Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 15 tetor 2014
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.122, DATË 5.3.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA E MADHE E TIRANËS (KOMUNA E PARISIT – RRUGA E KAVAJËS)””
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.122, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pikat 3, 4, 5, 6 dhe 8 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqet “tokë”, me vlerë prej 464 014 103.6 (katërqind e gjashtëdhjetë e katër milionë e katërmbëdhjetë mijë e njëqind e tre pikë gjashtë) lekësh, “objekte”, me vlerë 551 973 104 (pesëqind e pesëdhjetë e një milionë e nëntëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e njëqind e katër) lekë, dhe “kultura bujqësore”, me vlerë 1 561 500 (një milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për sipërfaqet “tokë”, “objekte” dhe “kultura bujqësore” është 1 017 548 707.6 (një miliard e shtatëmbëdhjetë milionë e pesëqind e dyzet e tetë mijë e shtatëqind e shtatë pikë gjashtë) lekë.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Vlera e përgjithshme e shpronësimit për sipërfaqet “tokë”, “objekte” dhe “kultura bujqësore” prej 1 017 548 707.6 (një miliard e shtatëmbëdhjetë milionë e pesëqind e dyzet e tetë mijë e shtatëqind e shtatë pikë gjashtë) lekësh, e përbërë nga vlera 891 294 437 (tetëqind e nëntëdhjetë e një milionë e dyqind e nëntëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë e shtatë) lekë, e miratuar me vendimin nr.122, datë 5.3.2014, të Këshillit të Ministrave, dhe vlera 126 254 270.6 (njëqind e njëzet e gjashtë milionë e dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e dyqind e shtatëdhjetë pikë gjashtë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2014, i miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.”.
“8. Pronarët e pasurive, për të cilat janë bërë shënimet “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, “Proces regjistrimi”, “Proces konfirmimi”, “Certifikatë pronësie (pritet konfirmim nga ZVRPP-ja)”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Të gjithë pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që janë në listat e shpronësimit, të likuidohen pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë nga ZVRPP-ja Tiranë.”.
2. Në tabelat e pronave që shpronësohen, bashkëlidhur vendimit, të shtohen tabelat që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA VERIORE KORÇË (DRITAT E VERDHA – KRYQËZIMI, RRUGA KORÇË – KAPSHTICË) SHTESAT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit “Unaza veriore Korçë (Dritat e verdha – kryqëzimi, rruga Korçë – Kapshticë) shtesat”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë tokë “arë” dhe “truall”, me vlerë 7 913 115.20 (shtatë milionë e nëntëqind e trembëdhjetë mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë pikë njëzet) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 7 913 115.20 (shtatë milionë e nëntëqind e trembëdhjetë mijë e njëqind e pesëmbëdhjetë pikë njëzet) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2014, zëri “Detyrimet e prapambetura (detyrimet e infrastrukturës)”.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 3, 4, 5 dhe 6, të këtij vendimi.
9. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “BY-PASS PLEPA – KAVAJË – RROGOZHINË, RRUGËT DYTËSORE NGA ANA E HEKURUDHËS (LOTI 1 DHE 2)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By-pass Plepa – Kavajë -Rrogozhinë, rrugët dytësore nga ana e hekurudhës (Loti 1 dhe 2)”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë “arë”, “truall” dhe “ullishte”, me sipërfaqe 886 (tetëqind e tetëdhjetë e gjashtë) m2, me vlerë të përgjithshme të shpronësimit, gjithsej, 796 514 (shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë) lekë.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 796 514 (shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë) lekësh të përballohet nga buxheti i vitit 2015, zëri “Detyrimet e prapambetura”.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive, sipas listës bashkëlidhur këtij vendimi, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 3, 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “GRAMSH -LOZHAN (URA KODOVJAT-MOGLICË)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Gramsh-Lozhan (Ura Kodovjat-Moglicë)”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për: tokë arë, truall, pyll dhe kullota me vlerë 2 726 181.9 (dy milionë e shtatëqind e njëzet e gjashtë mijë e njëqind e tetëdhjetë e një pikë nëntë) lekë.
