Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillin e Ministrave, 21 janar 2015
V E N D I M
PËR 
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.513, DATË 13.6.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË PROCEDURAVE E TË DOKUMENTACIONIT PËR HYRJEN, QËNDRIMIN  DHE TRAJTIMIN E TË HUAJVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.513, datë 13.6.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
1. Në aneksin nr.3, “Lista e shteteve, shtetasit e të cilave hyjnë pa viza në Republikën e Shqipërisë dhe çfarë dokumenti duhet të paraqesin”, bashkëlidhur vendimit, të shtohen fjalët “… Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti me dokumentin pasaportë …”.
2. Në aneksin nr.4, “Lista e vendeve, shtetasit e të cilave hyjnë me vizë në Republikën e Shqipërisë dhe përfaqësitë ku mund të bëhet aplikimi, si dhe tarifa përkatëse e shërbimit me vizë”, bashkëlidhur vendimit, hiqen fjalët “… Emiratet e Bashkuara Arabe …” dhe “… Kuvajti …”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
KRYERJEN E DISA AKTIVITETEVE STATISTIKORE  NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË STATISTIKAVE ZYRTARE 2012-2016
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave ngarkohet për realizimin e vrojtimeve statistikore në fushën e bujqësisë, të përcaktuara, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave kryen mbledhjen e përpunimin e të dhënave të mbledhura nëpërmjet vrojtimeve statistikore dhe mbledhjen e çmimeve të produkteve bujqësore.
3. Instituti i Statistikave (INSTAT) udhëheq dhe monitoron zbatimin e vrojtimeve statistikore, përpunimin dhe publikimin e të dhënave nga ana metodologjike.
4. INSTAT-i dhe Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave vendosin procedurat për transmetimin e të dhënave nëpërmjet një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.
5. Të dhënat për llogaritjen e treguesve statistikorë nga INSTAT-i (nga prodhimi i drithërave deri në prodhimin e rrushit), të dalin nga vrojtimi bujqësor i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave.
6. Transferimi i numrit të punonjësve dhe fondit të personelit përcaktohet me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave.
7. Vendimi nr.116, datë 15.2.2012, i Këshillit të Ministrave, “Për riorganizimin e statistikave të bujqësisë në Republikën e Shqipërisë”, shfuqizohet.
8. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Instituti i Statistikave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
       Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.229, DATË 23.4.2004,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN  E CEREMONIALIT ZYRTAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, pika 2, e 49, pika 1, të ligjit nr.9095, datë 3.7.2003, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 2, “Përdorimi i sallës VIP të Aeroportit”, të kapitullit V, “Vizita dhe takime”, të vendimit nr.229, datë 23.4.2004, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, pas pikës 2.11 shtohen pikat 2.12 deri në 2.25, me këtë përmbajtje:
“2.12. Në sallën VIP të aeroportit “Nënë Tereza”, ngrihet dhe funksionon salla VIP nr.3.
2.13. Salla VIP nr.3 mund të rezervohet nga:
– kompani të huaja apo vendase;
– ambasada të huaja rezidente apo jorezidente në Tiranë;
– organizata ndërkombëtare dhe përfaqësi të biznesit vendas dhe të huaj;
– sportistë që kanë fituar medalje në aktivitetet kombëtare apo ndërkombëtare.
2.14. Rezervimi i sallës VIP nr.3 nga subjektet e lartpërmendura bëhet në Protokollin e Shtetit, jo më vonë se 48 orë përpara mbërritjes apo largimit të subjektit kërkues, dhe miratimi i shërbimit i përcillet, me shkrim, sallës VIP nr.3, në aeroport.
2.15. Subjekti kërkues, së bashku me kërkesën për përdorim të sallës VIP nr.3, duhet të përcjellë edhe listën e plotë të pasagjerëve udhëtues, itinerarin dhe numrat e dokumentit të udhëtimit.
2.16. Subjektet, që kanë marrë miratimin e Protokollit të Shtetit dhe që do të lejohen të përdorin sallën VIP nr.3, duhet të kalojnë procedurat korrekte të kontrollit fizik, bagazhit e të dokumentacionit dhe, në asnjë moment, nuk janë objekt i shmangies së tyre.
2.17. “Albcontrol”, sh.a. ngarkohet me sigurimin e shërbimeve që do të ofrohen në sallën VIP nr.3. Këto shërbime përfshijnë:
a) lejimin e hyrjes në zonën e parkimit VIP të automjetit me të cilin udhëton subjekti kërkues i shërbimit;
b) pritjen dhe akomodimin në sallën VIP nr.3;
c) kontrollin dhe vulosjen e pasaportës;
ç)  transportin e bagazhit të dorës;
d) ofrimin e shërbimit bufe, TV, internet dhe lehtësi të tjera.
2.18. Tarifat për shërbimin e sallës VIP nr.3 dhe të gjitha shërbimet që ofrohen do të jenë të afishuara në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, së bashku me formularin që duhet plotësuar me të dhënat individuale të udhëtarëve dhe kërkesën tip që duhet të depozitohet për miratim në Protokollin e Shtetit.
2.19. Pas miratimit të dhënë nga Protokolli i Shtetit për shfrytëzimin e sallës VIP nr.3, subjekti i interesuar do të depozitojë, nëpërmjet transfertës bankare, tarifën përkatëse, sipas tabelës në shtojcën bashkëlidhur këtij vendimi.
2.20. Hyrja në sallën VIP nr.3 dhe përfitimi i shërbimeve në këtë sallë bëhen vetëm pas dorëzimit, pranë personelit të shërbimit, të faturës së pagesës së shërbimit të kërkuar dhe miratimit paraprak të Protokollit të Shtetit.
2.21. Protokolli i Shtetit do të jetë autoriteti i vetëm që do të vendosë shmangien e tarifave të mësipërme, vetëm në rastet e vizitave zyrtare apo rastet e respektimit të reciprocitetit.
2.22. Modalitetet e përdorimit të sallës VIP nr.3 dhe kategoritë që e përfitojnë këtë shërbim përcaktohen dhe miratohen paraprakisht nga Drejtoria e Protokollit të Shtetit. Në të gjitha rastet e përdorimit të sallës VIP nr.3, Protokolli i Shtetit i jep përparësi trajtimit dhe shërbimit të zyrtarëve shtetërorë që përfitojnë shërbimin e sallave VIP nr.1 dhe nr.2.
2.23. Tarifat për pijet, ushqimet dhe shërbime të tjera në sallën VIP nr.3 përcaktohen në përputhje me shtojcën që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2.24. Të ardhurat e arkëtuara nga përdorimi i sallës VIP nr.3 i kalojnë 50 për qind buxhetit të shtetit, për Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe 50 për qind buxhetit të “Albcontrol”, sh.a.
