Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim të posaçëm Zëvendëskryeministrin e Republikës së Maqedonisë Z. Musa Xhaferi.

Në takim u bisedua për zhvillimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e infrastrukturës, energjisë dhe ekonomisë përmes projekteve më interes të ndërsjelltë mes dy vendeve.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe diskutimeve mbi intensifikimin e komunikimit mes dy qeverive. Kryeministri Edi Rama i shprehu Zëvendëskryeministrit Xhaferi mbështetjen e qeverisë shqiptare për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si një garanci për zhvillimin e mbarë rajonit.

Zëvendëskryeministri Xhaferi vlerësoi interesimin e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me projekte konkrete dhe u shpreh optimist për potencialin e këtij bashkëpunimi në përmirësimin e ekonomisë dhe mirëqenies në të dy vendet.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.