Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 maj 2016
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.301, DATË 8.4.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I LINJËS 400 KV VAU I DEJËS-MORINË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.301, datë 8.4.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 3, sipërfaqja “4 147.8 (katër mijë e njëqind e dyzet e shtatë pikë tetë) m²” ndryshohet dhe zëvendësohet me “4 281.8 (katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e një pikë tetë) m2”.
2. Në pikat 3 dhe 4, vlera “14 037 979 (katërmbëdhjetë milionë e tridhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë” ndryshohet dhe zëvendësohet me “15 042 979 (pesëmbëdhjetë milionë e dyzet e dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë”.
3. Tabela e miratuar, që i bashkëlidhej vendimit në fuqi, zëvendësohet me tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE TE AGJENCIA E OFRIMIT TË SHËRBIMEVE PUBLIKE TË INTEGRUARA (ADISA) TË MJEDISEVE TË PRONËS “NDËRTESË – TRUALL”, ME NR.PASURIE 3/703, LAGJJA NR.1, KRUJË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.818, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, 15 e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve te Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA), të mjediseve të katit të parë dhe të një sipërfaqeje prej 30 (tridhjetë) m² e katit të dytë të ndërtesës, me numër pasurie 3/703, zona kadastrale 8621, lagjja nr.1, Krujë, me sipërfaqe totale 330.2 (treqind e tridhjetë pikë dy) m², për t’u përdorur si mjedise pune për ushtrimin e veprimtarisë administrative të ADISA-s sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Prona me numër rendor 30, me emërtimin “Ndërtesë”, lagjja nr.1, Krujë, hiqet nga lista e inventarit që i bashkëlidhet vendimit nr.818, datë 6.12.2006, të Këshillit të Ministrave.
3. Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
4. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) dhe kryeregjistruesi Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “CILËSIA E UJIT TË PIJSHËM”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 42, të ligjit nr.10138, datë 11.5.2009, “Për shëndetin publik”, dhe të pikës 1, të nenit 31, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Cilësia e ujit të pijshëm”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij.
2. Vendimi nr.145, datë 26.2.1998, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores higjieno-shëndetësore për kontrollin e cilësisë së ujit të pijshëm, projektimin, ndërtimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të furnizimit me ujë të pijshëm”, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Mjedisit, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, njësitë e vetëqeverisjes vendore për menaxhimin e integruar të burimeve ujore dhe çdo institucion tjetër, publik a privat, që kanë sistemin e tyre të furnizimit me ujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
SHPËRBLIMIN E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, PËR SIPËRFAQET TAKUESE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 3, të nenit 15/1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, shkronja “c”, dhe 5, pika 2, të ligjit nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Dibrës, Korçës, Durrësit, Lezhës dhe Fierit.
2. Sipërfaqja që shpronësohet është 38 214,62 (tridhjetë e tetë mijë e dyqind e katërmbëdhjetë presje gjashtëdhjetë e dy) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit është 857 820 110,3 (tetëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e njëzet mijë e njëqind e dhjetë presje tre) lekë, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Tiranë, Elbasan, Dibër, Korçë, Durrës, Lezhë dhe Fier të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
4. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “LIBRAZHD – QAFA E STUDNËS (SHTESA)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë.22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Librazhd – Qafa e Studnës (shtesa)”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “arë”, “kultura bujqësore dhe drurë frutorë”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi 2 651 168 (dy milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekë, nga të cilat:
– arë, me sipërfaqe 3 007 m2, me vlerë 523 218 (pesëqind e njëzet e tre mijë e dyqind e tetëmbëdhjetë) lekë;
– kultura bujqësore dhe drurë frutorë, me vlerë 2 127 950 (dy milionë e njëqind e njëzet e shtatë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë “arë”, dhe “kultura bujqësore dhe drurë frutorë”, prej 2 651 168 (dy milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e njëqind e gjashtëdhjetë e tetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive të listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë pronësie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 e 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Librazhd për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I SHTRESAVE RRUGORE FUSHË KRUJË – THUMANË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë.22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
12. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Përmirësimi i shtresave rrugore Fushë Krujë – Thumanë”.
13. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
14. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekt”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 16 686 204 (gjashtëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e katër) lekësh, nga të cilat:
– tokë “arë” dhe “truall”, me sipërfaqe 12 648 m2, me vlerë 5 409 102 (pesë milionë e katërqind e nëntë mijë e njëqind e dy) lekë;
– “objekt”, me sipërfaqe 116 m2, me vlerë 11 277 102 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e dy) lekë.
15. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, për pasuritë “arë”, “truall” dhe “objekt”, prej 16 686 204 (gjashtëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e katër) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin rrugor Shqiptar.
16. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
17. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
18. Pronarët e pasurive të listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë pronësie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
19. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 e 7, të këtij vendimi.
20. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’i vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
21. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
22. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA E MADHE E TIRANËS (KOMUNA E PARISIT – RRUGA E KAVAJËS), SHTESA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë.22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
23. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza e madhe e Tiranës (Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës), shtesa”.
24. Shpronësimi të bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
25. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë “truall” dhe “objekt”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 48 352 015 (dyzet e tetë milionë e treqind e pesëdhjetë e dy mijë e pesëmbëdhjetë) lekësh, nga të cilat:
– “truall”, me sipërfaqe 949 m2, me vlerë 17 071 298 (shtatëmbëdhjetë milionë e shtatëdhjetë e një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë;
– “objekte”, me vlerë 31 280 717 (tridhjetë e një milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë e shtatëqind e shtatëmbëdhjetë) lekë.
26. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për pasuritë “truall” dhe “objekte”, prej 48 352 015 (dyzet e tetë milionë e treqind e pesëdhjetë e dy mijë e pesëmbëdhjetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, zëri “Shpronësime”, planifikuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.
27. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
28. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
29. Pronarët e pasurive të listës që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, “Vërtetim hipotekor”, “Certifikatë pronësie”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
30. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 e 7, të këtij vendimi.
31. Brenda 30 ditëve, nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe, me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
32. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë, për pasuritë e shpronësuara.
33. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.102, DATË 4.2.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË KOMBËTARE TË ZONAVE TË MBROJTURA DHE TË ADMINISTRATAVE RAJONALE TË ZONAVE TË MBROJTURA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 6, të ligjit nr.90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të nenit 23, të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.102, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në kreun I “Dispozita të përgjithshme” shtohen pikat 5 e 6, me këtë përmbajtje:
“5. Punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Administratave Rajonale e Zonave të Mbrojtura pajisen me uniformë me shenja dalluese, me dokument identifikimi dhe me mjete të tjera teknike, të domosdoshme e të nevojshme për kryerjen e detyrës, për administrimin, mbrojtjen, parandalimin e dëmtimeve, zbulimin e veprimtarive kriminale dhe mbikëqyrjen në zonat e mbrojtura. Llojet e uniformave, shenjat dalluese, specifikimet teknike dhe çdo element tjetër për prodhimin dhe mbajtjen e uniformave e të pajisjeve teknike miratohen me urdhër të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura.
6. Punojësit e administratave rajonale e zonave të mbrojtura, që veprojnë në terren (rojet mjedisore), pajisen me armë, sipas ligjit nr.74/2014, “Për armët”.”.