2.25. Procedurat për ofrimin e shërbimeve dhe kriteret për përcaktimin e subjekteve përfituese të këtij shërbimi miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.”.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
***
V E N D I M
PËR
Miratimin e rregullores PëR funksionimiN E Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 12, të ligjit nr.93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
 V E N D O S I: 
1. Miratimin e rregullores së funksionimit të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohen të gjitha ministritë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE BAZË TË SEKTORËVE QË DO TË MBËSHTETEN DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT NGA FONDI I PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL, PËR VITIN 2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, dhe të     ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Fondi i miratuar në buxhetin e vitit 2015 për Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, zëri “Transfertë në buxhetet familjare”, për mbështetjen e prodhimit bujqësor, blegtoral dhe të agropërpunimit, të përdoret për:
a) investimet për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm të tregut;
b) përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe të mbrojtjes së bimëve;
c) prodhimin e perimeve në ambiente të mbrojtura për zbutjen e sezonalitetit të furnizimit të tregut;
ç)  mbarështimin e blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës;
d) furnizimin e qëndrueshëm të tregut dhe rritjen e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale;
dh) nxitjen e kreditimit bankar dhe investimeve në sektorin e përpunimit, ruajtjes dhe marketingut të produkteve bujqësore, blegtorale, shpendëve, akuakulturës, mjaltit dhe bimëve medicinale;
e) rritjen e mundësisë së fermerëve për mjete të mekanizuara dhe lëndëve djegëse për ngrohjen e ambienteve të mbrojtura;
ë) nxitjen e kooperimit dhe organizimin e shoqërive të bashkëpunimit bujqësor (SHBB).
2. Masat e mbështetjes dhe masa e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, sipas rajonizimit të hartës bujqësore e cila miratohet me udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave në shkallë vendi, të jenë, si më poshtë vijon:
a) Mbështetje për përmirësimin e teknologjisë së kultivimit dhe mbrojtjes së bimëve, si:
i. përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së vreshtave me fidanë të kultivarëve autoktonë, në vlerën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë/ha dhe me fidanë të kultivarëve të tjerë, në vlerën 500 000 (pesëqind mijë) lekë/ha;
ii. përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së mollëve, dardhave, kumbullave, qershive, pjeshkëve, nektarinave, fiqve, ftonjve, shegëve, kivit, luleshtrydhes dhe agrumeve, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha;
iii. përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes së arrave, lajthive dhe bajameve, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) lekë/ha për format intensive dhe ekstensive të kultivimit;
iv. përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes dhe kultivimit të bimëve medicinale të kultivuara, si: lavanda, timus, rigon, gjethe qumështore, rozmarinë, mullagë e bardhë, mullagë e zezë, valeriane, mollë e egër, tërfili i kuq, bar blete, lule kalendule, lule dielli (për petale), hithër, helichrysum italicum dhe kokoçeli (lule ciani), në vlerën 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha;
v. përmirësimi i teknikave të ujitjes nëpërmjet mbështetjes financiare të instalimit të ujitjes me pika, në ullishte, vreshta, pemëtore, agrume, arrore dhe shegë (vetëm për format intensive të kultivimit të tyre), kundrejt faturës tatimore, por jo më shumë se 250 000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha, por financimi të bëhet për jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha;
vi. mbrojtja e ullishteve nga dëmtimi i mizës së ullirit në bllok dhe sipas zonave prioritare të prodhimit, në vlerën jo më shumë se      35 000 (tridhjetë e pesë mijë) lekë/ha;
vii. instalimi i sistemit të ngrohjes me biomasë (pellete), në serat me ngrohje qendrore, në vlerën jo më shumë se 1 800 000 (një milion e tetëqind mijë) lekë/dynymi.
Sipërfaqja e mbjellë me kulturat e përshkruara sipas masave të përcaktuara në nënndarjet i-iv, të shkronjës “a”, të pikës 2, duhet të jetë jo më e vogël se 0.2 ha dhe jo më e madhe se 10 ha.
b) Mbarështimi i blegtorisë, bletarisë dhe akuakulturës:
i. në vlerën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë dele dhe/ose dhi të matrikulluara për fermat të cilat mbarështojnë jo më pak se 100 (njëqind) krerë, por financimi të bëhet për jo më shumë se                     300 (treqind) krerë;
ii. në vlerën 1 000 (një mijë) lekë/koshere bletë për fermerët me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) koshere bletë;
iii. mbështetja e sektorit të akuakulturës, në masën 25% të vlerës së rasatit, por jo më shumë se 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë/fermë dhe/ose 25% të vlerës së ushqimeve për peshkun nën kultivim, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë/fermë, vërtetuar me faturë tatimore dhe/ose faturë zhdoganimi.
c) Furnizimi i qëndrueshëm i tregut dhe rritja e të ardhurave financiare për familjet e zonave rurale për:
i. mbështetje për dorëzimin e prodhimit të frutave dhe perimeve në pikat e grumbullimit ose përpunimit, në masën 15% të vlerës së mallit të shitur, të vërtetuar me faturë tatimore. Sasia e dorëzimit është:
– për jo më pak se 30 kv dhe jo më  shumë se 300 kv për frutat;
– për jo më pak se 50 kv dhe jo më shumë se 400 kv për perimet;
– për jo më shumë se 400 kv për fasulen pllaqi.
ii. mbështetje, në vlerën 10 (dhjetë) lekë/litri qumësht, për fermat blegtorale që dorëzojnë jo më pak se 1 500 (një mijë e pesëqind) litra qumësht në muaj, por jo më shumë se 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) litra qumësht në muaj, dhe mbarështojnë jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë qumështi të matrikulluara, por financimi të bëhet për jo më shumë se 80 (tetëdhjetë) krerë. Pagesa të bëhet kundrejt sasive të qumështit, të deklaruara në organet tatimore;
iii. mbështetje për dorëzimin e prodhimit të midhjeve në qendrat e grumbullimit dhe/përpunimit, në vlerën 10 (dhjetë) lekë/kg të dorëzuar (të shitur) e të vërtetuar me faturë tatimore, por financimi të bëhet për jo më pak se 200 (dyqind) kv dhe jo më shumë se 1 000 (një mijë) kv në vit.
