Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri është informuar sot rreth ngjarjes së ndodhur në Shkozet të Durrësit, ku një i ri ka humbur jetën. I keqardhur për lajmin, Edi Rama shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen e djalit që humbi jetën dhe i ka kërkuar Ministrit të Brendshëm dhe Ministres së Arsimit të shkojnë në vendngjarje për t’u siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm. Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë, Qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi. Kryeministri ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.