Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Shqipëria po kalon një fazë transformimi të gjithanshëm, ku reformat strukturore, investimet strategjike dhe procesi i integrimit europian po ecin paralelisht për të ndërtuar një shtet më modern, më konkurrues dhe më afër standardeve të Bashkimit Europian. Nga infrastruktura, energjia dhe sektori i ujit, te shëndetësia, arsimi, inovacioni, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve, ndryshimet e viteve të fundit kanë krijuar baza të reja për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

* * *

INTEGRIMI EUROPIAN  

Në muajin korrik 2026 u zhvillua Konferenca e IX ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, ku u konfirmua për Shqipërinë mbyllja provizorisht e tre kapitujve e parë të negociatave me Bashkimin Europian: Kapitulli 25 “Shkenca dhe Kërkimi”, Kapitulli 26 “Arsimi dhe Kultura” dhe Kapitulli 30 “Marrëdhëniet me Jashtë”.

Ky zhvillim shënon një gur kilometrik në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe dëshmon progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

-Përfitimet e qytetarëve nga procesi i integrimit europian

Procesi i integrimit europian sjell përfitime konkrete për qytetarët shqiptarë përmes forcimit të shtetit të së drejtës, institucioneve më funksionale dhe shërbimeve publike me standarde më të larta. Ecja përpara drejt anëtarësimit në BE krijon më shumë mundësi për investime, zhvillim ekonomik dhe punësim, ndërsa rrit sigurinë juridike dhe mirëqenien e qytetarëve.

-Hapat në vijim të procesit të integrimit

Në vijim, Shqipëria do të përqendrohet në përmbushjen e kritereve përfundimtare të vendosura nga Bashkimi Europian për kapitujt në vijim. Puna do të vijojë me ritëm intensiv në fushat kyçe të reformave, me synimin për të përparuar drejt mbylljes graduale të kapitujve dhe përfundimit të negociatave për anëtarësim brenda afateve të dakordësuara me BE-në.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.