ç)  Nxitja e investimeve dhe kreditimit bankar në sektorin bujqësisë, blegtorisë, shpendëve, bletarisë, akuakulturës dhe bimëve medicinale, si:
i. mbështetja, përmes subvencionit, në masën 70% të normës së interesit, për 7 (shtatë) vite radhazi, për kreditë deri në 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë, që do të merren për aktivitetet e mëposhtme:
– Ndërtimin e objekteve që shërbejnë për mbarështimin e kafshëve, shpendëve dhe akuakulturës;
– Ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, akuakulturës, shpendëve dhe bimëve medicinale;
– Mekanizimin e bujqësisë, blegtorisë, akuakulturës dhe bimëve medicinale.
ii. mbështetja e investimeve deri në 50% të vlerës së projektit, kundrejt faturës tatimore përfshirë vlerën e tatimit, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për një subjekt, për:
– ngritje dhe/ose rikonstruksion ambientesh për grumbullim dhe ruajtje të produkteve bujqësore, blegtorale, akuakulturës, shpendëve dhe bimëve medicinale;
– ngritje dhe/ose rikonstruksion të ambienteve për mbarështim të kafshëve, shpendëve, midhjes dhe peshkut;
– linja për standardizimin (paketim, mbushje, konservim, ambalazhim) tharje dhe/ose përpunim, si dhe mjete të specializuara  transporti të prodhimeve bujqësore, blegtorale, mjaltit, bimëve medicinale, produkteve të akuakulturës;
– mbështetje për energjinë e rinovueshme;
– hapje lerash.
iii. ndërtim të serave për kultivimin e perimeve, prodhim fidanësh dhe produkteve të tjera bujqësore, në masën 60% të vlerës së investimit përfshirë vlerën e tatimit, por jo më shumë se 1 200 000 (një milionë e dyqind mijë) lekë për dynym, për sera me sipërfaqe minimumi 2 dynymë dhe jo më shumë se 2 ha;
iv. Mbështetja e investimeve deri në masën 60% të vlerës për traktorë dhe/ose agregate të tjera bujqësore për manovrim në nivel ferme, përfshirë vlerën e tatimit.
3. Përfitues për masat e mbështetjes dhe masën e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural do të jenë personat fizikë, personat juridikë dhe SHBB-të.
4. Nga ky fond do të përdoret vlera prej 154 700 000 (njëqind e pesëdhjetë e katër milionë e shtatëqind mijë)  lekësh për bashkëfinancim me projektin e IPA-s 2011, “Mbështetje për bujqësinë dhe zhvillimin rural”.
Përdorimi i këtyre fondeve do të realizohet sipas marrëveshjes operacionale të nënshkruarr ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, AZHBR-së dhe GIZ.
5. Nga ky fond të përdoret vlera prej 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekësh për aktivitete informuese për publikun lidhur me masat e mbështetjes nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2015.
6. Financimi i masës mbështetëse për prodhimin në serra me ngrohje qendrore, skemë e vitit  2014, të bëhet në tremujorin e parë të vitit 2015, me fondet e caktuara për vitin përkatës buxhetor, por sipas masës dhe kushteve të përfitimit, të përcaktuar për vitin 2014.
7. Projektet e vlerësuara dhe të verifikuara ose të kontraktuara gjatë vitit 2014, të cilat janë shpallur fituese dhe nuk janë financuar për shkak të shkurtimeve të fondeve gjatë vitit buxhetor 2014, të paguhen me fondet e vitit 2015, brenda tremujorit të parë të vitit 2015, sipas masës dhe kushteve të përfitimit, të përcaktuara për vitin 2014, por jo më shumë se fondi i alokuar prej 200 000 000 (dyqind milionë) lekësh.
8. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
        Ky vendim hyn në fuqi  pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË ANEKSIT TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË  NË PROGRAMIN “EVROPA PËR QYTETARËT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të aneksit të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin “Evropa për qytetarët”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
 EDI RAMA 
***
V E N D i M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1707, DATË 29.12.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PEËR LËSHIMIN E PATENTAVE PËR SHPIKJET DHE MODELET E PËRDORIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11, 17, 18, 20, 24, 26, 29-31, 34, 35, 49, 50, 70, 75, 87, shkronjat “a”-“gj”, 97, 99 dhe 202, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në rregulloren për lëshimin e patentave për shpikjet dhe modelet e përdorimit, që i bashkëlidhet vendimit nr.1707, datë 29.12.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në kreun I, “Dispozita të përgjithshme”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Në shkronjën “ç”, të pikës 2.1, fjalët “… ekspozitë ndërkombëtare …” zëvendësohen me “… ekspozitë ndërkombëtare zyrtare apo e njohur zyrtarisht …”.
b) Në shkronjën “e”, të pikës 2.1, dhe kudo në tekst, pas fjalëve  “… ligjin nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, shtohen  “…, i ndryshuar me ligjin nr.55/2014, …”.
c) Pas shkronjës “g”, të pikës 2.1, shtohet shkronja “gj”, me këtë përmbajtje:
“gj) “Patentë e vlefshme evropiane” është patenta evropiane e dhënë nga ZEP-i në bazë të aplikimit për patentë evropiane, i depozituar pas datës 1 maj 2010, për të cilën është kërkuar vlefshmëria në Shqipëri.”.
2. Në shkronjën “a”, të pikës 2.1, të kreut II, “Paraqitja e aplikimit për patentë kombëtare”, shprehja “… formularin FP1 …” zëvendësohet me fjalët “… kërkesën për dhënien e patentës …”.
3. Pika 2.2, e kreut VIII, “E drejta për prioritet”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2.2. Kërkuesi mund të ndryshojë ose të shtojë prioritetin brenda gjashtëmbëdhjetë muajve nga data e prioritetit më të parë të pretenduar ose, nëse ndryshimi a shtesa do të shkaktonte një ndryshim në datën e prioritetit më të parë të pretenduar, brenda gjashtëmbëdhjetë muajve nga data e korrigjuar e prioritetit më të parë, cilado periudhë gjashtëmbëdhjetëmujore të skadojë më parë, me kusht që një korrigjim i tillë të paraqitet para mbarimit të katër muajve nga data e depozitimit të dhënë të kërkesës për patentë. Kërkesa për shtimin apo ndryshimin e prioritetit do të shoqërohet me pagesën e tarifës përkatëse, në të kundërt kërkesa refuzohet.”.
4. Në kreun IX, “Ekzaminimi i aplikimit për patentë dhe dhënia e patentës”,  bëhen  ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a)  Në pikën 1.1, fjalia e fundit hiqet.
b)  Në pikën 3, fjala “… i mëtejshëm …” zëvendësohet me  “… formal …” .
c)  Në pikën 3.1, fjalët “… brenda një periudhe 3-mujore nga data e lëshimit të dëshmisë …” zëvendësohen me “… pas përcaktimit të datës …”.
ç)  Në fjalinë e parë, të pikës 3.2, pas numrit “20” shtohen numrat “21, 22” dhe pas numrit “II” shtohen numrat “III, IV dhe V”.
d)   Pika 3.4 shfuqizohet.
dh)  Në pikën 4.1, shprehja “3.4 dhe 3.5” zëvendësohet me  “3”.
e)   Në pikën 5, fjalët “… shtyrja e afatit kohor për plotësimin e të metave të aplikimit …” zëvendësohen me  “… kërkesa për shqyrtim të mëtejshëm i aplikimit për patentë …”.
