Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama priti sot në takim Presidentin e Parlamentit të Libanit, Nabih Berry.  Në takim u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe u shpreh angazhimi për forcimin e bashkëpunimit, kryesisht në fushën ekonomike.

Kryeministri Rama dhe Presidenti i Parlamentit të Libanit, Nabih Berry biseduan edhe për realizimin e disa marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve, kryesisht në fushën e transportit dhe atë fiskale.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.