Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një letër Kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në të cilën pasi bën një përmbledhje të hapave që ka ndërmarrë Shqipëria në përmbushjen e pesë prioriteteve kyçe, i siguron homologët e tij për vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të çuar përpara hapjen e negociatave me BE.

Përmes kësaj letre, Kryeministri Rama ka informuar kryeministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian edhe për masat e ndërmarra dhe rezultatet e arritura në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.