ë) Në pikën 5.1, fjala “… përkatëse …” zëvendësohet me fjalët “… për shqyrtim të mëtejshëm …”.
f)  Në pikën 5.1, fjalët “… zgjatjen  e afatit …” zëvendësohen me “… për shqyrtim të mëtejshëm …”.
g)  Pas  pikës 6.1 shtohet pika 6.2, me këtë përmbajtje:
“6.2. Në rastin kur patenta e lëshuar është rezultat i një kërkese për konvertim në bazë të nenit 87/ë, patenta e lëshuar do të përmbajë edhe të dhënat e mëposhtme:
a)  Datën e kërkesës për konvertim;
b)  Numrin dhe vendin e aplikimit fillestar;
c)  Datën e aplikimit fillestar.”.
gj)  Pika 7.1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“7.1. Në zbatim të pikës 4, të nenit 28, të ligjit, pronari i patentës duhet të depozitojë brenda 10 (dhjetë) vjetëve nga data e depozitimit të aplikimit për patentë, dokumentin me anë të të cilit të provojë patentueshmërinë e shpikjes në përputhje me nenet 5, 6, 7, 9 dhe 10, të ligjit. Dokumenti i sipërpërmendur mund të jetë rezultat i ekzaminimit thelbësor të kryer mbi të njëjtën patentë nga ZEP-i, nga një zyrë kombëtare, e cila gëzon statusin e Autoritetit Ndërkombëtar për Ekzaminim Paraprak, sipas nenit 32, të Traktatit të Bashkëpunimit për Patentat ose nga zyra kombëtare, e cila ka marrëveshje bashkëpunimi me DPPM-në, si dhe një patentë e dhënë për të njëjtën shpikje nga një prej këtyre zyrave. Ai duhet të depozitohet i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar.”.
h) Në fund të pikës 7.2 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Nëse procedura e njohjes së patentës në njërën nga zyrat përkatëse nuk është përfunduar ende, aplikuesi njofton DPPM-në para përfundimit të afatit 10-vjeçar nga data e depozitimit të aplikimit për patentë dhe kërkon zgjatje të afatit për depozitimin e provës shkresore, në bazë të nenit 34, kundrejt pagesës së tarifës përkatëse. DPPM-ja mund të zgjatë afatin e depozitimit të provës shkresore deri në 3 muaj nga data e përfundimit të procedurës në zyrën përkatëse.”.
5. Në kreun X, “Publikimi i aplikimeve për patentë dhe i patentave”, bëhen  shtesat e mëposhtme:
a) Pas pikës 1.2  shtohet pika 1.3, me këtë përmbajtje:
“1.3. Në rastin kur patenta e lëshuar është rezultat i një kërkese për konvertim në bazë të nenit 87/ë, publikimi i aplikimit të saj do të përmbajë edhe të dhënat e mëposhtme:
a)  Datën e kërkesës për konvertim;
b)  Numrin dhe vendin e  aplikimit fillestar;
c)  Datën e aplikimit fillestar.”.
b) Pas pikës 2.1 shtohet pika 2.2, me këtë përmbajtje:
“2.2. Në rastin kur patenta e lëshuar është rezultat i një kërkese për konvertim në bazë të nenit 87/ë, publikimi i saj do të përmbajë edhe të dhënat e mëposhtme:
a)  Datën e kërkesës për konvertim;
b)  Numrin dhe vendin e aplikimit fillestar;
c)  Datën e aplikimit fillestar.”.
6. Në kreun XII, “Rivendosja e të drejtave”, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
  a) Pas pikës 1.3 shtohet pika 1.4, me këtë përmbajtje:
“1.4. Kur aplikimi që pretendon prioritet nuk është depozituar brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve nga data e aplikimit të mëparshëm, aplikuesi mund të depozitojë kërkesë për rivendosjen e së drejtës së prioritetit brenda dy muajve nga mbarimi i afatit të sipërpërmendur, të shoqëruar me dokumentet e mëposhtme:
a) Të dhënat për shkaqet që çuan në mosrespektimin e periudhës së prioritetit, pavarësisht nga marrja e masave të nevojshme;
b)  Tarifa për rivendosje në afat;
c)  Autorizimi i përfaqësimit.”.
b) Fjalia e parë, e pikës 2.1, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“DPPM-ja shqyrton kërkesën për rivendosjen e së drejtës brenda një afati njëmujor nga data e marrjes së saj, nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 1, të nenit 35, të ligjit, dhe të pikave 1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4, të këtij kreu.”.
7. Në kreun XVI, “Ripërtëritja e patentës”, bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:
a) Në fjalinë e fundit, të pikës 2.1, shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“… ose brenda 2 (dy) muajve nga periudha 6-mujore pas datës së fundit të muajit të datës së depozitimit, kundrejt pagesës shtesë …”.
b) Në pikën 3.1, shprehja “6-mujore” zëvendësohet me “8-mujore”.
c) Pika 3.3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3.3 Kur kërkesa për ripërtëritjen e patentës plotëson kushtet e pikës 2, të këtij kreu, DPPM-ja e ripërtërin patentën dhe bën shënimin për ripërtëritjen e saj në regjistrin e patentave dhe i lëshon paraqitësit të kërkesës njoftim për ripërtëritjen e patentës.”.
 ç) Pika 3.4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3.4. Kur për një patentë janë paraqitur disa kërkesa për ripërtëritje, ripërtëritja e patentës bëhet në bazë të kërkesës që është paraqitur e para dhe DPPM-ja refuzon kërkesat e mëvonshme.”.
 d) Në pikën 3.5, pas fjalëve “… parashikuar në nenin 41, pikat 2 dhe 3, të ligjit, …” shtohen “… si edhe afatit të parashikuar në pikën 2.1, të këtij kreu, …”.
8. Në kreun XVII, “Dorëheqja nga patenta dhe ndryshimet në një patentë”,  bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Shkronja “a”, e pikës 1.1, shfuqizohet.
b) Në pikën 3.1 bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:
i. Pas fjalëve “… neni 82, pika 3, …” shtohen “… si dhe neni 87/d,                    pika 3, …”.
ii. Fjalët “… në këtë nen …” zëvendësohen me “… në këto nene …”.
iii. Në shkronjën “c”, fjalët “… parashikuar nga pika 3, e nenit 82, të ligjit, …” hiqen.
