Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE MIRATUAR NË DATËN 27 SHTATOR 2013

 

VENDIME:

 

1. Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin nr.833, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë”.

 

2. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave.

 

3. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë.

 

4. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

 

5. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Kulturës.

 

6. Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

7. Për kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të disa objekteve dhe truallit funksional, pjesë e pronës nr.84, me emërtim “Ish-Regjimenti i Kimisë”, me vendndodhje në Shtish – Tufinë, Tiranë, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar.

 

8. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së ndihmës për objektiva zhvillimi, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “Për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për rritjen ekonomike me bazë të gjerë, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”.

 

9. Për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit.

 

10. Për shfuqizimin e vendimit nr.655, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për heqjen nga fondi kullosor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë kullosore “Mali i Rrencit – Kakarriq”, Lezhë, që do të përdoret nga shoqëria “ColacemAlbania”, sh.p.k.,  për shfrytëzimin e gurit gëlqeror”.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.