Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 18 Tetor 2017

 

 

V E N D I M

PËR

 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2017, MIRATUAR    PËR KONTROLLIN E LARTË TË SHTETIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe të nenit 13, të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Kontrollit të Lartë të Shtetit, në buxhetin e miratuar për vitin 2017, i shtohet fondi prej 11 700 000 (njëmbëdhjetë milionë e shtatëqind mijë) lekësh, zëri “Shpenzime kapitale, me financim të brendshëm”, për projektin “Rikonstruksion godine i KLSH-së”.
  2. Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1 të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2017.
  3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I NI S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.807, DATË 16.11.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISIPLINIMIN E ANGAZHIMEVE BUXHETORE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 16, 40 dhe 51, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Pas shkronjës “dh”, të pikës 3, të vendimit nr.807, datë 16.12.2016, të Këshillit të Ministrave, shtohet shkronja “e”, me këtë përmbajtje:

 

“ e) fondet e shpërndara me vendim të Këshillit të Ministrave, për vitin 2017.”.

 

2. Ngarkohen të gjitha institucionet e njësive të qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “SISTEMIM BLLOQE BANIMI, ZOGU I, KRAHU I DJATHTË (ZYRA E PUNËS, DREJTORIA E BUJQËSISË)”, NË BASHKINË E SHKODRËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Sistemim blloqe banimi, Zogu I, krahu i djathtë (Zyra e punës, Drejtoria e Bujqësisë)”, në Bashkinë e Shkodrës.
  2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.
  3. Pronari i pasurive të paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë “ndërtesë”, me sipërfaqe 10 (dhjetë) m², dhe “truall”,  me sipërfaqe prej 10 (dhjetë) m², me vlerë të përgjithshme prej 411 580 (katërqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 411 580 (katërqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e tetëdhjetë) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër, planifikuar në buxhetin e saj.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga Bashkia Shkodër.
  6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  7. Afati i përfundimit të punimeve të objektit, në Bashkinë Shkodër, të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.
  8. Regjistrimi i ri i pasurive prej 10 (dhjetë) m² “ndërtesë” dhe 10 (dhjetë) m² “truall”, për projektin “Sistemim blloqe banimi, Zogu I, krahu i djathtë (Zyra e punës, Drejtoria e Bujqësisë)”, të bëhet në favor të Bashkisë Shkodër.
  9. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër dhe Bashkia Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION I RRUGËS INDUSTRIALE (TREGU), POGRADEC”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe të ligjit nr.130/2016,  “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, dhe me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksion i rrugës industriale (tregu), Pogradec”.
  2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Pogradec.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme të shpronësimit prej 7 665 468.5 (shtatë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë pesë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 7 665 468.5 (shtatë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë pesë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
  7.  Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Pogradec.
  8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
  9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
  10. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Pogradec dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT  “RIKONSTRUKSIONI I SHKOLLËS SË MESME TË PËRGJITHSHME “18 TETORI”, LUSHNJË”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i shkollës së mesme të përgjithshme “18 Tetori”, Lushnjë”.
  2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë.
  3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 92 226 (nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e njëzet e gjashtë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 92 226 (nëntëdhjetë e dy mijë e dyqind e njëzet e gjashtë) lekësh, do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
  7. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Lushnjë.
  8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
  9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
  10. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë dhe Bashkia Lushnjë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT  TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT RIKUALIFIKIMI I HAPËSIRAVE PËRRETH PALLATIT TË KULTURËS, RRUGA ME TRAFIK TË KUFIZUAR/PEDONALJA “PASHO HYSI”, RRUGA AUTOMOBILISTIKE “PASHO HYSI””, NË BASHKINË E SKRAPARIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21 të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i hapësirave përreth Pallatit të Kulturës, rruga me trafik të kufizuar/pedonalja “Pasho Hysi”, rruga automobilistike “Pasho Hysi””, në Bashkinë e Skraparit.
  2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë së Skraparit.
  3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë “ndërtesë”, me sipërfaqe 15 (pesëmbëdhjetë) m², me vlerë të përgjithshme prej 653 703 (gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e tre) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 653 703 (gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e shtatëqind e tre) lekësh, të përballohet nga të ardhurat e Bashkisë së Skraparit, planifikuar në buxhetin e saj.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale të përballohet nga Bashkia e Skraparit.
  6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë tre muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
  7. Afati i përfundimit të punimeve të objektit në Bashkinë e Skraparit të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga kjo bashki.
  8. Regjistrimi i ri i pasurisë “ndërtesë”, me sipërfaqe 15 (pesëmbëdhjetë) m², për projektin “Rikualifikimi i hapësirave përreth Pallatit të Kulturës, rruga me trafik të kufizuar/pedonalja “Pasho Hysi”, rruga automobilistike “Pasho Hysi””, të bëhet në favor të Bashkisë së Skraparit.
  9. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Skrapar dhe Bashkia e Skraparit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI URBAN I SHËTITORES “REPUBLIKA””, PATOS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21,  të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të   ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi urban i shëtitores “Republika””, Patos.
  2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Patos.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 49 212 840.64 (dyzet e nëntë milionë e dyqind e dymbëdhjetë mijë e tetëqind e dyzet pikë gjashtëdhjetë e katër) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 49 212 840.64 (dyzet e nëntë milionë e dyqind e dymbëdhjetë mijë e tetëqind e dyzet pikë gjashtëdhjetë e katër) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
  7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Patos.
  8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Patos, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
  9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
  10. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier dhe Bashkia Patos për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE  TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIMI I FASADAVE TË PALLATEVE NË SHËTITOREN “MIQËSIA” DHE RRUGËS SË TREGUT, SI DHE REHABILITIMI I ZONËS PAS PALLATEVE TË ISH-MAPOS”, POLIÇAN