9. Pas kreut XXII shtohet kreu XXIII, me këtë përmbajtje:
“KREU XXIII  
APLIKIMET E  PATENTAVE EVROPIANE
1. Paraqitja e kërkesës  për vlefshmëri të patentës evropiane
1.1. Kërkesa për vlefshmëri të patentës evropiane parashikuar nga neni 87/d paraqitet pranë DPPM-së nëpërmjet formularit FP1, brenda 3 (tre) muajve nga data e publikimit të vendimit për dhënien e patentës nga ZEP-i. Afati i përmendur mund të zgjatet me një muaj nëse aplikuesi paguan tarifën shtesë për shqyrtim të mëtejshëm. Së bashku me kërkesën, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:
a) Përkthimin në anglisht të specifikimeve të patentës evropiane të dhënë nëse ajo nuk është lëshuar në anglisht;
b) Përkthimin në shqip të pretendimeve të patentës evropiane; Kur pretendimi përmban shenja referencë të përdorura në vizatime, këto vizatime i bashkëlidhen përkthimit;
c) Dokumentin e pagesës së tarifës së publikimit;
ç)  Autorizimin e përfaqësimit.
2. Shqyrtimi i kërkesës nga DPPM-ja
2.1. DPPM-ja shqyrton kërkesën për vlefshmëri të patentës evropiane dhe, nëse aplikimi përmbush kërkesat e pikës 1.1, të këtij kreu, DPPM-ja lëshon  njoftimin për njohjen e vlefshmërisë së patentës evropiane.
2.2. Nëse aplikimi nuk përmbush vetëm kërkesën e shkronjës “ç”, të pikës 1.1, të këtij kreu, DPPM-ja lëshon njoftimin për plotësim parregullsish brenda afatit 2-mujor nga data e lëshimit të njoftimit, në të kundërt refuzon kërkesën. Në zbatim të nenit 34, të ligjit nr.9947, datë 7.72008, “Për pronësinë industriale”, ky afat mund të shtyhet me kërkesë të aplikantit me 3 (tre) muaj kundrejt pagesës së tarifës për shqyrtim të mëtejshëm.
2.3. Nëse kërkesat e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1.1, të këtij kreu, nuk janë depozituar në kohën e duhur ose tarifa e parashikuar nuk është paguar në kohën e duhur, DPPM-ja refuzon njohjen e vlefshmërisë së patentës evropiane dhe njofton me shkrim  aplikantin.
3. Paraqitja e kërkesës për ndryshime në pretendime të patentes evropiane
3.1. Kërkesa për ndryshime të pretendimeve të patentës evropiane   parashikuar nga pika 3, e nenit 87/d, paraqitet pranë DPPM-së nëpërmjet formularit FP7, brenda 3 (tre) muajve nga data e publikimit të vendimit për mbajtjen në fuqi me ndryshimet e bëra ose kufizimin nga ZEP-i. Afati i përmendur mund të zgjatet me një muaj nëse aplikuesi paguan tarifën shtesë për shqyrtim të mëtejshëm. Së bashku me kërkesën për ndryshim në pretendime, aplikanti duhet të depozitojë edhe dokumentet e mëposhtme:
a) Vendimin për ndryshimin e pretendimeve.
b) Përkthimin në shqip të pretendimeve të patentës europiane. Kur pretendimi përmban shenja referencë të përdorura në vizatime, këto vizatime i bashkëlidhen përkthimit.
c) Dokumentin e pagesës së tarifës së publikimit.
ç)  Autorizimin e përfaqësimit.
4. Shqyrtimi i kërkesës për ndryshime në pretendime të patentës evropiane nga DPPM-ja
4.1. DPPM-ja shqyrton kërkesën për ndryshime në pretendime të patentës evropiane dhe, nëse aplikimi përmbush kërkesat e pikës 3.1, të këtij kreu, DPPM-ja lëshon njoftimin për njohjen e ndryshimit të pretendimeve të patentës evropiane.
4.2. Nëse aplikimi nuk përmbush vetëm kërkesën e shkronjës “ç”, të  pikës 3.1, të këtij kreu, DPPM-ja lëshon njoftimin për plotësim parregullsish brenda afatit 2-mujor nga data e lëshimit të njoftimit, në të kundërt e refuzon  kërkesën. Në zbatim të nenit 34, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, ky afat mund të shtyhet me kërkesë të aplikantit me 3 (tre) muaj kundrejt pagesës së tarifës për shqyrtim të mëtejshëm.
4.3. Nëse kërkesat e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “ç”, të pikës 3.1, të këtij kreu, nuk janë depozituar në kohën e duhur ose tarifa e parashikuar nuk është paguar në kohën e duhur, DPPM-ja refuzon kërkesën për ndryshime në pretendime të patentës evropiane dhe njëkohësisht bën edhe pavlefshmërinë e patentës evropiane dhe njofton me shkrim aplikantin.”.
10. Në të gjithë formularët e patentave, shtohet shtojca I, “Formulari i deklarimit të të dhënave personale”, sipas formularit bashkëlidhur këtij vendimi.
11. Në formularin FP1, në rubrikën e parë “Lloji i aplikimit” shtohet pika me tekst: “Aplikim për vlefshmëri të patentës evropiane”.
12. Në të gjithë formularët e patentave, logoja dhe adresa e DPPM-së të hiqen dhe të vendosen sipas vendit ku DPPM-ja do të ushtrojë aktivitetin e saj.
13. Në të gjithë formularët e patentave hiqen rubrikat, të cilat kërkojnë informacion për numër telefoni, fax dhe adresë e-mail-i. Këto të dhëna të kërkohen për t’u deklaruar vullnetarisht në shtojcën I “Formulari i deklarimit të të dhënave personale”, të këtyre formularëve.
      Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN RR.883, DATË 13.5.2009, TE KËSHILLIT TE MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E TARIFAVE PËR REGJISTRIMIN E OBJEKTEVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 24, 25, 28, 33, 41, 44, 46, 76, 77, 79, 80, 82, 87, shkronjat “a”-“gj”, 109, 137, 149, 172, 181, 194, 198 e 202, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.883, datë 13.5.2009, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar,  bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në fund të pikës 11, të vendimit, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të nxjerrin udhëzimin e përbashkët për të përcaktuar drejtimet dhe kriteret e përdorimit të të ardhurave që i lihen DPPM-së.”.
2. Në lidhjen nr.1, “Tarifat për patentat e shpikjeve”, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
a) Në pikën 1.5, fjalët “Tarifë për publikimin e Patentës Evropiane dhe të amendamenteve në patentë” zëvendësohen me “Tarifë për publikimin e shtrirjes së patentave evropiane dhe amendamenteve në patentë.”.
b) Në pikën 1.8, fjalët “Tarifë për zgjatjen e afatit për plotësim dokumentacioni” zëvendësohen me “Tarifë për shqyrtim të mëtejshëm”, ndërsa vlera “2 000” zëvendësohet me vlerën “7 000”.
c) Pika 1.18  shfuqizohet.
