Kryeministri Rama mirëpriti sot në një takim, Grupin Parlamentar të Miqësisë së Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, të kryesuar nga Kryetari Saud Nashmi Al-Huraije, të cilët ndodhen për një vizitë ne vendin tonë.
Kryeministri Rama shprehu kënaqësinë që takohej me parlamentarë të një shteti, i cili tradicionalisht ruan dhe forcon marrëdhëniet miqësore me Shqipërinë, duke theksuar njëkohësisht vullnetin dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për të vijuar në traditën e kësaj marrëdhënieje, si dhe për të zgjeruar edhe më tej hapësirat e bashkëpunimit, në të ardhmen. Ai i ftoi investitorët kuvajtianë, të shohin mundësi të reja investimi në burimet e pasura ujore të Shqipërisë, në turizëm, infrastrukturë, bujqësi, etj, duke premtuar mbështetjen e qeverisë shqiptare.