Kryeministri Edi Rama priti sot në takim një delegacion të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga Zëvendëspresidenti i saj, z. Phil Bennett.
Kryeministri, ndërsa shprehu mirënjohje për mbështetjen që BERZH ka dhënë për realizimin e një sërë projektesh, i njohu bashkëbiseduesit me përpjekjet që po bëhen për përmirësimin e klimës së marrëdhënieve me biznesin.
Zëvendëspresidenti i BERZH vlerësoi këtë angazhim të ri të qeverisë në marrëdhëniet me biznesin, i dukshëm qartë edhe nga zgjidhjet e dhëna deri më tani, si dhe përforcoi mbështetjen e Këshillit të Investimeve dhe siguroi për vijimësinë e projekteve të deri më tani paraqitura nga institucionet financiare.
Kryeministri i njohu përfaqësuesit e BERZH edhe me ecurinë e reformës administrative-territoriale, si dhe efektet e saj ekonomike. Kryerja e Reformës Administrative u përshëndet gjerësisht nga delegacioni i BERZH.