ç) Në pikën 1.19, vlera “500” zëvendësohet me vlerën “1 500” .
d) Në pikën 1.20, vlera “500” zëvendësohet me vlerën  “2 000” .
dh) Në pikën 1.44,  vlera “3 000” zëvendësohet me vlerën “9 000”.
e) Pas pikës 1.44 shtohen: pika 1.45, me emërtimin e tarifës: “Tarifë për kërkesë për ndryshimin ose shtimin e prioritetit” dhe vlerë “7 000 ALL”; pika 1.46, me emërtimin e tarifës: “Tarifën shtesë për zgjatje afati” dhe vlerë “7 000 ALL” dhe pika 1.47, me emërtimin e tarifës: “Tarifë për publikimin e vlefshmërisë së patentave evropiane dhe amendamenteve në patentë” dhe vlerë  “10 000 ALL”.
ë) Në fund të  paragrafit  të  lidhjes  nr.1  shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
   “Tarifat vjetore për ripërtëritjen e patentave (nr.rendor 1.24-1.43) të rriten në masën 100% të vlerave përkatëse të dhëna në pasqyrë, në rastet kur pagesa e tyre kryhet brenda 2 (dy) muajve pas përfundimit të afatit të caktuar, në përputhje me parashikimin e pikës 3, të nenit 41, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.
* Tarifat me nr.rendor 1.1; 1.4; 1.6; 1.7; 1.8; 1.9; 1.11; 1.12; 1.13 të reduktohen në masën 50% të vlerës përkatëse të dhënë në pasqyrë, në rastin kur pronari i patentës është njëkohësisht edhe shpikësi i patentës. Për studentët, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, këto tarifa të jenë 100 (njëqind) lekë.”.
3. Në fund të paragrafit të lidhjes nr.2, “Tabela e tarifave të shërbimit për certifikatat e mbrojtjes shtesë për produktet mjekësore dhe produktet për mbrojtjen e bimëve”,  shtohet  paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Tarifat vjetore për ripërtëritjen e certifikatave të mbrojtjes shtesë (nr.rendor 2.2-2.6) të rriten në masën 100% të vlerave përkatëse të dhëna në pasqyrë, në rastet kur pagesa e tyre kryhet brenda 2 (dy) muajve pas përfundimit të afatit të caktuar në përputhje me parashikimin e pikës 3, të nenit 41, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.
* Tarifa  e aplikimit me nr.rendor 2.1 të reduktohet në masën 50% të vlerës përkatëse të dhënë në pasqyrë, në rastin kur pronari i patentës është njëkohësisht edhe shpikësi i patentës.”.
4. Në fund të paragrafit të lidhjes nr.3, “Tabela e tarifave të shërbimit për modelet e përdorimit”, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Tarifat vjetore për ripërtëritjen e modeleve të përdorimit me numër rendor (3.23-3.32) të rriten në masën 100% të vlerave përkatëse të dhëna në pasqyrë, në rastet kur pagesa e tyre kryhet brenda 2 (dy) muajve pas përfundimit të afatit të caktuar në përputhje me parashikimin e pikës 3, të nenit 41, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar.
* Tarifat me nr.rendor 3.1- 3.12 të reduktohen në masën 50% të vlerës përkatëse të dhënë në pasqyrë, në rastin kur pronari i modelit të përdorimit është njëkohësisht edhe shpikësi i modelit të përdorimit. Për studentët, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, këto tarifa  të jenë 100 (njëqind) lekë.”.
5. Në lidhjen nr.6, “Tabela e tarifave të shërbimit për treguesit gjeografikë”, pas pikës 6.13 shtohet pika 6.14, me emërtimin e tarifës: “Tarifë për ripërtëritje të treguesit gjeografik” dhe vlerë “8 000 ALL”.
6. Kudo në tekstin e lidhjes nr.7, “Tabela e tarifave për shërbimet lidhur me topografitë e qarqeve të integruara”, fjalët “Topografitë e qarqeve të integruara” zëvendësohen me “Topografitë e produkteve gjysëmpërçuese”  .
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR KOMBËTAR TË SIPËRFAQES PYJORE QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “TAP-AG” PËR NDËRTIMIN E RRUGËS “PRONOVIK-ZGËRBONJË-ANTENA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.116/2013, “Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “TAP-AG””, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore prej 4.092 (katër pikë zero nëntëdhjetë e dy) ha, që do të përdoret nga shoqëria “TAP-AG” për ndërtimin e rrugës “Pronovik-Zgërbonjë-Antena”, në funksion të ndërtimit të Gazsjellësit TAP-AG, hiqet nga Fondi Pyjor dhe Kullosor Kombëtar dhe çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Sipërfaqja pyjore, që hiqet nga Fondi Pyjor dhe Kullosor Kombëtar, dhe harta përkatëse jepen në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të pakësimit në volum të lëndës drusore, produkteve të tjera pyjore dhe investimeve të kryera në vite në pyje, objekt i këtij vendimi, paguhen nga shoqëria “TAP-AG”, në bazë të lidhjes 4, që i bashkëlidhet vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar.
3. Shoqëria “TAP-AG”, brenda 3 (tri) viteve, të pyllëzojë me fondet e veta 4.129 (katër pikë njëqind e njëzet e nëntë) ha, sipërfaqe me drurë pyjorë, në ekonomitë pyjore të përcaktuara në marrëveshjen e lidhur, ndërmjet shoqërisë “TAP-AG” dhe Ministrisë së Mjedisit.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, bëhen ndryshimet përkatëse në regjistrin e Kadastrës Kombëtare të Pyjeve dhe Kullotave, ndërsa zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme bëjnë çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, pyll dhe tokë me bimësi pyjore” dhe e regjistrojnë atë në kategorinë “Tokë e zënë, objekt i ndërtimit të rrugës “Pronovik-Zgërbonjë-Antena”, në pronësi publike.
5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, njësitë e qeverisjes vendore nga kalon rruga për ndërtimin e Gazsjellësit TAP-AG dhe zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
         Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.900, DATË 6.12.2011, DHE NR.514, DATË 1.8.2012, PËR SHPËRBLIMIN E PRONARËVE MBI SIPËRFAQET TAKSUESE            TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 3, të nenit 15/1, të      ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të neneve 3, shkronja “c”, dhe 5, pika 2, të ligjit nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në tabelën e miratuar me vendimin nr.900, datë 6.12.2011, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:
a) Numrat rendorë nga 249 deri në 266 ndryshojnë, sipas renditjes 1 deri në 18, të lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për Drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan;
b) Numri rendor 669 ndryshon, sipas renditjes nga numri 1 deri në 6, të lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për Drejtorinë e ALUIZNI-t Durrës.