4. Vlera totale e shpronësimit prej 2 726 181.9 (dy milionë e shtatëqind e njëzet e gjashtë mijë e njëqind e tetëdhjetë e një pikë nëntë) lekësh të përballohet nga fondi i Devoll Hydropower.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga fondi i Devoll Hydropower.
6. Shlyerja e detyrimit për pronarët të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP”, të shlyhen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Devoll Hydropower të kryejë shlyerjen, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë dhe Gramsh, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe, me fillimin e procesit të shlyerjes, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë dhe Gramsh të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin që do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës mbi hartat kadastrale si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Devoll Hydropower, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë dhe Gramsh, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “UNAZA LINDORE SHKODËR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Unaza lindore Shkodër”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë “truall” dhe “objekt”, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 82 641 127.59 (tetëdhjetë e dy milionë e gjashtëqind e dyzet e një mijë e njëqind e njëzet e shtatë pikë pesëdhjetë e nëntë) lekësh.
4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 82 641 127.59 (tetëdhjetë e dy milionë e gjashtëqind e dyzet e një mijë e njëqind e njëzet e shtatë pikë pesëdhjetë e nëntë) lekësh të përballohet nga zëri “Detyrime të prapambetura”, për vitin buxhetor 2015.
5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 70 000 (shtatëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive, për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë që do të dorëzojnë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 4, 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, që do t’u vihet në dispozicion nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, dhe me fillimin e procesit të likuidimit të fillojë dhe procesi i kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E FORMATIT DHE TË ELEMENTEVE TË NJOFTIMIT PËR BARRËN SIGURUESE DHE/OSE HIPOTEKORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 53, të ligjit nr.10033, datë 11.12.2008, “Për lojërat e fatit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Përcaktimin e formatit dhe të elementeve të njoftimit për barrën siguruese dhe/ose hipotekore për masën e sigurimit të detyrimit ndaj Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, sipas anekseve 1 dhe 2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E BURSAVE PËR NXËNËSIT E SHKOLLËS SË MESME PROFESIONALE “PETER MAHRINGER”, SHKODËR, PËR VITIN SHKOLLOR 2014 – 2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6 e 39, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ligjit nr.9522, datë 25.4.2006, “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Austrisë, për bashkëpunimin në fushat e kulturës, të arsimit dhe shkencës”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, e 84 (tetëdhjetë e katër) bursash studimi për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Peter Mahringer”, Shkodër, për vitin shkollor 2014-2015, nga të cilat 24 (njëzet e katër) bursa studimi për nxënësit e viteve përgatitore dhe 60 (gjashtëdhjetë) bursa studimi për nxënësit e viteve të para (deri në vitin e katërt).
2. Miratimi i këtyre bursave bëhet nga bordi i “Fondacionit Shkollor Austriak”, në mbështetje të kritereve ekonomike dhe rezultateve të arritura nga secili nxënës/aplikant.
3. Bordi i “Fondacionit Shkollor Austriak”, pas miratimit të bursave, dërgon dokumentacionin përkatës në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër, e cila, pas konfirmimit të nxënësve që përfitojnë bursë, kalon masën e bursës në llogarinë personale të secilit nxënës.
4. Vlera e bursës do të jetë 96 560 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë) lekë në vit për çdo nxënës dhe do të shërbejë për shlyerjen e tarifës mujore të shkollimit dhe mbulimin e kostos së teksteve mësimore. Vlera e bursës do të paguhet, për çdo nxënës, pranë bankave të nivelit të dytë.
5. Efektet financiare për mbulimin e këtyre bursave të përballohen nga buxheti vjetor i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila kalon fondin në Drejtorinë Arsimore Rajonale Shkodër.
6. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROJEKTIT PILOT PËR MASAT PËR NXITJEN E TË NXËNIT, VIJUESHMËRISË DHE PËRPARIMIT TË NXËNËSVE ROMË DHE EGJIPTIANË TË SHKOLLËS 9-VJEÇARE “NAIM FRASHËRI”, KORÇË, PËR VITIN SHKOLLOR 2014-2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, 19 e 28, të ligjit nr.69/2012, datë 21.6.2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.185/2013, datë 28.12.2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit të 315 (treqind e pesëmbëdhjetë) bursave/kuotave ushqimore për nxënësit romë dhe egjiptianë të shkollës 9-vjeçare “Naim Frashëri”, Korçë, për vitin shkollor 2014-2015.
2. Vlera e bursës/kuotës ushqimore ditore është 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) lekë në ditë për nxënës, për mbulimin e kostos ushqimore. Vlera e bursës/ kuotës ushqimore që do t’u ofrohet nxënësve në mjediset e shkollës në formën e shërbimit ushqimor ditor të paketuar për çdo nxënës për 170 ditë mësimore jepet sipas pasqyrës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë, në fillim të vitit shkollor, duhet të dërgojë pranë njësisë bazë të qeverisjes vendore, bashkisë Korçë, listën emërore të nxënësve romë dhe egjiptianë, përfitues të bursës/kuotës ushqimore, të detajuar nga klasa e parë deri në klasën e nëntë. Një kopje e listës emërore të nxënësve të trajtuar me bursë/kuotë ushqimore i dërgohet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
4. Fondet publike për mbulimin e shpenzimeve për bursat/kuotën ushqimore jepen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për bashkinë Korçë dhe administrohen nga kjo bashki.
5. Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë dhe drejtoria e shkollës “Naim Frashëri”, Korçë, organizojnë aktivitete ekstrakurrikulare, me qëllim nxitjen e të nxënit, vijueshmërisë dhe përparimit të nxënësve romë e egjiptianë të kësaj shkolle. Këto aktivitete organizohen në përputhje me udhëzimin nr.21, datë 23.7.2010, “Për normat e punës mësimore – edukative dhe numrin e nxënësve për klasë në arsimin parauniversitar”, të ndryshuar, të ministrit përgjegjës për arsimin.
6. Efektet financiare të mbulohen nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit në programin buxhetor të arsimit 9-vjeçar.
7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave, bashkia Korçë dhe Drejtoria Arsimore Rajonale Korçë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E PËLQIMIT PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË AKSIONARE, NDËRMJET FEDERATËS SHQIPTARE TË RAFTING DHE MINISTRISË SË ARSIMIT DHE SPORTIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 213, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe të ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e pëlqimit për krijimin e një shoqërie aksionare, ndërmjet Federatës Shqiptare të Rafting dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, me qëllim ndërtimin dhe administrimin e një qendre sportive për sportin e “Rafting”, e cila do të funksionojë në pronën me nr.1051, me emërtim “Reparti ushtarak nr.5013, nënrepart”, me vendndodhje në Bigaz, Skrapar.
2. Raporti i aksioneve në krijimin e shoqërisë aksionare të jetë:
– 26% shteti, i përfaqësuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit;
– 74% Federata Shqiptare e Rafting.
3. Krijimi i shoqërisë aksionare të jetë pa afat.
4. Kontributi i shtetit, përfaqësuar nga ministria përgjegjëse për sportin, të jetë vlera e pronës nr.1051, me emërtim “Reparti ushtarak nr.5013, nënrepart”, me vendndodhje në Bigaz, Skrapar, sipas rivlerësimit që do t’i bëhet kësaj prone para regjistrimit të shoqërisë pranë QKR-së.
5. Emërtimi i shoqërisë të vendoset në aktin e themelimit me marrëveshje ndërmjet aksionarëve.
6. Autorizohet Ministria e Arsimit dhe Sportit, në zbatim të këtij vendimi, për themelimin dhe krijimin e shoqërisë aksionare, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi.
7. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave të kryejnë procedurat për kalimin e pronës nr.1051, me emërtim “Reparti ushtarak nr.5013, nënrepart”, me vendndodhje në Bigaz, Skrapar, në kapitalin e shoqërisë aksionare, që do të krijohet sipas këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.419, DATË 14.4.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E AFATEVE DHE TË SKEMËS SË SHPËRNDARJES SË FONDEVE TË DËMSHPËRBLIMIT PËR ISH TË DËNUARIT POLITIKË TË REGJIMIT KOMUNIST”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 32, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.419, datë 14.4.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Miratimin e afateve dhe të skemës së shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish – të dënuarit politikë të regjimit komunist, sipas planifikimit vjetor buxhetor dhe parimit të proporcionalitetit, në një raport prej 70% për të gjitha subjektet përfituese parësore, të përcaktuara në pikën 4, të këtij vendimi, dhe 30% për trashëgimtarët e ish – të dënuarve, që nuk bëjnë pjesë në kategorinë parësore.
Me shlyerjen përfundimtare të dëmshpërblimit të subjekteve parësore, të përcaktuara sipas pikës 7, të këtij vendimi, i gjithë buxheti vjetor kalon për dëmshpërblimin e trashëgimtarëve të ish – të dënuarve politikë.”.
2. Pika 5 shfuqizohet.
3. Pika 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“6. Kësti pasardhës për kategorinë parësore përcaktohet me urdhër të ministrit të Financave, pas raportimit të drejtorisë përkatëse të dëmshpërblimit për ish – të përndjekurit politikë.”.
4. Në pikën 7 bëhen këto ndryshime:
a) Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Ministria e Financave, sipas buxhetit të vënë në dispozicion, shpërndan këstet e dëmshpërblimit, për kategoritë parësore, sipas ligjit, me radhë përparësie.
Shpërndarja e dëmshpërblimit, për subjektet përfituese të kategorisë parësore, për të njëjtin këst, do të kryhet sipas kësaj radhe:
a) Ish – të dënuarat politike gra që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës;
b) Ish – të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
c) Ish – të dënuarit politikë, të cilët vuajnë sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm;
ç) Ish të – dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët, pavarësisht moshës, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
d) Ish – të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur me hyrjen në fuqi të këtij ligji;
dh) Ish – të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.”
b) Pas paragrafit të parë, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Me kryerjen e pagesës për të gjitha kategoritë parësore, brenda këstit, fillon pagesa e këstit pasardhës”.”
5. Pika 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“8. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministri i Financave, dy muaj përpara mbylljes së vitit buxhetor, vlerësojnë procesin e realizimit të fondeve për të dyja grupet e subjekteve përfituese dhe vendosin rishpërndarjen e fondeve ndërmjet dy grupeve.”.
6. Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“9. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
V E N D I M
PËR
KUOTAT E PRANIMIT DHE TARIFAT E SHKOLLIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË PËR PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË ME KOHË TË PLOTË, “MASTER PROFESIONAL” DHE “MASTER I SHKENCAVE”/”MASTER I ARTEVE TË BUKURA”, PËR VITIN AKADEMIK 2014 – 2015
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 24, 34, 35, 36 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, të ligjit nr.7889, datë 14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të ligjit nr.10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye ose për shkak të detyrës”, si dhe të ligjit nr.8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe të Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2014 – 2015, në programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional”, janë 6 393 (gjashtë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tre) kuota gjithsej, të ndara, si më poshtë vijon:
a) Kuota për pranimet e reja 6243;
b) Kuota për program të dytë studimi 60;
c) Kuota për transferim studimesh 60;
ç) Kuota për shtetasit e huaj 30.
2. Kuotat e pranimeve të reja, sipas shkronjës “a”, të pikës 1, të këtij vendimi, përbëhen nga:
a) Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit 5823;
b) Kuota për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit 250;
c) Kuota për të verbrit 15;
ç) Kuota për romët dhe ballkano – egjiptianët 15;
d) Kuota për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë 15;
dh) Kuota për jetimët 15;
e) Kuota për ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë 110.
3. Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2014 – 2015, në programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master i Shkencave” dhe “Master i Arteve të Bukura”, janë 6547 (gjashtë mijë e pesëqind e dyzet e shtatë) kuota gjithsej, të ndara, si më poshtë vijon:
a) Kuota për pranimet e reja 6397;
b) Kuota për program të dytë studimi; 60;
c) Kuota për transferim studimesh 60;
ç) Kuota për shtetasit e huaj 30.
4. Kuotat e pranimeve të reja, sipas shkronjës “a”, të pikës 3, të këtij vendimi, përbëhen nga:
a) Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit 6087;
b) Kuota për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit 250;
c) Kuota për të verbrit 15;
ç) Kuota për romët dhe ballkano – egjiptianët 15;
d) Kuota për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë 15;
dh) Kuota për jetimët 15.
5. Kuotat e pranimit në programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura”, të parashikuara përkatësisht në shkronjat “a”, të pikave 2 dhe 4, të këtij vendimi, të ndara sipas programeve të studimit në institucionet publike të arsimit të lartë, pasqyrohen përkatësisht në tabelat nr.1 dhe nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi.
6. Kuotat e pranimit për një program të dytë studimi si dhe kuotat për transferim studimesh në programet e studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura”, të përcaktuara përkatësisht në shkronjat “b” dhe “c”, të pikave 1 dhe 3, të këtij vendimi, shpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, mbështetur dhe në kërkesat e institucioneve publike të arsimit të lartë.
7. Kandidatët, që kanë përfunduar me sukses një program studimi, kanë të drejtë të ndjekin një program të dytë studimi, brenda numrit të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë për pranimet në një program të dytë studimi dhe rregullave të parashikuara në këtë vendim.
8. Transferimet e studentëve në numrin përkatës të kuotës bëhen bazuar në udhëzimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe sipas kritereve të meritës, të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë dhe në këtë vendim.
9. Studentët transferojnë studimet nga një program i ngjashëm studimi i mëparshëm “Master Profesional” në një program tjetër studimi “Master Profesional” apo nga një program studimi “Master i Shkencave” ose “Master i Arteve të Bukura” në një program tjetër studimi “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura”, në institucionet publike të arsimit të lartë, duke iu nënshtruar tarifës për kredit të programit të studimit, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet, të përcaktuar në tabelat nr.1 dhe nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi.
10. Kuotat e pranimeve për shtetasit e huaj, të përcaktuara përkatësisht në shkronjat “ç”, të pikave 1 dhe 3, të këtij vendimi, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ato shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dy- apo shumëpalëshe, si dhe në bazë të kërkesave individuale, të paraqitura në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit nga personat e interesuar.
11. Kuotat e pranimit në programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura”, të parashikuara përkatësisht në shkronjat “b”, të pikave 2 dhe 4, të këtij vendimi, shpërndahen me urdhër të ministrit të Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë. Rishpërndarja e këtyre kuotave kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.
12. Kandidatët nga Republika e Kosovës, Republika e Maqedonisë, Republika e Malit të Zi dhe nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës aplikojnë direkt në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Specifikime të tjera për mënyrën e aplikimit, si dhe kriteret e vlerësimit dhe të pranimit të tyre në këto programe studimi përcaktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe bëhen të njohura në median e shkruar dhe elektronike për të gjithë kandidatët e interesuar.
