Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar ditën e sotme në hapjen e konferencës së organizuar nga Iniciativa Globale Klinton, që mbahet këto ditë në Nju Jork. Gjatë fjalës përshëndetëse, Presidenti Klinton e vuri theksin tek ato iniciativa që synojnë të rrisin pjesëmarrjen e gruas në politikë, që respektojnë të drejtat e njeriut, por edhe tek disa projekte që synojnë të promovojnë energjinë e rinovueshme dhe mbrojtjen e mjedisit.
Në përfundim të takimit, Kryeministri Rama pati mundësi të zhvillojë edhe një takim të shkurtër me Presidentin Klinton dhe Kryeministrin Thaçi, gjatë të cilit Rama e falenderoi Presidentin Klinton për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që ai ka dhënë për shqiptarët gjatë presidencës së tij.