2. Në tabelën e miratuar me vendimin nr.514, datë 1.8.2012, të Këshillit të Ministrave, lista e emërore me numrat rendorë nga 297 deri në 321 dhe nga 323 deri në 345 bëhen, përkatësisht, sipas numrit rendor 1 deri në 25 dhe 26 deri në 50, të lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe  Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.1657, DATË 24.12.2008; NR.100, DATË 27.1.2009; NR.286, DATË 18.3.2009; NR.450, DATË 6.5.2009; NR.611, DATË 11.6.2009; NR.677, DATË 18.6.2009; NR.706, DATË 23.6.2009; NR.805, DATË 22.7.2009; NR.1038, DATË 14.10.2009; NR.1283, DATË 23.12.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR.247, DATË 13.4.2010; NR.404, DATË 26.5.2010; NR.549, DATË 7.7.2010; NR.646, DATË 28.7.2010; NR.118, DATË 7.2.2011; NR.359, DATË 4.5.2011; NR.513, DATË 1.8.2012; NR.900, DATË 12.12.2012, PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.1657, datë 24.12.2008, dhe nr.247, datë 13.4.2010, bëhen këto ndryshime:
a) Gjenealitetet e poseduesve të objektit informal për parcelën   ndërtimore me nr.pasurie 11/40, në  Drejtorinë e ALUIZNI-t Tiranë 3, të jenë sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Gjenealitetet e poseduesve të objektit informal për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 1/632, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tiranë 1, të jenë sipas lidhjes O, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.100, datë 27.1.2009; nr.286, datë 18.3.2009; nr.450, datë 6.5.2009; nr.611, datë 11.6.2009; nr.677, datë 18.6.2009; nr.706, datë 23.6.2009; nr.805, datë 22.7.2009; nr.1038, datë 14.10.2009; nr.1283, datë 23.12.2009; nr.125, datë 17.2.2010; nr.404, datë 26.5.2010; nr.549, datë 7.7.2010; nr.646, datë 28.7.2010; nr.118, datë 7.2.2011; nr.359, datë 4.5.2011; nr.513, datë 1.8.2012; nr.900, datë 12.12.2012, bëhen këto ndryshime:
a) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 1/345, 4/45, 7/111, 148/7, 183/6, në drejtoritë e ALUIZNI-t Elbasan dhe Tiranë, të jenë sipas lidhjes C, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 2/665 dhe 2/664, në  Drejtorinë e ALUIZNI-t Tiranë 1, të jenë sipas lidhjes E, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
c) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 4/330, 4/314, 2/292, 5/177 e 3/341, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tiranë 1, të jenë sipas lidhjes F, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
ç) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 2/463, 3/519, 3/610, 7/295, 3/692, 11/439, 13/254, 31/111, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tiranë 1 dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes G, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
d) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 6/364, 3/494, 3/532, 5/482, 8/814, 8/557, 7/407, 7/406, 3/135, 10/172, 5/549, 11/274, 11/275, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tiranë 1, të jenë sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  dh) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 5/379 dhe 2/750, në  Drejtorinë e ALUIZNI-t Tiranë 1, të jenë sipas lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
e) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 4/541, 4/387, 4/385, 4/366, 4/547, 4/411, 64/91, 4/378, në Drejtorinë e ALUIZNI-t      Tiranë 1, të jenë sipas lidhjes J, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
ë) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 3/395, 7/434, 7/352, 7/431, 7/432, 5/158, 3/745, 433/241, 433/241/1, 435/99, 22/216, në  drejtoritë e ALUIZNI-t Tiranë 1 dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes K, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
f) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 16/28, 16/29, 18/127, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan, të jenë sipas lidhjes M, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
g) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 7/457, 3/771, 3/941, 3/761, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tiranë 1, të jenë sipas lidhjes N, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
gj) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 1/435, 3/312, 3/314, 4/217, 22/191, 16/183, 20/167, 14/14, 171/20, 162/53, 198/13, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tiranë 1 dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes P, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
h) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcela ndërtimore me nr.pasurie 5/856, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tiranë 1, të jenë sipas lidhjes Q, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
i) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 65/155, 7/401, 3/613, 22/193, 4/200, 1/765, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tiranë 1 dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes R, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
j) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 4/605, 9/534, 9/536, 9/533, 754/51, 4/650, në drejtoritë e ALUIZNI-t Shkodër, Berat dhe Tiranë 1, të jenë sipas lidhjes S, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
k) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 4/863, 5/822, 5/822, 2/317, në drejtoritë e ALUIZNI-t Korçë dhe Tiranë 1, të jenë sipas lidhjes T, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
l) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 1/735 dhe 4/331, në drejtoritë e ALUIZNI-t Shkodër dhe Berat, të jenë sipas lidhjes V, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
ll) Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie: 5/1135, 5/1130 dhe 6/369, në drejtoritë e ALUIZNI-t Korçë dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes Y, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Aleksandër Lipivani emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA
***
V E N DI M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, ndËrmjet KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE,
PËR PROJEKTIN “PROGRAMI PËR DECENTRALIZIMIN DHE ZHVILLIMIN LOKAL (DLDP – FAZA III)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Konfederatës Zvicerane, për projektin “Programi për decentralizimin dhe zhvillimin lokal (DLDP – faza III)”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KALENDARIT TË MENAXHIMIT TË SHPENZIMEVE PUBLIKE PËR VITIN 2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kalendarit të menaxhimit të shpenzimeve publike për vitin 2015, sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Integrimit Evropian, Departamenti i Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj, në Kryeministri, dhe të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2015.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.55, DATë 5.2.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E ANËTARËVE TË KOMISIONIT TË NDIHMËS SHTETËRORE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe nenit 16, të ligjit nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: 
Në pikën 1, të vendimit nr.55, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, nënndarja me fjalët “z. Edmond Ademi – anëtar” zëvendësohen me  “znj. Dareka Dariu – anëtar”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.378, DATË 12.8.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN E SË DREJTËS SË PËRFAQËSUESIT TË PRONARIT PËR DISA OBJEKTE, PRONË PUBLIKE, ORGANEVE TË QEVERISJES VENDORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.7926, datë 20.4.1995, “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar, të neneve 13, 14 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pasuritë e paluajtshme shtetërore”, të ndryshuar, të nenit 8/a, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: 
1. Në listën e objekteve, që i bashkëlidhet vendimit nr.378, datë 12.8.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të hiqet prona me emërtimin “Sheqeri Maliq”, sh.a..