13. Kuotat e pranimit për të verbrit, të përcaktuara përkatësisht në shkronjën “c”, të pikave 2 dhe 4, të këtij vendimi, për romët dhe ballkano – egjiptianët, të përcaktuara në shkronjën “ç”, të pikave 2 dhe 4, të këtij vendimi, për invalidët paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të përcaktuara në shkronjën “d”, të pikave 2 dhe 4, të këtij vendimi, për jetimët, të përcaktuara në shkronjën “dh”, të pikave 2 dhe 4, të këtij vendimi, dhe për ish-të dënuarit dhe të përndjekurit politikë, të përcaktuara në shkronjën “e”, të pikës 2, të këtij vendimi, ndahen ndërmjet kandidatëve me statusin përkatës nga një komision me përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Përbërja dhe mënyra e funksionimit të komisionit të përbashkët, si dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve përcaktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Sportit. Rishpërndarja e këtyre kuotave kryhet nga Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë.
14. Studentët, që do të aplikojnë për të vazhduar studimet në një program studimi të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura” apo kërkojnë të transferojnë studimet e tyre, duhet të kenë notë mesatare të studimeve të ciklit të parë më të lartë se nota gjashtë, si dhe notë mesatare të të gjitha viteve të shkollës së mesme më të lartë se nota gjashtë.
15. Çdo program studimi i ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura” fillon veprimtarinë akademike në vitin e parë, për vitin akademik 2014 – 2015, në rast se në këtë program studimi regjistrohen së paku 10 studentë. Ky rregull nuk aplikohet për Universitetin e Arteve, Tiranë.
Për programet e studimit, për të cilat janë akorduar kuota për disa profile së bashku, institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të aplikimeve, u komunikojnë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve programet e studimit me profilin përkatës, të cilat kanë numër studentësh mbi 10 dhe që do të fillojnë rishtazi veprimtarinë akademike në vitin akademik vijues.
16. Institucionet publike të arsimit të lartë përcaktojnë kriteret e pranimit të kandidatëve të rinj për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura”, për vitin akademik 2014 – 2015, dhe i bëjnë publike, paraprakisht, përpara datës së parashikuar për fillimin e aplikimeve në këto programe studimi.
17. Tarifat e shkollimit për kredit për studentët që do të regjistrohen në vitin e parë, për të gjitha programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura”, në vitin akademik 2014 – 2015, pasqyrohen përkatësisht në tabelat nr.1 dhe nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi.
18. Pagesa e tarifës për të gjitha programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura”, bëhet me këste të përcaktuara nga institucioni publik i arsimit të lartë. Kësti i parë parashikon pagesën në masën 30% të tarifës totale dhe paguhet menjëherë me regjistrimin e studentit në programin përkatës të studimit.
Pas përfundimit të kohëzgjatjes normale të programit të studimit, studentët, të cilët nuk e kanë përfunduar ende programin përkatës dhe nuk kanë shlyer të gjitha provimet e parashikuara në atë program studimi deri në përfundim të vitit akademik, konsiderohen studentë ngelës/përsëritës. Për lëndët përsëritëse, studentët paguajnë çdo vit akademik dyfishin e tarifës për kredit të parashikuar në këtë vendim.
Përcaktimi i sipërpërmendur do të aplikohet për vitin akademik 2014 -2015 e në vazhdim, gjithashtu edhe për të gjithë studentët e regjistruar në vitet akademike të mëparshme, të cilët nuk kanë përfunduar programet përkatëse të studimeve dhe do të jenë përsëritës.
19. Shtetasit e huaj, që do të vazhdojnë studimet e ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur, në kuadër të marrëveshje ndërshtetërore, është parashikuar ndryshe.
20. Studentët, që transferojnë studimet në një program studimi të ciklit të dytë me kohë të plotë, “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” apo “Master i Arteve të Bukura”, në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen tarifës për kredit për program të dytë studimi, sipas tabelave nr.1 dhe nr.2, bashkëlidhur këtij vendimi, për lëndët e mbetura në programin e studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet.
21. Kuotat e parealizuara rishpërndahen nga ministri i Arsimit dhe Sportit, në varësi të prioriteteve dhe politikave shtetërore në arsimin e lartë. Kuotat e parealizuara dhe të pashpërndara deri në 16.12.2014 nuk mund të rishpërndahen më.
22. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Agjencia Kombëtare e Provimeve, si dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.