Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 nëntor 2017

P R O J E K T L I GJ

PËR

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9948, DATË 7.7.2008, “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 17, fjalia e dytë e shkronjës “e”, të pikës 1/1, ndryshohet, si më poshtë:

“e. Afati i plotësimit të AMTP-ve përfundon në datën 31 korrik 2018.”.

Neni 2

Neni 18, ndryshohet, si më poshtë:

“Neni 18

Verifikimi i titujve të pronësisë, sipas dispozitave të këtij ligji, përfundon më  31 korrik 2018.”.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUҪI

###

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9948, DATË 7.7.2008,    “PËR SHQYRTIMIN E VLEFSHMËRISË LIGJORE TË KRIJIMIT  TË TITUJVE TË PRONËSISË MBI TOKËN BUJQËSORE”,  TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, 83, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.9948, datë 7.7.2008, “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ

PËR

NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.125/2013, “PËR KONCESIONET  DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Në ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi, si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 5, pika 1, shkronja “i”,  ndryshohet, si më poshtë:

“i) për ndërtimin dhe shfrytëzimin e burimeve të energjisë së rinovueshme, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi, si dhe termocentraleve, përveç hidrocentraleve me kapacitet të instaluar mbi 2 MW dhe më vlerë investimi më pak se 100 milionë euro.”.

Neni 2

Dispozita transitore

Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për veprimet dhe procedurat për dhënien e koncesioneve/partneriteteve publike private, të filluara para hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 3

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn ne fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.125/2013, “PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT’’, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.125/2013,  “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.