Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 04 Tetor 2017

P R O J E K T L I GJ

PËR

MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË SHTETIT PËR VITIN 2016

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Miratimi i buxhetit faktik

Miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2016, së bashku me burimet e tij të financimit, si më poshtë:

Në milionë lekë

1. Buxheti i shtetit

•        Të ardhurat,  gjithsej……………………………….  310,932

•        Shpenzimet, gjithsej………………………………..  337,541

2. Buxheti vendor

•        Të ardhurat, gjithsej………………………………..  43,013

•        Shpenzimet, gjithsej………………………………..  43,590

3. Buxheti i ISSH-së

•        Të ardhurat …………………………………………     115,666

•        Shpenzimet………………………………………….     114,276

4. Buxheti i FSDKSH-së

•        Të ardhurat……………………………………………..       35,791

•        Shpenzimet…………………………………………      34,796

5. Buxheti i AKKP-së

•        Të ardhurat,  gjithsej……………………………….  1,645

•        Shpenzimet, gjithsej……………………………….   3,519

6. Deficiti buxhetor……………………………………….       -26,675

7. Financimi i deficitit buxhetor………………………….   26,675

I brendshëm………………………………………………..          8,769

A. Me instrumente financiare (kredimarrje e brendshme neto)    10,608

1.       Kredimarrje nga pushteti qendror……………………….    10,692

•        Bono thesari………………………………………….        -14,385

•        Obligacione qeveritare 2/3/5/7/10-vjeçare………   25,077

2.       Kredimarrje nga pushteti vendor…………………………   -84

B. Të ardhura nga privatizimi………………………………..   2,804

C. Të tjera………………………………………………. -4,644

•        Ndryshimi i gjendjes së arkës………………………….       -414

•        Të tjera…………………………………………….       -4,230

Financimi i jashtëm (neto)………………………………..         17,907

Nga i cili: Mbështetje buxhetore ………………………………..     21,126

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË SHTETIT PËR VITIN 2016”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës dhe të neneve 62 e 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2016”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit, relacionit dhe raporteve bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN  E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS   SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFW FRANKFURT  AM MAIN, NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E HUAS, NDËRMJET OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT, SH.A. (OST) DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR PROJEKTIN “LINJA E TRANSMETIMIT 400 KV SHQIPËRI-MAQEDONI (FIER-ELBASAN-QAFË THANË)””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a. (OST) dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë)””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, NË LIDHJE ME MARRËVESHJEN E HUAS, NDËRMJET OPERATORIT TË SISTEMIT TË TRANSMETIMIT, SH.A. (OST) DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PËR PROJEKTIN “LINJA   E TRANSMETIMIT 400 KV SHQIPËRI-MAQEDONI (FIER-ELBASAN-QAFË THANË)”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KfW Frankfurt am Main, në lidhje me marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit, sh.a. (OST) dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri-Maqedoni (Fier-Elbasan-Qafë Thanë)”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI

###

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT PЁR ZHVILLIM, PЁR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGЁS SЁ LUMIT TЁ VLORЁS””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

                  

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT  PЁR ZHVILLIM, PЁR FINANCIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGЁS SЁ LUMIT TЁ VLORЁS”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit “Rehabilitimi i rrugës së Lumit të Vlorës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

GRAMOZ RUÇI 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE. 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.