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikimi i fasadave të pallateve në shëtitoren “Miqësia” dhe rrugës së tregut, si dhe rehabilitimi i zonës pas pallateve të ish-mapos”, Poliçan.
  2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Poliçan.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej    9 130 543 (nëntë milionë e njëqind e tridhjetë mijë e pesëqind e dyzet e tre) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 9 130 543 (nëntë milionë e njëqind e tridhjetë mijë e pesëqind e dyzet e tre) lekësh, do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Poliçan.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
  7. Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Poliçan.
  8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Skrapar, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Poliçan, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
  9.  Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Skrapar të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
  10. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Skrapar dhe Bashkia Poliçan për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIVITALIZIMI I PJESSHËM PRANË RRUGËS PEDONALE “ABAZ BEJ LUSHNJA”, LUSHNJË”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21,  të  ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Rivitalizimi i pjesshëm pranë rrugës pedonale “Abaz Bej Lushnja”, Lushnjë”.
  2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Lushnjë.
  3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 320 397 (treqind e njëzet mijë e treqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 320 397 (treqind e njëzet mijë e treqind e nëntëdhjetë e shtatë) lekësh, do të përballohet nga buxheti i Bashkisë Lushnjë.
  5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
  6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.
  7. Pronari i listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, do të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Lushnjë.
  8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnjë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
  9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, si dhe kalimi i pronësisë për pasurinë e shpronësuar.
  10. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë dhe Bashkia Lushnjë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

 

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

 LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT  TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE (ATSH)

 

Në mbështetje të neneve 95, pika 2 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Z. Gëzim Podgorica, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), lirohet nga kjo detyrë.
  2. Znj. Armela Krasniqi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.955, DATË 7.12.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE, DOKUMENTACIONIT DHE MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS EKONOMIKE”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, pikat 1 e 6, 20,  pika 2, dhe 43, të ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Në vendimin nr.955, datë 7.12.2016, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

 

1. Pika 3, e kreut II, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“3. Anëtarët madhorë të familjes paraqiten çdo 3 (tre) muaj pranë administratorit shoqëror për të deklaruar lidhur me gjendjen                         social-ekonomike të familjes. Administratori shoqëror hedh në Regjistrin Elektronik Kombëtar deklaratën lidhur me ndryshimet social-ekonomike të familjes, sipas shtojcës 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për përfitimin e ndihmës ekonomike.”.

 

2. Në pikën 9 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:

 

  1. Në shkronjën “a”, pas fjalëve “… kryen ndarje të qëllimshme të anëtarëve të familjes …” shtohen “… që jetojnë në të njëjtën strehë …”.
  2. Në shkronjën “b”, fjalët “… brenda një afati 10-ditor …” zëvendësohen me “… brenda 10 (dhjetë) ditëve pune …”.

 

  1. Shkronja “e” ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“e) Anëtarët në moshë aktive pune të aftë për punë që nuk rezultojnë punëkërkues të papunë pranë zyrave të punës apo të vetëpunësuar pranë strukturave të tatimeve, me përjashtim të rasteve të familjeve që zotërojnë tokë bujqësore në pronësi/përdorim.”.

 

Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi në datën 1 janar 2018.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

PËRBËRJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË UJIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 8, të   ligjit nr.111/2012 “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Këshilli Kombëtar i Ujit, si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri dhe ka në përbërje këta anëtarë:

 

  • Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit;
  • Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
  • Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë;
  • Ministrin e Financave dhe Ekonomisë;
  • Ministrin e Brendshëm;
  • Ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

2. Kur, për shkaqe të arsyeshme, Kryeministri nuk mund të marrë pjesë në mbledhje, atëherë me delegim, në vend të tij merr pjesë Zëvendëskryeministri, me të drejtë vote.

3. Vendimi nr.1080, datë 18.12.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe përbërjen e Këshillit Kombëtar të Ujit”, shfuqizohet.

4. Ngarkohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të Ujit për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR ASISTENCËN TEKNIKE PËR PROJEKTIN E RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE NR.2 – MBËSHTETJE PËR ZBATIMIN DHE QËNDRUESHMËRINË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 23, të      ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin e ndryshimit të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për asistencën teknike për projektin e rrugëve dytësore dhe lokale nr.2 – mbështetje për zbatimin dhe qëndrueshmërinë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN, NË PARIM, TË NDRYSHIMEVE TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “MODERNIZIMI I ASISTENCËS SOCIALE”, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.84/2012 

 

Në mbështetje të neneve 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 17 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

v e n d o s i:

 

  1. Miratimin, në parim, të dokumentit të shtyrjes së afatit të marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Modernizimi i asistencës sociale”,  ratifikuar me ligjin nr.84/2012, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Miratimin, në parim, të dokumentit të korrigjimit të marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Modernizimi i asistencës sociale”, ratifikuar me ligjin nr.84/2012, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

 

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

***

V E N D I M

PËR

 

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të   ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Z. Sajmir Çili emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.