Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Projektligje të miratuara në mbledhjen e datës 23 prill 2014
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10448, DATË 14.7.2011, “PËR LEJET E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO  PELESHI
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.10448, DATË 14.7.2011, “PËR LEJET E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Shtojca 1, bashkëlidhur ligjit nr.10448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8488, DATË 13.5.1999, “PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8488, datë 13.5.1999, “Për mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO  PELESHI
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8488, DATË 13.5.1999, “PËR MBROJTJEN E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.8488, datë 13.5.1999, “Për mbrojtjen e topografisë së qarqeve të integruara”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në titullin e ligjit dhe në nenet 1, 2, 9, 10, 12 dhe 16, fjalët “… qarkut të integruar …” zëvendësohen me  “… produkt gjysmëpërçues …”.
Neni 2
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Shkronjat “a” dhe “b” ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) “një produkt gjysmëpërçues” është forma përfundimtare ose e ndërmjetme e një produkti, i cili plotëson të gjitha kushtet e mëposhtme:
i) përbëhet nga një masë materiali e cila përfshin një shtresë materiali gjysmëpërçues;
ii)  ka një ose më shumë shtresa të tjera që përbëhen nga material përcjellës, izolues apo gjysmëpërçues, të cilat vendosen sipas një modeli të paracaktuar tredimensional;
 iii)  ka  për  qëllim  të  kryejë, vetëm  ose  së bashku me funksionet e tjera, një
        funksion elektronik;
b) “topografia e një produkti gjysmëpërçues” është një seri imazhesh të lidhura, pavarësisht nga mënyra e fiksimit apo kodimit të tyre:
i) të cilat përfaqësojnë modelin tredimensional të shtresave nga të cilat përbëhet një produkt gjysmëpërçues;
(1)Ky ligj është përafruar me: Direktivën 87/54/KEe, “Për mbrojtjen ligjore të topografisë së produkteve gjysmëpërçuese”. Celex:62010CC0140, Fletorja Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr.24, datë 27.1.1987, faqe 36-40.
ii) ku në secilën seri, çdo imazh ka modelin ose një pjesë të modelit të sipërfaqes së produktit gjysmëpërçues në çdo fazë të prodhimit të tij.”.
2. Në fund të shkronjës “c” shtohen fjalët “… ose çdo ofertë për këtë qëllim …”.
Neni 3
Pas paragrafit të fundit, të nenit 3, shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Të drejtën e mbrojtjes e gëzojnë gjithashtu edhe trashëgimtarët e personave të përmendur në paragrafët e parë dhe të dytë të këtij neni.”.
Neni 4
Pas paragrafit të parë, të nenit 9, shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“E drejta ekskluzive për të autorizuar apo ndaluar ndonjë prej veprimeve të parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni nuk zbatohet për veprimet e kryera pasi topografia ose produkti gjysmëpërçues është hedhur në treg në Republikën e Shqipërisë nga personi që ka të drejtën të autorizojë tregtimin e saj ose me pëlqimin e tij.”.
Neni 5
Në nenin 10 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Fjalia e parë, e paragrafit të dytë, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Të drejtat ekskluzive për pronarin e topografisë së mbrojtur hyjnë në fuqi në njërën prej datave të mëposhtme, cilado është më e hershmja.”.
2. Fjalia e parë, e paragrafit të tretë, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Të drejtat ekskluzive mbarojnë me kalimin e 10 vjetëve nga njëra prej datave të mëposhtme, cilado është më e hershmja.”.
3. Pas paragrafit të katërt shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Pa cenuar mjetet juridike në dispozicion për të zbatuar të drejtat ekskluzive që burojnë nga neni 9, personi që gëzon të drejtën e mbrojtjes dhe që provon se një person tjetër me mashtrim ka riprodhuar, shfrytëzuar në treg ose importuar për këtë qëllim një topografi, ka të drejtë t’i kërkojë gjykatës të parandalojë shkeljen si dhe shpërblimin e dëmit për periudhën para se ato të drejta të lindin.”.
4. Paragrafi i pestë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Në qoftë se një topografi nuk është shfrytëzuar për qëllime tregtare askund në botë, të drejtat ekskluzive shfuqizohen 15 vjet pas datës së fiksimit apo kodimit. Një e drejtë e re ekskluzive mund të lindë vetëm pas depozitimit, brenda kësaj periudhe, të një kërkese për regjistrim në formën e kërkuar nga ky ligj.”.
Neni 6
Në fund të nenit 12 shtohet paragrafi, me këtë përmbajtje:
“Materiali i depozituar në përputhje me kërkesat e këtij ligji nuk vihet në dispozicion për publikun, kur ai është sekret tregtar. Kjo dispozitë nuk cenon zbulimin e këtij materiali në zbatim të një urdhri nga një gjykatë ose autoritet tjetër kompetent ndaj personave të përfshirë në çështje gjyqësore lidhur me vlefshmërinë ose shkeljen e të drejtave ekskluzive të përmendura në nenin 9.”.
Neni 7
Në shkronjën “a”, të paragrafit të tretë, të nenit 15, pas fjalës “… qëllime …” shtohet “… private …”.
Neni 8
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.