AKT NORMATIV
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.185/2013, “PËR BUXHETIN E VITIT 2014”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në ligjin nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa :
Neni l
Neni 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Buxheti për vitin 2014 është:
Të ardhurat 367 949 milionë lekë;
Shpenzimet 456 404 milionë lekë;
Deficiti 88 455 milionë lekë.
Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.”.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni2
Buxheti i shtetit për vitin 2014 është:
Të ardhurat 291 628 milionë lekë;
Shpenzimet 380 083 milionë lekë;
Deficiti 88 455 milionë lekë.”.
Neni 3
Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2014 është:
Të ardhurat 37 199 milionë lekë;
Nga të cilat:
Granti i pakushtëzuar nga buxheti qendror 21 726 milionë lekë;
Të ardhura të tjera 15 473 milionë lekë;
Shpenzimet 37 199 milionë lekë.”.
Neni 4
Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2014 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej, 95 704 milionë lekë;
Nga të cilat:
– kontributet 54 380 milionë lekë;
– transferimet nga buxheti i shtetit 41 324 milionë lekë;
Shpenzimet 95 704 milionë lekë.
Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i Ministrave ka të drejtë të përcaktojë një kontribut të veçantë minimal për personat e vetëpunësuar në bujqësi dhe për kategoritë specifike të personave të vetëpunësuar. Diferenca ndërmjet kontributeve të veçanta me kontributin minimal mbulohet nga transferta e buxhetit të shtetit, por jo më shumë se kufijtë e transfertave të përcaktuara në këtë ligj. Për vitin 2014, teprica e të ardhurave, sipas programeve dhe degëve të sigurimit shoqëror, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.
2. Skema e sigurimit suplementar
Të ardhurat, gjithsej 4 846 milionë lekë;
Nga të cilat:
– kontributet 750 milionë lekë;
– transferimet nga buxheti i shtetit 4 096 milionë lekë;
Shpenzimet 4 846 milionë lekë.
Shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 1 930 milionë lekë dhe ndahen sipas skemave në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.”.
Neni 5
Neni 5 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 5
Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2014 është:
Të ardhurat, gjithsej 32 910 milionë lekë;
Nga të cilat:
– kontributet dhe të tjera 8 319 milionë lekë;
– transferimet nga buxheti i shtetit 24 591 milionë lekë;
Shpenzimet 32 910 milionë lekë.
Fondi për shërbimin spitalor detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 6
Neni 6 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 6
Buxheti i fondit për kompensimin në vlerë të pronarëve për vitin 2014 është:
Të ardhurat, gjithsej 1 400 milionë lekë;
Nga të cilat:
– të ardhura të tjera 100 milionë lekë;
– transferimet nga buxheti i shtetit 1 300 milionë lekë;
Shpenzimet 1 400 milionë lekë.”.
Neni 7
Neni 8 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 8
Të ardhurat e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Grantet 8 500 milionë lekë;
Të ardhurat tatimore 260 517 milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore 22 611 milionë lekë.”.
Neni 8
Neni 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 9
Kufiri i financimit të deficitit të buxhetit të shtetit nga burime të brendshme dhe të huaja është 88 455 milionë lekë, nga i cili 400 milionë lekë financohen nga të ardhurat e privatizimit. Në rast mosrealizimi të të ardhurave të buxhetit dhe të të ardhurave nga privatizimi, huamarrja totale për financimin e deficitit prej 88 055 milionë lekësh nuk ndryshon. Këshilli i Ministrave merr masa për kompensimin e diferencave nga burime suplementare ose nga shkurtimi i shpenzimeve.
Të ardhurat nga privatizimi mbi shumën e parashikuar në këtë buxhet përdoren jo më pak se 50 për qind për uljen e borxhit publik dhe pjesa tjetër përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për rritjen e kufirit të shpenzimeve kapitale, e cila, automatikisht, rrit kufirin e deficitit të buxhetit të shtetit, të përcaktuar në nenet 1 dhe 2, të këtij ligji.”.