2. Në shkronjën “c”, të pikës 2, të kreut IV, “Përgjegjësitë dhe detyrat e AKZM-së dhe ADZM-ve”, shtohen dy nënpika, me këtë përmbajtje:
“- dhënien në përdorim të pjesëve të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura, pronë publike, referuar veprimtarive të lejuara për t’u zhvilluar në zonat e mbrojtura, sipas përcaktimit të nenit 25, të ligjit nr.8906, datë 6.6.2002, “Për zonat e mbrojtura”, kundrejt tarifave të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, nëpërmjet kontratave të nënshkruara nga drejtori i Administratës të Zonës së Mbrojtur, me miratim të drejtorit të Përgjithshëm;
– rishikon, harton ose ndryshon kontratat ekzistuese të lidhura për sipërfaqet e zonave të mbrojtura nga Drejtoria e Shërbimit Pyjor në rrethe përpara krijimit të AKZM-së.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.103, DATË 4.2.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË INSPEKTORATIT SHTETËROR TË MJEDISIT DHE PYJEVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11 e 51, pika 3, të ligjit nr.10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në kreun IV, të vendimit nr.103, datë 4.2.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesat, si më poshtë vijon:
1. Pas fjalës “Stema” shtohet fjala “…identifikimi…”;
2. Pas pikës 4 shtohet pika 5, me këtë përmbajtje:
“5. Punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe të degëve rajonale pajisen me uniforma me shenja dalluese, me dokumente identifikimi dhe me mjete të tjera teknike të domosdoshme e të nevojshme për kryerjen e detyrës, për mbrojtjen, parandalimin e dëmtimeve, zbulimin e veprimtarive kriminale dhe mbikëqyrjen në mjedis dhe në pyje. Llojet e uniformave, shenat dalluese, specifikimet teknike dhe çdo element tjetër për prodhimin dhe mbajtjen e uniformave e pajisjeve teknike miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.574, DATË 28.5.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË BASHKISË FIER, TË QARKUT TË FIERIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, 5, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në listën e inventarit, të miratuar me vendimin nr.574, datë 28.5.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
shtohen pronat me nr.852-858, sipas lidhjes 1 dhe formularëve që i bashkëlidhen këtij vendimi;
b) pronave me numër rendor 4, 11, 87, u ndryshohet sipërfaqja, sipas formularëve bashkëlidhur këtij vendimi.
Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Bashkia Fier, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.87, DATË 3.2.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT POLITIK TË PËRFSHIRJES SOCIALE 2016 – 2020”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Bashkëlidhur vendimit nr.87, datë 3.2.2016, të Këshillit të Ministrave, shtohet shtojca 1, “Plani Kombëtar i Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë, 2016-2020”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen të gjitha institucionet e përmendura në të për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË POLITIKAVE AFATGJATA PËR OFRIMIN E SHËRBIMEVE ME NË QENDËR QYTETARIN NGA ADMINISTRATA SHTETËRORE NË SHQIPËRI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, shkronja “a”, e 56, paragrafi i dytë, të ligjit nr.13/2016, “Për mënyrën e ofrimit të shërbimeve publike në sportel në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dokumentit të politikave afatgjata për ofrimin e shërbimeve me në qendër qytetarin nga administrata shtetërore në Shqipëri, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, ministritë e linjës dhe institucionet e tjera të përmendura në këtë dokument për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I ST R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DIBRËS
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8927, datë 25.7.2002, “Për prefektin”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Halit Palamani emërohet prefekt i Qarkut të Dibrës.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E INVESTIMEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.23, DATË 20.1.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE ME KONTRATË TË PËRKOHSHME PËR VITIN 2016 NË NJËSITË E QEVERISJES QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 11, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.23, datë 20.1.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen disa ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 1, numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme ndryshohet dhe bëhet “… 2181 veta …”.
2. Në lidhjen nr.1, të përmendur në pikën 1, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në ndarjet “Gr.3 Kryeministria”, “Gr.10 Ministria e Financave” “Gr.14 Ministria e Drejtësisë” dhe “Gr.94 Ministria e Zhvillimit Urban” shtohen nënndarjet sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Në ndarjen “Gr.3 Kryeministria”, nënndarja“Departamenti i Administratës Tatimore” ndryshohet dhe bëhet “Departamenti i Administratës Publike”.
3. Në fund të pikës 4, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Punonjësit e kontraktuar për anketime nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të paguhen në të njëjtën mënyrë si punonjësit që merren me anketime të INSTAT-it.”.
4. Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë pas hyrjes në fuqi të tij dhe përballohen nga buxheti i miratuar për institucionet e përmendura në këtë vendim.
Përjashtimisht, për punonjësit e ALUIZNI-t, efektet financiare të përballohen nga të ardhurat e siguruara nga institucioni.
5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe institucionet e përmendura në pikën 1 të vendimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.