhe ajo mendja e bukur dhe e hijshme që është mamaja juaj, Marie-Laure, krye konservatore dhe specialiste e desing ne qendrën “Pompidou”; më pas u diplomuat shkëlqyeshëm nga shkolla e lartë e tregtisë, një nga shkollat më prestigjioze franceze. Ushtar trim, parashutist dhe ky projekt e dëshmon këtë dhe më vonë në jetën tuaj. Ishit auditues i studimeve të larta të mbrojtjes kombëtare. Sipërmarrës serial i suksesshëm duke arritur kulmin me Webhelp, kjo është në anglisht, që iu dha për më tepër këtë sharm diskret që të jep paraja, madje ky sharm veproi dhe në Shqipëri me më tepër se 700 të punësuar që punojnë për Webhelp në tiranë. Sportist i fortë, shpesh duke përçmuar, duke rrezikuar me jetën tuja, alpinist, pilot garash dhe lundërtar që sfidon rreziqet e natyrës. Po ja ku jeni me ne.

Rreth moshës 50-vjeçare sikurse e thoni vetë, konfirmoni përfundimisht këtë prirjen tuaj tjetër të madhe qe në fakt kishte qenë gjithmonë brenda jush, ajo e mbrojtësit dhe e mercenarit të madh të kulturës. Pasi financuat shumë aktivitetet artistike dhe kulturore për publikun e varfër, pasi ndihmuat Louvre dhe shërbyet në shumë komisione dhe këshilla të muzeve më të mëdha të Francës dhe të botës, drejtuat këshillin e shkollës së Arteve të Bukura në Paris, administruat shkollën e Arteve Dekorative, ju iu kushtuat gjithnjë e më tepër energji dhe para tuajat, financa tuaja për mbështetjen e kulturës. Ju bletë revistat “Beaux Arts Magazine” dhe “Le quotidien de l’art” dhe drejtuat grupin e punës Pass’Couture për rininë e Francës.

Më në fund mbërritët tek kjo aventurë e fundit e bukur sipas traditës së shquar të mecenatëve dhe mbrojtësve të artit të Francës, pra tek Art Explora, me qëllimin fisnik për ta demokratizuar artin dhe për ta bërë të aksesueshëm për të gjithë. Rezidencat e artistëve në Montmartre, hangar i jashtëzakonshëm Y, muze të lëvizshëm dhe programet e tjera e bëjnë fondacionin Art Explora, organizatë të njohur për dobishmërinë publike, aktor shumë origjinal inovues ndër operatorët kulturorë të shquar në Francë. Në vitin 2024 projekti fantastik Art Explora , kjo anije –katamaran gjigande, anija e parë muze në botë që  pret festivalin shëtitës dhe të cilin do ta përurojmë nesër në portin shqiptar të Durrësit përkrah amfiteatrit më të madh antik të hapur jashtë Romës. Kjo anije muze ju ngjan juve, Federik. Një poet i plejadës franceze këndonte: i lumtur ai që sikur Uliksi ka bërë udhëtime të bukura dhe ju jeni një Uliks i arteve dhe kulturës. Si Uliksi ju ditët të ndërtoni rreth jush një rreth të virtytshëm besimi dhe kjo duket.

Asgjë nuk ishte e fituar paraprakisht dhe me ndihmën e burrave dhe grave si Bruno apo Blanchee,  nuk i njoh gjithë të tjerët dhe ju kërkoj ndjesë por ka dhe të tjerë sigurisht, nuk e vë në dyshim. Më folën gjithashtu për një engjëll mbrojtës Marie-Laure, nëna juaj dhe ju ia dolët me bastin tuaj. Pastaj një ditë të bukur shtator 2021 nën shtysën e mikeshës suaj franko-shqiptare Adea Mejdani, unë mendoj që ajo është shqiptare, ChatGPT thotë që është franko-shqiptare dhe nuk e di përse, dhe me mbështetjen e ambasadorit tonë të palodhur dhe të paoksidueshëm në Paris Dritan Tola, ju bëtë një udhëtim të bukur në Shqipëri dhe ratë në dashuri, kështu thonë.