Neni 9
Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 10
Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Shpenzimet korrente 274 029 milionë lekë;
Shpenzimet kapitale 66 004 milionë lekë;
Fondi rezervë 1 500 milionë lekë;
Kontingjenca 1 550 milionë lekë;
Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve 2 000 milionë lekë;
Detyrimet e prapambetura 35 000 milionë lekë.
Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Detyrimet e prapambetura shpërndahen sipas rregullave, procedurave dhe kritereve të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave dhe regjistrohen, sipas ministrive përkatëse, mbi kufirin e miratuar në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Fondi i kompensimeve prej 1 100 milionë lekësh përdoret për kompensimin e shtresave në nevojë, sipas rregullave, procedurave dhe kritereve të vendosura me vendim të Këshillit të Ministrave dhe u shpërndahet ministrive përkatëse mbi kufirin e miratuar në tabelën nr.1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Këshilli i Ministrave vendos norma dhe standarde financiare për shpenzimet publike, të cilat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha njësitë e qeverisjes së përgjithshme.”.
Neni 10
Paragrafi i parë, i nenit 11, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë është 86 100 punonjës. Numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, i dhënë në tabelën 2, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij, detajohet nga ministritë dhe institucionet qendrore në përputhje me strukturat e miratuara për çdo institucion varësie. Këshilli i Ministrave mund të rialokojë numrin e punonjësve ndërmjet institucioneve të përmendura në tabelën 2, në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja. Numri rezervë, i parashikuar në tabelën 2, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për krijimin e institucioneve të reja. Këshilli i Ministrave përcakton numrin maksimal të punonjësve me kontratë të përkohshme për çdo ministri dhe institucion qendror. Fondi i veçantë i institucioneve buxhetore prej 1 200 milionë lekësh shpërndahet dhe përdoret me miratimin e ministrit të Financave dhe sipas procedurave që përcaktohen me udhëzim të tij.”.
Neni 11
Neni 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 13
Fondi rezervë i buxhetit prej 1 500 milionë lekësh përdoret nga Këshilli i Ministrave për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore. Fondi i kontingjencës prej 1 550 milionë lekësh përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave. Fondi për rritjen e pagave e të pensioneve prej 2 000 milionë lekësh shpërndahet nga ministri i Financave, sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 12
1. Në aneksin 3, të përmendur në nenin 15, pas pikës VIII shtohet pika VIII.1, me këtë përmbajtje:
“VIII.1. Për Fondin për Zhvillimin e Rajoneve si autoritet kontraktor mund të jetë edhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.”.
2. Në tabelën nr.3, “Transferta e pakushtëzuar për bashkitë dhe komunat”, të përmendur në nenin 15, bëhen këto ndryshime:
a) Vlera e fondit për Fondin për Zhvillimin e Rajoneve bëhet 8 420 000 mijë lekë;
b) Totali në tabelë bëhet 20 433 642 mijë lekë.
Neni 13
Neni 17 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 17
Kufiri i shpenzimeve, sipas tabelës l, që i bashkëlidhet këtij ligji, mund të rishpërndahet gjatë vitit ndërmjet programeve brenda të njëjtit institucion buxhetor apo ndërmjet programeve të institucioneve të ndryshme nga Këshilli i Ministrave, deri në masën 10 për qind të shumës së përgjithshme të shpenzimeve korrente apo shpenzimeve të përgjithshme kapitale, duke ruajtur totalin e shpenzimeve korrente dhe kapitale. Bëjnë përjashtim nga ky rregull shpenzimet që përfshihen në Fondin për Zhvillimin e Rajoneve, të cilat mund të transferohen nga një program në tjetrin pa kufizim.”.
Neni 14
Neni 18 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 18
Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2014, është 106 701 milionë lekë, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon:
1. Për huamarrjen e brendshme vjetore deri në 51 109 milionë lekë.
2. Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja deri në 12 302 milionë lekë.
3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 8 290 milionë lekë.
4. Për mbështetjen e huaj buxhetore deri në 35 000 milionë lekë.
Stoku i borxhit shtetëror vlerësohet të arrijë në 931 779 milionë lekë.
Stoku i borxhit të garantuar vlerësohet të arrijë në 59 614 milionë lekë.”.
Neni 15
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.