Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama, pasditen e djeshme, u mblodh Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave, i cili mori në  shqyrtim raportimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) mbi efikasitetin e sistemit parandalues dhe zbatimit të legjislacionit penal kundër pastrimit të parave në vend.

Pas analizës së kryer dhe diskutimeve, Komiteti i Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave adresoi domosdoshmërinë e përfshirjes së Autoriteteve Mbikëqyrëse, nëpërmjet kontrollit ndaj subjekteve raportuese dhe raportimeve të drejtpërdrejta në DPPPP-së për dyshime që hasen në fushën e veprimtarisë së tyre.

U vlerësua gjithashtu, domosdoshmëria e rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar në shkëmbim informacioni.

Duke marrë në konsideratë zhvillimet e fundit, u theksua intensifikimi i masave kundër financimit të terrorizmit.

Në këtë mbledhje u miratua Rregullorja “Për funksionimin e Komitetit të Bashkërendimit të Luftës Kundër Pastrimit të Parave”.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.