Po atë ditë ne u takuam bashkë në zyrën time dhe u përpoqëm që ta joshnim njëri-tjetrin. Ju si sipërmarrës me 700 të punësuar në Shqipëri dhe unë si dikush që ju e patë si një target të mundshëm dhe ja ku u takuam. Ju vizituat këtë shtëpi pas drekës ku më kujtohet, që pitë mjaft verë të kuqe për ta parë Shqipërinë dhe nga pikëpamja kulturore dhe jo vetëm nga pikëpamja e parasë. Më kujtohet që më dërguat një mesazh ku thonit që do kemi një takim tjetër. Kjo do të jetë rezidenca e ardhshme e Art Explorës. Dhe pwr t’iu rikthyer fjalisë së fundit të filmit “Casablanca” ku Eriku i drejtohet kapitenit Lui, takimi ynë dhe takimi juaj me Shqipërinë bëhen fillimi i një miqësie të bukur, është fillimi i aventurës së Art Vila 31 që e përurojmë sot, e hapim sot në praninë e një publiku kaq të bukur, duhet ta them dhe të shumë njerëzve të ardhur nga Franca. Po të marrim parasysh të pranishmit e shumtë në këtë vend kaq të veçantë, dikur një vend makbethian, sot një vatër kulture shqiptare dhe për gjithë botës, them me vete i dashur Federic se kënaqësia që ndiej është e njëjtë, e ndaj me të gjithë ata që marrin pjesë në këtë ceremoni ngado qofshin, rrethi juaj familjar pastaj rrethi miqësor dhe profesional si dhe personalitetet e shumta. Së pari miku ynë Benjamin  Adat, ministri francez për Europën, i cili na nderon me praninë e tij sot në emër të Francës dhe përmes praninë së tij shënon miqësinë mes dy vendeve dhe popujve tanë. Unë duhet të shtoj që ai ka aftësinë të më befasojë se pavarësisht krizave qeveritare në Francë ai vazhdon të jetë këtu dhe sa më shumë thonë që Franca ka marrë fund, ai më thotë “Jo, unë jam këtu”.

Larmia e njerëzve shqiptarë apo të huaj të ftuar këtu dëshmojnë për vlerësimin që ju bëjnë ju sesa e njohim vlerën tuaj dhe vlerat që ju mbroni. E përmend shpesh, vlerat maten me mënyrën sesi secili gjendet në botë po ashtu dhe me veprimet që ka kryer.

Në romanin e famshëm të Servantes, Don Kishoti shpall secili është bir i veprave të tij. Unë duhet të shtoj se kur përmenda më lartë Montmartre dhe rezidencat tuaja artiste, të artistëve në këtë vend të famshëm të krijimtarisë parisiene, nuk mund të mos them këtu një fjali të famshme Nga Rodolf Salis, Zoti krijoi botën, Napoleoni themeloi Legjionin e Nderit, Frederic Jousset themeloi Art Explora.

Kjo mirënjohje e republikës tonë më jep rastin t’ju falënderoj për veprimtarinë tuaj dhe veprën tuaj në Shqipëri dhe për Shqipërinë dhe do të doja që ju të vinit këtu pranë meje për t’ju prezantuar me medaljen e kryeministrit.

Ylli i Madh i Mirënjohjes së Republikës së Shqipërisë.

Unë mendoj që me këtë erë poetike dhe me këtë gjest romantik nuk duhet të shkojmë më larg. Merreni kështu tani. Merreni kështu si bagazh të Art Explora.

Faleminderit!

Duke qenë se ne jemi vend kontrabandistësh, kjo është për t’iu treguar autoriteteve franceze që nuk është kontrabandë por është origjinale, e merituar dhe është e juaja certifikata.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.