2. Prona “Sheqeri Maliq”, sh.a., përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, transferohet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
3. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Punëve të Brendshme dhe bashkia Maliq për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqet maksimale, për të cilat miratohet kalimi i të drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje, të jenë sipas listës emërore dhe evidencës që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Numri i parcelave ndërtimore dhe sipërfaqja e përgjithshme e truallit, për secilin qark, janë, si më poshtë vijon:
a) Qarku Berat, 42 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 12 381,12 (dymbëdhjetë mijë e treqind e tetëdhjetë e një presje dymbëdhjetë) m²;
b) Qarku Dibër, 10 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 979,1 (dy mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë presje një) m²;
c) Qarku Durrës, 120 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 50 465,5 (pesëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë presje pesë) m²;
ç) Qarku Elbasan, 25 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 6 489,4 (gjashtë mijë e katërqind e tetëdhjetë e nëntë presje katër) m²;
d) Qarku Fier, 367 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 118 662,2 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e dy presje dy) m²;
dh) Qarku Gjirokastër, 12 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 2 431,9 (dy mijë e katërqind e tridhjetë e një presje nëntë) m²;
e) Qarku Korçë, 8 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 1 075,92 (një mijë e shtatëdhjetë e pesë presje nëntëdhjetë e dy) m²;
ë)  Qarku Kukës, 19 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 3 465,83 (tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e pesë presje tetëdhjetë e tre) m²;
f)  Qarku Lezhë, 14 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 4 206 (katër mijë e dyqind e gjashtë) m²;
g) Qarku Shkodër, 179 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 63 128,18 (gjashtëdhjetë e tre mijë e njëqind e njëzet e tetë presje tetëmbëdhjetë) m²;
gj) Qarku Tiranë, 103 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 30 934,8 (tridhjetë mijë e nëntëqind e tridhjetë e katër presje tetë) m²;
h) Qarku Vlorë, 20 parcela ndërtimore, me sipërfaqe të përgjithshme trualli 5 837 (pesë mijë e tetëqind e tridhjetë e shtatë) m².
3. Ngarkohet Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për lidhjen e kontratave të kalimit të së drejtës së pronësisë, për parcelat ndërtimore, sipas neneve 83 e 750, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
4. Deri në momentin e regjistrimit të ndërtimit të legalizuar, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme të mos kryejnë ndryshime të gjendjes juridike të pasurive të listuara në këtë vendim.
5. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.311, DATË 5.5.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E AFATIT, TË PËRMBAJTJES DHE TË MËNYRËS SË NJOFTIMIT PUBLIK PËR PROCEDURAT E KALIMIT TË SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR, NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.10186, datë 5.11.2009, “Për rregullimin e pronësisë mbi truallin shtetëror në zonat me përparsi turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 1, e vendimit nr.311, datë 5.5.2010, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Njoftimi për procedurat dhe dokumentacionin e nevojshëm për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi truallin, në zonat me përparësi turizmin, publikohet:
a) në faqen zyrtare të ALUIZNI-t dhe të Agjencisë Kombëtare të Turizmit;
b) në dy gazeta kombëtare, për 5 ditë të njëpasnjëshme kalendarike;
c) pranë njësive përkatëse të qeverisjes vendore.”.
2. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit për zbatimin e këtij vendimi.
        Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR 
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.513, DATË 30.6.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I LINJËS 400 KV TIRANË – PODGORICË, QARKU DURRËS”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.513, datë 30.6.2010, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet,  si më poshtë vijon:
1. Në tabelën e përmendur në pikën 3, të vendimit, të dhënat e shtyllës nr.266c ndryshohen, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Kudo në vendim, emërtimi “Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës”, zëvendësohet me “Ministria e Energjisë dhe Industrisë”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I OBJEKTIT “STUDIM, PROJEKTIM, LIDHJA E RRUGËS TRANSBALLKANIKE ME SUPERSTRADËN FIER-VLORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i objektit “Studim, projektim, lidhja e Rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë truall, banesa dhe ndërtesa me një vlerë të përgjithshme prej 516 898 914.92 (pesëqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e katërmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e dy) lekësh.
4. Vlera totale e shpronësimit, prej 516 898 914.92 (pesëqind e gjashtëmbëdhjetë milionë e tetëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e katërmbëdhjetë pikë nëntëdhjetë e dy) lekësh, të përballohet nga fondi i shpronësimeve, në llogarinë e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë, sipas përcaktimit të bërë në paragrafin e fundit të nenit 10, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit për vitin 2015.
6. Shpronësimi të fillojë në datën 24.1.2015.
7. Pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja” dhe “Plotësim dokumentacioni” të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Vlorë.
8. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar nga Bashkia Vlorë, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe BashkiaVlorë për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË  PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I NËNKALIMIT TEK URA E DAJLANIT-RRUGA E PLAZHIT DHE NËNKALIMIT NË PLEPA DURRËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i nënkalimit tek Ura e Dajlanit-Rruga e Plazhit dhe nënkalimit në Plepa Durrës”.
2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Durrës.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë truall nën objekt dhe objekt, me një vlerë të përgjithshme prej 100 865 609 lekë (njëqind milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e nëntë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 100 865 609 (njëqind milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e nëntë) lekësh, e cila do të përballohet nga fondi i shpronësimeve në llogarinë e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë, sipas përcaktimit të bërë në paragrafin e fundit, të     nenit 10, të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, për vitin 2015.
6. Shpronësimi të fillojë në datën 24.1.2015.
7. Pronarët e përmendur në listën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Durrës.
8. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive Durrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
        Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.909, DATË 22.12.2014,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I BREGUT TË LIQENIT TË OHRIT DHE GJELBËRIMI PËRGJATË RRUGËS LIN – POGRADEC”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 4, e vendimit nr.909, datë 22.12.2014, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 439 062 077 lekësh (katërqind e tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëdhjetë e shtatë) lekësh të përballohet nga fondi i shpronësimeve në llogarinë e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë.
Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit i vitit 2015.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË NJË OBJEKTI OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi shoqërisë OSHEE, sh.a., të objektit që ndodhet në zonën kadastrale 8250, me adresë bulevardi “Gjergj Fishta”, nr.10, Tiranë, me nr.pasurie 1/27, sipas planrilevimit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Së bashku me objektin kalojnë në përgjegjësi administrimi edhe mjediset e tjera ndihmëse, trualli i ndërtesës dhe oborri i rrethuar, për t’u përdorur për mjedise pune për nevojat e OSHEE, sh.a.-së, të përcaktuara sipas planit të rilevimit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës,  brenda 1 (një) muaji nga dalja e këtij vendimi, duhet të marrin masa për sistemimin e institucioneve që aktualisht gjenden brenda godinës.
4. OSHEE, sh.a.-së, i ndalohet ta tjetërsojë pronën e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, apo t’ua japë në përdorim të tretëve.
5. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, si dhe kryeregjistruesi Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.