Shqipëria po kalon një fazë transformimi të gjithanshëm, ku reformat strukturore, investimet strategjike dhe procesi i integrimit europian po ecin paralelisht për të ndërtuar një shtet më modern, më konkurrues dhe më afër standardeve të Bashkimit Europian. Nga infrastruktura, energjia dhe sektori i ujit, te shëndetësia, arsimi, inovacioni, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve, ndryshimet e viteve të fundit kanë krijuar baza të reja për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.
* * *
Inovacioni po kthen ekonominë shqiptare drejt dijes dhe teknologjisë. Platforma e-Albania po e bën shtetin më të shpejtë, më transparent dhe pa burokraci. Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale Diella është një risi unike duke e bërë Shqipërinë ndër vendet e para që institucionalizojnë inteligjencën artificiale në nivel qeverisës. Objektivi për 1000 laboratorë inteligjentë për një brez me aftësi digjitale dhe krijuese për ekonominë e së ardhmes. Synimi është një ekonomi plotësisht digjitale dhe lidere në rajon për inovacion, e integruar në tregun europian deri në vitin 2030